“Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Love

βeℓℓe â๓e
I entuziazmuar nga prania e madhe e mijëra vetëve që mbushën sheshin qendror të Durrësit, lideri socialist Edi Rama tha në mbyllje të fushatës në këtë qark se ky qytet e kishte bindur se e majta do të jetë triumfuese në zgjedhjet e 23 qershorit.

durres.jpg

“Kur durrsakët dalin kështu det në shesh, domethënë shumë thjesht që katragjyshin e ka marrë lumi me gjithë partinë e tij familjare dhe pushtetin e tij të marrë fund,” tha Edi Rama.

“Të dashur bashkë qytetarë, që siç e dini fort mirë, një pjesë të rrënjëve të mia i kam në këtë qytet të bekuar ku romakët ndërtuan amfiteatrin e tyre më të madh jashtë Romës, ku për turpin e tyre e kanë lënë një gërmadhë nga ku do fillojmë Rilindjen e Durrësit. Durrësi, porta më e madhe e Shqipërisë në Mesdhe,” pohoi lideri i së majtës.

Kryesocialisti u ndal sërish tek qeverisja me duar të pastra, duke i ftuar qytetarët të votojnë Partinë Socialiste, në mënyrë që Durrësi të ketë investimet e munguara në vite. Rama tha se problematikat që ndeshin sot çdo ditë shqiptarët për punësimin, arsimimin, papunësinë, shëndetësinë, etj do të marrin zgjidhje me 23 qershor.

“Janë duart e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë që me programin e rilindjes do t’i kthejnë Durrësit pamjen e tij. Janë duart që me programin për rilindjen do të shërojnë një e nga një të gjitha plagët e këtij qyteti. Durrësi e ka zgjedhur kryebashkiakun Vangjush Dako, por në 23 qershor do të votojnë edhe shërbëtorët e tij në parlament. Do të investohet në 4 vite aq sa nuk është bërë deri më tani për këtë qytet.

Durrësi nuk është vetëm qyteti që ka det, që ka turizëm, dhe njerëz me vlera, pjesë e qarkut Durrës është edhe Kruja e Skënderbeut. ثshtë sot i rrethuar nga tymrat e guroreve, gëlqeroreve. Dhe Kruja kërkon Rilindje dhe Rilindje do të jetë. Ne shqiptarët nuk jemi më pak të mençur, më pak punëtorë apo të ditur, se të tjerët rreth e rrotull, po ne kemi një problem për të zgjidhur dhe do ta zgjidhim në datën 23 duke zgjedhur numrin 29 duke u çliruar nga barra e një pushteti injorantësh, që e kanë bërë padrejtësisht Shqipërinë një vend pa bukë, pa ujë, pa drita, pa shpresë, pa punë,”
premtoi kreu i PS-së.

Zoti Rama u ndal gjithashtu tek procesi i legalizimeve, duke premtuar certifikata falas të shtëpive, nëse PS-ja do të qeverisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Flas për të gjithë ata që kanë ardhur nga zona të varfra dhe të ftohta për të gjetur një mundësi më të mirë jetese. Ata kanë gjetur një emër për ish-Kënetën, e quajnë Durrësi i Ri, e kështu do ta quajmë kur të kemi mbaruar procesin e legalizimeve falas për të gjithë ato familje,” përfundoi Rama.
Tema
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Jepi Ediiiiiiiii ;)
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Kryesocialisti u ndal sërish tek qeverisja me duar të pastra,
lollollol se mos ka ndonje te tille....
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

O shqiperine e ka marre lumi :(
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Si duket nga kjo pamje si kur eshte bere nami... Ne fakt rastesia me lidhi ta shoh nga kati i 5 i nje verande lokali aty prane ndersa shijoja kafen. Ky vend perdoret vetem kur Bashkia organizon ndonje kocert te vogel se aq vend ka, po si foto qenka estetike, Lol
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Ky po qe eshte shesh i mbushur myte SHKODRA PERPARA

7283_190326551128260_1756705942_n.jpg
 
Apo lezha...spo i postoj tjerat se na behen me zemer socialistet...PERPARA

993521_190506564443592_1027584325_n.jpg
 
hahahah po normal me zor se ndryshe eheheh :p
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Ky po qe eshte shesh i mbushur myte SHKODRA PERPARA

7283_190326551128260_1756705942_n.jpg

Apo lezha...spo i postoj tjerat se na behen me zemer socialistet...PERPARA

993521_190506564443592_1027584325_n.jpg

se harrova...edhe ne elbasan te merkuren permbyllse te sales...e beri te sheshi, aty te lulishtja ku jan edhe lojrat per femij...isha dhe un me gocen normal se do beja xhiron....po sjam saliberishiane aman... :p...po saper te degjuar pak muzik mire ishte ;)
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

ej tflas un pak si esht mbush mitingu nshkoder ....
e para ishte ngrit tribuna n pjesen me kryesore te shetitores se shkodres ,ku do sdo robi do tkaloje aty sesben pasdite , e dyta shumica shkojn me pa elvanen & co, e treta asht nji montazh i papam fotosh se skan ken aq shum njerez :)
 
Po gezohem qe po vjen data 23 me na pushu veshet nga mitingjet...

Erdhi kush erdhi njesoj per popullin do te jete, se mos e kane mendjen tek populli keta...vec derisa te u japim voten...pastaj harrojne qe ekzistojme!
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

ej tflas un pak si esht mbush mitingu nshkoder ....
e para ishte ngrit tribuna n pjesen me kryesore te shetitores se shkodres ,ku do sdo robi do tkaloje aty sesben pasdite , e dyta shumica shkojn me pa elvanen & co, e treta asht nji montazh i papam fotosh se skan ken aq shum njerez :)

Tani po na meson shkodren thuaja ndonjerit qe se di edhe mendon qe vertet kishte blloku rrugen se shkodra moj te keqen ka me shume se nje rruge prandaj mos flisni kot
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Po pra master kot qe lodhem ,ku marr vesh un nga shkodra skam qen najher ...:( :p

-1 dite :d
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

lollollol se mos ka ndonje te tille....

Sa pesimiste je moj nuk beson fare te rilindje :p po ku do shkosh perpara ku??!! Ku se dine as vete se nga shkojne .....tani ate se nuk ka me duar te pastra na marresh te keqen:p:p ti se tere diten lavapjates punoj me detergjent I mbaje duart lol te pastra qe cke me te edhe mikrobet vdesin ta poshte komunizmi votoni per pdasnje :p ose ballin fashist ahah
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

E pat mbylljen e fushates te PD-s ne Tirane !? durresin e kan mbush pushuesit dhe e kan shfrytezu rastin me ndegju muzik pa paguar haha :p
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Po pra master kot qe lodhem ,ku marr vesh un nga shkodra skam qen najher ...:( :p

-1 dite :d
Nuk thash qe smer thash mos thuaj qe ska rrug tjera se e dime dhe ne tjeret sa rruge ka shkodra
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Epoka e karagjozit pafillo Rama do mari fund njehere e mire. Njerez te paformuar dhe qe sdine te bejne as 1+1 si Rama nuk duhet me u fut me ne politike. Go Berisha.

Apo skam marr vesh i gje qe do i beje te qajne keto te Ps-se. Tmerr...tmerr fare. Shkaterrim i Rames ne menyren me shembullore. Eh ta lumsha mor Sale. Ka lezet. 4 vitet e ardhshme hienat socialiste do fillojne te shqyejne njera tjetren. Ruani mendjen e kokes se e keni humbjen te sigurte si vdekja o qyqare
 
hahahahahah.....te marrte e mira ty ishalla.

Tani se mora vesh un, se ca more vesh ti...more vesh ndonje gje ca do behet me varferin e popullit?..me rrogat? me rritjen e mirqenies se familjeve te thjeshta ?...a more vesh ndonje gje qe do punesohen kush e meriton dhe jo kush ka mikun?? se keto na interesojn shume :p.....si Sala si Edi....filani apo fisteku ne fund te fundit kush ka interesa te ngushta me ta gezohen...pa populli i thjesht i shkreti spyet kush vjen...pyet kush ben ;)
 
Sa per rrogat saliu i ka dyfishu dhe e ka si prove qe mund ta beje perseri,sa per punen me mikun edi moj e dashur ne bashki dhe sanitaret te tijat i kishte dhe e di si i thirrte jo ne emer jo sonitare por o shurre fshije kete x pjese(edi eshte skizofren moj xhan)...edhe per popullin kush do beje edi lol
 
Nuk di si munden te respektoni nje person aq injorant me nje gjuhe te rruges te pretendon postin e kryeministrit skam pare ofendime te tilla nga nje person qe pretendon me bo rilindje kurre,shqiptarte duhet ti tregojne se ate gjuhe duhet ta perdore me kend eshte mesuar e jo me njerezit e me gazetaret se gazetaret ate pune kane per te provokuar po qfare ti besh kur populli ngan mbas nje bariu si EDI RAMA qe as nje shkolle ska e pretendon ti thote vetes artist mesuesi i vizatimit me gjysem shkolle,.
 
Nuk e di un ca rrogash ka dyfishu se edhe nje pension qe merr im at, mezi po e merr..... Un di nje realitet qe shoh me syt e mi, ku jetoj. Ti ishe gje aty kur i therriste ashtu ai :p. Po qe duhet ta marri dikush duhet, se boll me salen....hund majuckeve dhe buzehollve nuk u besohet shume ahahhaha.

E sa per te thirrur nuk eshte mbrapa saliu jo....ti thuash rrugace rrugesh prokurores nuk eshte se tregon dhe aq shume nje mendje te shendosh. Ky jo vetem eshte i cmendur po i ka hyr dhe deliri i madheshtis.....per pak do i therrasim madheria e tij Sali Berisha.
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Nuk di si munden te respektoni nje person aq injorant me nje gjuhe te rruges te pretendon postin e kryeministrit skam pare ofendime te tilla nga nje person qe pretendon me bo rilindje kurre,shqiptarte duhet ti tregojne se ate gjuhe duhet ta perdore me kend eshte mesuar e jo me njerezit e me gazetaret se gazetaret ate pune kane per te provokuar po qfare ti besh kur populli ngan mbas nje bariu si EDI RAMA qe as nje shkolle ska e pretendon ti thote vetes artist mesuesi i vizatimit me gjysem shkolle,.

cileve gazetar??? me fal xhebro po integritet gazetaresk dhe profesionalizem nuk ka ketu ne shqiperi.
Vdesim per te ndjekur barinj ne shqiptaret...si dele ndoqem dashin e madh Salen qe ne 91 e po vazhdojm akoma....jo dele po ...spo e them se behem banale kot :p
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

hund majuckeve dhe buzehollve nuk u besohet shume ahahhaha.

Sa per hunden thone qe ata qe kane hunden e madhe kane dhe ... e madh lol keshtu qe mos e shaj hahaa
 
Titulli: “Kur Durrësi derdhet si det në shesh, katragjyshin e ka marrë lumi”

Sa per hunden thone qe ata qe kane hunden e madhe kane dhe ... e madh lol keshtu qe mos e shaj hahaa

hahaha po nuk thash hundmadh ne fakt :)

ja neser votimet, me ne fund te shpetojm...po a thua do eci rregullisht? hemm shpresojm edhe pse skam besim shume jo.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top