Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur është e drejtë?

Kur është e drejtë të luftosh?


Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër forcave siriane, ku përfshihet edhe programi i armëve kimike të vendit, kanë ngritur përsëri çështjen se kur është e përshtatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër një shteti sovran. Rezulton se ka më pak mosmarrëveshje nga sa parashikohej.

Sulmet me raketa kundër forcave ushtarake siriane që Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë kryer kohët e fundit, me justifikim: përdorimin e dukshëm të armëve kimike të qeverisë në qytetin e pushtuar nga rebelët e Doumës, kanë ngritur përsëri çështjen se kur përdorimi i forcës kundër një shteti sovran është i lejueshëm. Situatat variojnë. Vendet mund të përdorin forcën për të bërë një ‘luftë mbrojtëse‘, për të ushtruar “përgjegjësinë për të mbrojtur” kundër gjenocidit ose krimeve të tjera kundër njerëzimit, ose për të parandaluar blerjen dhe përdorimin e armëve që zotërojnë aftësinë e shkatërrimit në masë. Por pyetja është gjithmonë e njëjtë: Kur është e drejtë për të luftuar?

Do të ketë gjithmonë palë të interesuara apo avokatë ndërkombëtarë që kundërshtojnë duke u bazuar në raste personale. Megjithatë, ndër politikanët dhe këshilluesit e tyre, ka më shumë konsensus ndërkombëtar mbi përdorimin e duhur të forcës nga ç’mund ta imagjinojmë. Shqyrtimi i fushëveprimit dhe kufijve të këtyre marrëveshjeve mund të ndihmojë në pastrimin e terrenit, si për debatin aktual rreth Sirisë dhe për debatet rreth çështjeve që mund të hasen në të ardhmen.

Të paktën që prej kundërshtimit mbi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, më 1999, në të cilën aleanca bombardoi Beogradin, kryeqyteti serb, pa autorizim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka pasur një marrëveshje të pashkruar midis shteteve. E para është se ekziston një dallim midis ligjshmërisë dhe legjitimitetit. Përdorimi i forcës mund të jetë i ligjshëm pa qenë teknikisht ligjor, dhe mund të jetë teknikisht e ligjshme pa u konsideruar si e ligjshme nga bota./Project Syndicate
 
Tash është vonë, shumë vonë. I tërë vendi është bërë "shoshë",
nuk e gjen një tullë mbi tullë, e ajo nuk u bë nga armët kimike...

Ndërsa, një gjuhë të përbashkët me shtetet tjera njeriu kurr s'mundet
ta gjejë, nga se secila shikon të drejtën sipas interesave të veta,
sa do që të jete i drejt intervenimi. Po edhe e vetë NATO-ja e SHBA-të
. shikojnë interesat e veta. I bëjnë luftërat sipas qejfit e dëshirës.

Sa i përket Sërbisë, ajo e pat mbushur kulmin..., sovranitetin e vet e ka humbur nga
se vet ka bërë luftëra jashtë territorit të vet, dhe ka pasur konflikte me etni të tjera,
për dallim me sovranitetin e Sirisë, si dhe Irakit ca vite më herët, edhe pse sovraniteti nuk
të jep të drejt të bëshë krime edhe ndaj vet popullit tënd.
 

ka dhe raste tjera te vendeve tjera, porse me rastin e Sirise, e kemi pa me shum se ne cfare bote ndodhemi....

Une skam guxim të besoj ne tjeret më.
 
Lufterat nuk kane justifikime .... e vetmja rruge drejt luftes , duhet te jete vetem rruga dhe ligji i dialogut. ( Ky eshte mendimi i im personal )

Ndersa ne lidhje me c'fare na detyron e e c'fare rrugesh kane marre lufterat sot , kam mendim tjeter :

C'fare na detyron dhe kur eshte e drejte : Vetem ne rastet

- Per Vete mbrotje
- Dhe Si mundesia e fundit , pra kur nuk ka rruge tjeter

Ndersa lufterat sot justifikohen ne baze te lekut, interesit etj etj etj , jane DISGRACE dhe nje humbje e madhe per NJEREZIMIN.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back