Kukës, dhunohet komisioneri i PS-së, në komunën Bicaj

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
91761.jpg


91762.jpg


91763.jpg


91765.jpg


91766.jpg


KUKES - Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Nangë, të komunës Bicaj të rrethit të Kukësit, është dhunuar nga 4 bashkëfshtarë të tij me tytë pistolete.

Ngjarja, sipas komisionerit Petrit Hereni, ka ndodhur në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm, një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, kur katër persona e kanë sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas të dëmtuarit katër autorët, militantë të PD-së e kanë kërcënuar duke i thënë se nëse do të flasë do e vrasin.

“Dëgjova zhurmën tek shtëpia dhe dola. Pashë se kishin hequr flamujt tek dyqani im, bilardoja. Mora çiften me leje sepse mendova mos kishin ardhur për të vjedhur. Dal dhe shikoj dy makina me targa të huaja. Më qëlluan me qyta pistolete, duke më thënë të mos flas, se do të të vrasim. Ky gjak nuk do shkojë huptas. Ta dijë mirë Flamuri me gjithë lagojt nga janë. I njof, autorët, janë bashkëfshatarë të mij. Thirrje policisë të vërë drejtësi dhe të mos bëhet pjesë e politikës”- thotë Petrit Hereni në një prononcim për tv A1 REPORT para komisariatit të policisë.

Petrit Hereni, sapo ka ndodhur ngjarja, në orën 04.00, ka ardhur në qytetin e Kukësit, pranë komisariatit të policisë, për të bërë edhe denoncimin e ngjarjes por në polici nuk kishte asnjeri.

"S’kam kujt tia bëj. Vetëm hekurave. Polici roje mori në telefon dhe policët kanë shkuar në vendngjarje për të marrë provat”- thotë Hereni.

Policia e Kukësit ende nuk ka dalë me një version zyrtar të ngjarjes. Ndërkohë që komisioneri i bën thirrje policisë që të prangosë autorët e këtij akti.

(Foto: Komisioneri i dhunuar, Petrit Hereni)
(sg/shqiptarja.com) -
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top