Kur Mishelle donte të ndahej nga Barack Obama

fshatari

Anetar
michelle-215913483.jpg
-Në librin më të ri, të publikuar këtë javë nga gazetari dhe autori amerikan, Cristopher Anderson, thuhet se prapa çiftit të lumtur Obama, siç jemi mësuar ta shohim gjatë paraqitjeve në Shtëpinë e Bardhë, fshihet një kaptinë shumë më e errët, një realitet,

Kur Presidenti i porsazgjedhur, Barack Obama, bashkëshortja Michelle dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, dolën para turmës prej 200 mijë personash të tubuar në اikago në nëntor të vitit të kaluar, familja i ngjasonte një familjeje të ëndrrave. "Nuk do të qëndroja sonte këtu para jush pa përkrahjen e mikut tim më të madh gjatë 16 viteve të kaluara, shtyllës së familjes sonë, pa dashurinë e bashkëshortes sime, Zonjës së re të Parë të SHBA-së, Michelle Obama", kishte theksuar Obama në fjalimin e tij. Presidenti i ri i SHBA-së përqafoi bashkëshorten dhe i pëshpëriti në vesh, ‘Të dashuroj‘. Në këtë moment, Barack dhe Michelle Obama nuk u bënë vetëm çifti i parë i SHBA-së, por i së gjithë botës, thuhet në librin më të ri të publikuar këtë javë nga gazetari dhe autori amerikan, Cristopher Anderson. Por, sipas Anderson-it, prapa përqafimeve, buzëqeshjeve dhe lotëve të familjes fshihet një kaptinë shumë më e errët, një realitet i cili gati sa nuk shkatërroi martesën, vetëm tetë vjet para skenave euforike në اikago. E hidhëruar për shkak se ishte e detyruar të kujdesej për vajzën e parë, Michelle kishte humbur nervat në fund të vitit 2000, pasi kishte akuzuar bashkëshortin se ambiciet e tij politike i kishte vendosur para familjes dhe se nuk po fitonte sa duhej për t‘u kujdesur si duhej për familjen. Michelle madje kishte theksuar se zgjedhja e Obama-s si senator në Illinois ishte një humbje e kohës dhe se ai ka mundur të fitojë "para të vërteta", duke punuar në ndonjë avokaturë në zë. Por, kjo nuk është e tëra. Michelle ishte e ngopur edhe me teket personale të bashkëshortit të saj, përfshirë këtu pirjen e duhanit, gërhimën në shtrat dhe paaftësinë për t‘u përkujdesur për gjërat e shtëpisë. Sipas Michelle-s, ai jo vetëm që ishte "torollak", por gjithashtu edhe një "torollak përtac". Nga ana e tij, Obama zakonisht i përmbajtur, i cili do të bëhej kryetari i tretë më i ri në historinë e SHBA-së, ishte tejet i lënduar, duke i cilësuar ankesat e saj si "jokorrekte" dhe "shkurtpamëse". "Ajo po më vret me kritikat e saj të vazhdueshme", i kishte thënë ai një miku. Obama gjithashtu kishte theksuar se ai ka bërë gjithmonë atë që i është thënë ta bëjë në shtëpi dhe se kurrë nuk është ankuar për kritikat e saj në adresë të tij. Si një person që ka diplomuar në Princeton dhe Harvard, e cila ka punuar në një prej avokaturave më të njohura në اikago dhe në zyrën e prefektit, Michelle, sipas fjalëve të Anderson-it, ishte "e bukur dhe brilante, por herë pas here ajo kritikonte bashkëshortin se mendonte vetëm për vete". "Michelle në një moment, shkoi madje aq larg, sa që parashtroi pyetjen a ishin të numëruara ditët e jetës së tyre bashkëshortore pas tetë vjet martese", theksoi Anderson. Nga ana e tij, Obama i kishte thënë gjyshes së tij, Madelyn Dunham, e cila e kishte rritur atë në Havai: "E dashuroj Michelle-n, por ajo është e hidhëruar gjatë gjithë kohës". Ai gjithashtu pranoi para një miku: "Bashkëshortja ime ishte e hidhëruar në mua. Kishim foshnjën. Unë nuk isha në kulminacionin e jetës time. Kishte mjaft stres dhe ngarkesë për mua". Ky nivel i hidhërimit dhe mungesë e harmonisë bie ndesh me pamjet e arta të harmonisë, të cilat i shpalos shpesh familja Obama në Shtëpinë e Bardhë, por Anderson ofron pamjen e një çifti, i cili në vazhdimësi i ka kërcyer njëri-tjetrit në qafë. Autori insiston se ishte vetëm sëmundja e vajzës së dytë, Sasha, e cila kur kishte tre muaj kishte lënguar nga meningjiti në shtator të vitit 2001, ajo që bindi çiftin të qëndrojë i bashkuar. Sasha u dërgua në spital, ku u diagnostikua se lëngon nga meningjiti. Obama dhe bashkëshortja e tij kaluan 72 orë duke u ndërruar në spital për të qëndruar pranë vajzës, përderisa ajo e luftonte virusin, i cili mund të jetë vdekjeprurës për foshnjat. "Jeta ime u ngushtua në një pikë të vetme. Nuk isha i interesuar për asgjë dhe askënd jashtë mureve të dhomës - as për punën as për orarin, e as për ardhmërinë time", kishte pranuar më vonë njeriu i cili do të bëhej kryetari i 44-të i SHBA-së. Michelle e cilësoi këtë si një ankth të vërtetë dhe shtoi: "اdo prind do të kuptonte se sa ishim ne të dëshpëruar dhe sa na afroi sëmundja e saj". Pas shërimit të Sasha-s dhe kthimit të saj në shtëpi, Michelle i tha bashkëshortit të saj: "Si mund të grindemi për të gjitha këto gjëra të vogla? Kemi aq shumë gjëra, për të cilat duhet të jemi falënderues". Por, ajo i dha edhe një ultimatum bashkëshortit: ai në jetën e tij politike duhet të sigurojë një hapësirë më të madhe për familjen e tij: në të kundërtën, ai duhet të zgjedhë mes politikës dhe familjes. Ishte ky fillimi i vërtetë i asaj që do të shndërrohej në një prej martesave më të jashtëzakonshme politike të kohërave moderne - por për të kuptuar se si ndodhi kjo, duhet të trajtohet kursi i aferës së dashurisë së çiftit që nga fillimi i saj në verën e vitit 1989. Ishte ky viti kur Obama u takua për herë të parë me Michelle-n. Ata u takuan në momentin kur Obama kishte kryer vitin e parë të studimeve në Harvard dhe shkoi për të kryer praktikën në avokaturën Sidley Austin, ku si mentore e tij u emërua Michelle Robinson. Obama u josh nga ajo që nga momenti i parë kur e pa, duke theksuar se "ajo dinte si të buzëqeshte", duke i thënë më vonë një miku: "Ajo është e nxehtë. Duhet ta shfrytëzoj të gjithë magjinë time për ta bërë për vete". Michelle, nga ana e saj, theksoi: "Ai ishte shumë më i lezetshëm sesa që mendoja që do të ishte. Megjithatë, isha e vendosur të përfshihesha me të, duke i thënë se nuk isha e interesuar për të takuar ndokënd". Megjithatë, Obama vazhdoi ta "bombardojë" me letra, lule dhe thirrje telefonike deri në momentin kur ajo vendosi ta pranojë ftesën e tij, pasi që dëgjoi një fjalim të Obama-s drejtuar të rinjve me ngjyrë. Obama arriti ta bëjë Michelle-n për vete dhe çifti u martua më 3 tetor të vitit 1992. Duke parashikuar në njëfarë mënyre problemet që do të pasonin, Obama atëbotë komentoi: "ثshtë e vërtetë se bashkëshortja ime është më e mençur dhe më e bukur se unë. Por, gjithashtu është edhe paksa më e ligë sesa unë". Brenda katër viteve, Obama u zgjodh senator në Illinois, por kualitetet e tij si bashkëshort nuk e kënaqnin Michelle-n me ambicie financiare. Ajo hidhërohej për faktin se ai kurrë nuk largonte çorapët apo ndërresat e tij të brendshme, të cilat i gjuante në dysheme, për faktin se nuk i pastronte enët. Atë e pengonte edhe pirja e duhanit. Shtëpia e tyre, kishte ndjenjën ajo, mbante aromën e tymit dhe të duhanit. Kur binin për të fjetur, atë e pengonte gërhima e tij në shtrat. "Nuk dëshiroj që askush të mendojë se është lehtë. Kemi një martesë të fuqishme, por ajo nuk është e përkryer", kishte theksuar Michelle Obama. Herë pas here, Michelle, me shije për modë, akuzonte bashkëshortin e saj se nuk vishej me shije, ndërsa ai i përgjigjej: "Pse po më mërzit me gjëra të tilla, përderisa unë po tentoj të ndryshoj botën?". Sipas miqve të çiftit, kjo e hidhëronte edhe më tepër Michelle-n, ngase ajo ishte e mendimit se edhe ajo ishte po aq inteligjente dhe se po tentonte të ndryshonte botën në mënyrën e saj. Përveç kësaj, çifti për katër vjet pa sukses po tentonte të kishte fëmijë. Kjo nuk i kontribuoi aspak atmosferës pozitive në shtëpinë Obama. Me bashkëshortin e saj të angazhuar gjatë javës në senatin e Illinoisit, Michelle e ndiente vetën të vetmuar. Në nëntor të vitit 1997, ajo më në fund zbuloi se ishte me barrë. Por, lindja e vajzës së parë, Malia, më 4 korrik të vitit 1998, nuk e forcoi aspak lidhjen me bashkëshortin e saj. Përkundrazi, ajo u përkeqësua. Mungesa e tij e vazhdueshme vetëm sa e forcoi bindjen e saj se është e braktisur. "Michelle nuk e kuptonte pse ai po angazhohej në politikë, pasi që si avokat ai do të mund të fitonte shumë më tepër para", shpjegoi një mik i familjes. Pikërisht në mes të kësaj krize martesore lindi vajza e tyre e dytë Sasha, më 10 qershor të vitit 2001, sëmundja e së cilës më pas e shpëtoi martesën e çiftit Obama. Vetëm disa vjet më vonë, Michelle u pajtua që Barack të fillojë fushatën për të tubuar 12 milionë dollarë, për të financuar kandidaturën e tij për Senatin amerikan. Pas zgjedhjes së tij senator në vitin 2004, ajo i tha: "Ti vërtet mund të ndryshosh jetët e miliona njerëzve". Por, edhe kjo fushatë u shoqërua me trysni ndaj Michelle-s. Në momentin kur u zhvillua Konventa e Demokratëve në Boston në vitin 2004, në të cilën Obama mbajti fjalimin kryesor dhe doli në sipërfaqe si yll në ngritje i demokratëve, ai tërhoqi edhe vëmendjen e ithtarëve të tij. Femrat mbështeteshin për të gjatë takimeve, i sugjeronin të shkonte në dhomat e tyre, ia fusnin nëpër xhepa numrat e tyre të telefonit. Megjithatë, Michelle ishte e vetëdijshme: "Ai dashuron aq shumë vajzat e tij, sa për të vënë ndonjëherë në rrezik martesën". Bashkëshorti i saj shpjegoi: "Nuk tradhtoj kurrë, Michelle do të më kishte zhdëpur në dru". Pas kandidimit të tij për President, Obama deklaroi para ithtarëve të tij: "Ngjarjet shpesh më përkujtojnë, nëse jo edhe bashkëshortja ime, se nuk jam mashkull i përkryer". Dhe në fund erdhi momenti, kur familja u ngrit në skenë në اikago, në nëntor të vitit të kaluar, për t‘u bërë "Familja e parë e SHBA-së". Por, ironia është se me zgjedhjen për President, Obama është në gjendje të kalojë më shumë kohë me familjen e tij e jo më pak, duke e vendosur çiftin në atë që Anderson në librin e tij e quan "nivel të qetësisë", gjë që, sipas tij, dëshmon se "ata vërtet janë në dashuri me njëri-tjetrin". "Michelle është këshilltarja ime kryesore. Kurrë nuk do të merrja ndonjë vendim pa marrë paraprakisht mendimin e saj", thotë tani Presidenti Obama. Të jesh President nënkupton trysni shtesë ndaj çdo familjeje, për këtë mund të pyetni Hillary Clinton-in, dhe mbetet të shihet se a do të jenë Obama-t një "rrëfim i vërtetë i dashurisë amerikane". Shpresojmë se po.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top