Kuota, përpjekja disa vjeçare e femrave

Bilderberg

Anëtar i ri
Kuota, përpjekja disa vjeçare e femrave

ثshtë koha për ndryshimin e madh! Gruaja përben 50 përqind të popullsise dhe ka nevoje për një përfaqësim dinjitoz në vendimarrje, që këto vitet e fundit ka qënë shumë i ulet.

Lëvizja feministe ose e thirrur ndryshe lëvizja e gruas është në vetvete një seri fushatash që kanë të bëjnë me të drejtat riprodhuese...

.... të gruas sidomos njohjen e së drejtës për abort, luftën kundër dhunës në familje, pagesën e barabarte për punë të barabartë, luftën kundër ngacmimit seksual, të drejtën për të qenë e përfaëqsuar në vendimarje. Studiues të ndryshëm të çështjes e ndajnë atë në tre periudha historike, periudha e parë i takon fundit të shekullit 19-të fillimit të shekullit 20-të dhe ka të bëjë kryesisht me përpjekjet për të fituar të drejtën e votës, periudha e dytë e viteve 1960-1980, merret kryesisht me pabarazinë në kuadrin ligjor dhe pabarazinë kulturore dhe periudha e tretë 1990 deri sot është identifikuar si periudha që duhet të riadresojë dështimet e periudhës së dytë dhe t’i çojë ato përpara.

Periudha e dytë, synoi të senzibilizojë mbi pabarazitë kulturore dhe politike dhe të inkurajojë gratë të kuptojnë se aspekte të jetës së tyre personale janë të lidhura me politikën dhe u takon atyre të reflektojnë mbi pabarazinë në ndarjen seksiste të strukturës së pushteteve. ”Personalja është Politike” ishte sinonimi i kësaj periudhe. Në fillimet e viteve 90, filloi një lëvizje në përgjigje të dështimeve të periudhes së dytë si dhe të përplasjeve kundër iniciativave me karakter gjinor dhe gjithëpërfshirës. Kjo periudhë karakterizohet nga aftësia per të negociuar dhe për të pasur hapësire për një mendësi të re feministe.

Pikërisht në këtë kornizë historike vjen në Shqipëri, në fund të korrikut 2008, një Ligj i Ri “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Në këtë ligj thuhet se Partitë politike duhet të sigurojnë përfshirjen mbi 30 për qind të secilës gjini në listën e kandidatëve për zgjedhjet në organet përfaqësuese vendore dhe ne sistemin proporcional për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Besoj se ky është momenti kur lëvizja e gruas në Shqipëri do t’i angazhonte të gjitha energjitë e saj që kjo gjë të ndodhte. Ende ka akoma për të bërë se vetë ligji, nuk garanton plotësisht një listë kuotash të barabartë dhe të mbrojtur denjësisht, “Partitë politike paguajnë një gjobë deri në një të dhjetën e fondit shtetëror për financimin e fushatës zgjedhore, nëse shkelin dispozitat e këtij neni, deri në ndreqjen e shkeljes”. Eshtë pak, nuk mjafton një sanksion i tillë, por është e rëndësishme që kuota u vendos! ثndrra e disa viteve më parë, të të gjitha atyre që bënin pjesë në lëvizjen shqiptare të gruas duket sikur është drejt realizimit.

Sondazhet e ndryshme kryer për këtë çështje tregojnë se ka një ndërgjegjësim më të ritur të popullatës për të pranuar një grua kandidate të ardhshme në legjislacionin e ri kuvendor, sikurse ka edhe një pjekuri gjinore, ku shumë gra pranojnë të kandidojnë.
ثshtë koha për ndryshimin e madh!

Gruaja përben 50 përqind të popullsise dhe ka nevoje për një përfaqësim dinjitoz në vendimarrje, që këto vitet e fundit ka qënë shumë i ulet. Segmentet mediaktike të mbulimit të modelit femëror në shoqeri ofrojnë shumë pak për gruan që ka një zë te ri feminist në ndarjen e pushteteve, të punës dhe pagës. Gratë punojnë mesatarisht më shumë se burrat. Vlerësohet se ato kryejnë rreth 20 përqind më shumë punë se burrat ose 102 minuta më shumë në ditë. Ato zënë rreth 80 përqind të tregut informal të punësimit dhe zotërojnë 24 përqind të numrit të ndërmarrjeve.

Vendosja e kuotave përfaqësuese në politike është padyshim forma më aktive për të pasur gratë sot në vendimamarrje dhe për të filluar perceptimin e një stereotipi gjinor te ri. Historianët e kësaj levizjeje, do të thonë se brezi parë i grave të zgjedhura do të merret më pak nga ç’mendohet me çështjet që i takojnë grave gjatë legjisaturës së zgjedhur, por padyshim do të përbëjnë një risi, do të sjellin një model dhe do të shtojnë konkurencën për cilësi përfaqësimi në të ardhmen.

Nuk duhet të jetë nje retorike politike, edhe pse kemi një ngjarje të parë për te besuar këtë. Ju kujtohet fjalimin i Zotit Kryeministër mbi arritjet e shtatemujorit të parë të 2008, nuk tha asgjë për punën e Qeverisë në luftën kundër dhunës ndaj gruas kur viti 2008 është shpallur nga Qeveria si viti i fushatës sensibilizuese për ndalimin e dhunës në familje, le të besojmë që ishte një harresë e padëmshme.
ثshtë momenti që lëvizja feministe në Shqipëri dhe mbështetesit e saj, të përfitojne maksimumin e mundshëm nga ky moment pozitiv që paraqitet në kuadrin ligjor aktual. Lëvizja feministe nuk duhet kurrsesi të kënaqet vetëm me miratimin e kuotës, por duhet të advokojë e të ushtrojë presionin maksimal për të evituar që listat të mos përfundojnë 70 përqind të parët burra dhe 30 përqind të fundit gra. Kjo do të ishte beteja e parë dhe në se fitohej, do t’a kthente lëvizjen feministe në Shqipëri më së fundmi në një institucion.
Por duhet të shpresojmë, të përpiqemi fuqimisht që do të ndryshojë. Këtë herë për mirë!

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

BalkanWeb.com
 
Shume kot me duket kjo mua. Femrat nese e meritojne mund te marrin dhe perqindje me te madhe, e nese nuk e meritojne kot hyjne aty sa per te mbush numrin.
 
Shume kot me duket kjo mua. Femrat nese e meritojne mund te marrin dhe perqindje me te madhe, e nese nuk e meritojne kot hyjne aty sa per te mbush numrin.

Sa mire e ke thene, kesaj i thone ti shtysh me zor. Femrat duhet te kene mundesite e barabarta, per kete jam dakord, por qe te favorizohen pse numri i tyre eshte i ulet ne pjesmarrjen aktive, nxin edhe me keq figuren e saj.
 
dmth sipas ketij artikulli( skam gje ne kundershtim me te) neve ne shqiperi skemi fillaur as levizjen e pare qe i takon fundit te shekullit te 19 e fillimit te shekullit te 20.
100 vjet mbrapa jemi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top