Kukës, shpërdoruan detyrën; ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kukës, shpërdoruan detyrën; ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

dogana-morines.jpg


Finalizohet me sukses Operacioni i koduar “Kalimi i fundit”, ku janë sekuestruar rreth 226 bidonë me lëng të dyshuar si ujë për bateri me peshë rreth 5650kg dhe ndaluar 6 doganierë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimet janë bërë sot, pas një hetimi proaktiv nga ana e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policës Kukës, së bashku me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në pranga kanë rënë

1-Ndriçim Ademaj, 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2- Binak Halilaj, 54 vjeç, banues në Kukës, me detyrë përgjegjës ndërrese pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

3- Afrim Jonuzi, 39 vjeç banues në Kukës, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,.

4-Resmi Fejzo, 62 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

5-Elson Basha, 37 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

6- Kasem Maksuti, 51 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi

duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të shtetasit N. F., i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidonë të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri ( gjithsej 5 650 kg), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës Morinë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve

1-D.E, 29 vjeç, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2-N.F, 28 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës”.

3-S.B, 56 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

4- G.Sh, 28 vjeç, banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
g.shqip
 
Titulli: Kukës, shpërdoruan detyrën; ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

eh gjoja bejjn reform kta duhen te hiqen te gjith qe ktu trregullohen punet
 
Titulli: Kukës, shpërdoruan detyrën; ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

Takohen dy doganier dhe po diskutonin cfare ti dhurojne kolegut te tyre per ditelindje.
Po ja blejme nje makine, thote i pari. Jo jo eshte shume pak nje makine... ky tjetri.
Ok atehere, po ja blejme nje shtepi me 3 kate. Jo jo, prap eshte shume pak. S'ka kuptim se e kemi koleg qe shume vite.
Atehere po e lejojme qe ti marr i vetem leket qe do ti fitojme ne nderrimin e sotshem.
Joooooo kjo eshte shume. Me mire po shkojme me opsionin e dyte.. ate shtepine me 3 kate.

p.s. Kur tregohet llajv nuk duket keq. Por kshu me shkronja nuk mbajme pergjegjesi qe do te qeshni :p
 
Titulli: Kukës, shpërdoruan detyrën; ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

Tani realiteti eshte qe c'do kush qe te nderrohet e ta marri ne dore , do kete/beje korrupsion .. E kjo Jo Vetem ne Shqiperi Por ne tere vendet, e k'te e kam vertetuar me syte e mi .

Kshuqe Lajme te tilla per te treguar sa per buje qe po lufton korrupsionin, nderkohe qe ne krahun tjeter dashje pa dashje je pjese e tij ... Eshte me e sinqerte qe mos ti nxjerrin ne gazete fare , le ti kapin e ti mbajne privat.

Ne te kundert , ngelet qesharake ... Shpelarje truri.
 
Titulli: Kukës, shpërdoruan detyrën; ndalohen 6 doganierë, në kërkim 4 të tjerë

Ikin disa barkederra,do vijne disa te dobet qe do behen barkederra edhe ata.Me rradhe eshte kjo pune ... :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top