Lauri
Anunnak
Skënderbeu do të luftonte kundër Perandorisë Osmane, edhe sikur ajo të ishte Perandori krishtere!
Driton Tali
Ka kohë që në mediet tona, (e veçanërishtë në rrjetet sociale) shumë individë merren me figurën e Skenderbeut. Sidomos janë të zëshem disa “postmodernistë” dhe disa radikalë fetarë që personalitetin e Skenderbeut e minimizojnë duke e shtjelluar vetëm nga aspekti religjiozë (ose intereseve egoiste), qoftë ai islam apo krishter. Vërehet qasja e tyre tendencioze (bile nuk ngurrojnë që Skenderbeun ta rendisin edhe përkrahë Milosheviqit) të cilët duke (keq) përdorë vend e pa vend autorë dhe të dhëna, tentojnë të argumetojnë poentën e tyre. Si bie fjala (sipas postmodernistëve) “Skenderbeu luftërat i bëri për prona dhe fenë”; “ e kishte nënën serbe”apo (sipas radikalëve) “Skenderbeu masakroi shqiptarët musliman”; “ishte Atlet i Krishtit”; “ hero i katolikëve sepse luftoi per Papën kunder islamit” etj, u mor vesh të gjitha të nxjerra jashtë kontekstit edhe qëllimishtë por edhe për shkak të injorancës, duke i ngatërruar tërësishtë konceptet e të ashtuqujturës “epokës së errët”.
A ishin motivet e luftërave të Skenderbeut për marrjen e pronave?
Nëse nisemi nga premisa se Skenderbeu ishte shumë i respektuar nga Sulltan Murati II (por edhe nga të tjerët), dhe se gjeneralët e dalluar në Parandorinë Osmane karrierën e tyre e vazhdonin si sadrazem (kryevezir) apo serasker (ministër i Mbrojtjes) ose vali (udhëheqës) në ndonjë territor të Perandorisë, atëherë përfundimi logjikë del se Skenderbeu (nëse pra ka qenë i motivuar vetëm për përfitime personale) shumë më hesap ka patur që të rrinte pranë Sulltanit në Edirne, se sa të kthehej e të luftonte për kodrat dhe shkambijtë e Shqipërisë. Patjetër se Skenderbeu këtë mesele se ka ditur. Pastaj, shtrohet pyetja: se si arriti që t’i motivonte mijëra bashkëluftëtarë të luftonin deri në fund përkrahë tij? Me çka i motivonte ata? Sigurishtë se jo me prona (sepse Shqipëria e asaj kohe nuk ishte aq e madhe) apo me poste ministrore ose poste tjera në departamentet dhe institucionet e ndryshme shtetërore! E as nuk i paguante me flori, sepse nuk kishte as për vehte, prandaj kërkonte ndihma nga Papati apo Alfonsi V!
Cilët shqiptarë musliman i masakroi Skenderbeu!?
Ndonëse shumëçka nuk është sqaruar mire për atë epokë, por megjithatë disa gjëra janë të sqaruara, edhe nga shumë studijues botërorë. Bie fjala, ne e dijmë se Perandoria Osmane përdorte strategjinë e “sundimit gradual”. Pra, kur i mposhte ushtritë kundërshtare, së pari ato vende i bënte vasale d.m.th., që ato vende edhe më tutje për një kohë të caktuar udhëheqeshin nga sunduesit lokalë duke jetuar në organizimin e tyre të mëparshëm shoqërorë. Dhe në fazën e dytë Perandoria Osmane bënte regjistrimin e pasurisë (ekonomisë) dhe banorëve në deftere, dhe i eleminonte sunduesit lokal duke i zavendsuar me sunduesit e rinjë nga Porta, të cilëve ua falte tokat (timaret) e konfiskuara nga sunduesit dhe fisnikët lokalë. Dhe kjo merrte kohë, varësishtë nga vendi (lexo autorët Halil Inalcik, Andrew Hess. Imber Colin etj).
Gjithashtu dihet se. Perandoria Osmane, ndonëse i ngriti disa garnizone ushtarake ka viti 1415, por ama sundimin e vet në tokat shiptare nuk e konsolidoi deri kah gjysma e fundit të shekullit XV. Bie fjala, ajo pjesën jugore e futi nën kontrollë vetëm pasi që pushtoi bregdetin e Detit Jon me 1449 (Janinën dhe Artën i pushtoi me 1431); Kosovën me 1445; Shkodrën me 1479 kurse Durrësin nuk e zotëroi deri me 1500, derisa nuk u evokuan venedikasit. Sikurse që dihet fakti se osmanët (Mehmeti i II-të) e pushtuan Konstandinopojën me 1453, gjersa selia tjetër e Shenjtë, pra Vatikani, asnjëherë nuk u pushtua nga asnjë fuqi. E “masakra ndaj shqiptarëve musliman” thuhet se Skenderbeu e bëri pas disa muajve pasi që u kthye në Krujë (1443)