Kukës, akt terrorist për një rrogë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Hidhet në erë tubacioni i ujësjellësit. Policia: E kanë bërë ata që duan të punësohen si roja

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka dëmtuar dje tubacionin kryesor të një ujësjellësi që furnizon një të tretën e qytetit të Kukësit, si dhe disa fshatra. Si pasojë e këtij shpërthimi është ndërprerë furnizimi me ujë i kësaj zone me rreth 9 mijë banorë. Policia thotë se ka disa të dyshuar për ngjarjen dhe këta janë banorë të zonës, të cilët mendohet se duan të punësohen si roja të ujësjellësit dhe kanë zgjedhur këtë formë për të bërë presion.


Shpërthimi

Ngjarja ka ndodhur rreth mesit të natës së të dielës në vendin e quajtur "Gurra e Shehapit", treqind metra larg vendit të burimit ku ndodhet vepra e marrjes, 15 km larg Kukësit. Shpërthimi ka ndodhur në anë të lumit, në vendin ku tubacioni kalon nga ura për t‘u futur nën tokë. Kjo vepër, të cilën njerëzit e klasifikojnë si terroriste, ka ndodhur në mesin e natës, kur edhe lëvizjet në rrugë janë të rralla. Dyshohet se lënda plasëse ka qenë tritol dhe ka dëmtuar tubacionin në një gjatësi prej rreth dy metra. Nga shpërthimi është dëmtuar mbulesa prej alumini i tubacionit me diametër 30 cm dhe tubacioni plastik që përcjell ujin. Vendi i shpërthimit duket se ka qenë mjaft "favorizues" për keqbërësit, sepse në këtë pikë tubacioni është i ngritur mbi lumë në një urë të improvizuar.


Hetimet

Drejtori i policisë së Kukësit, Muharrem Furriku, tha dje pasdite vonë se "kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer për shkak të konkurrencës për vendin e punës". Furriku shtoi se policia ka shoqëruar tetë persona që kishin lidhje me depon marrëse të ujit, siç janë rojet dhe disa njerëzit që pretendojnë për pronësinë, ndërsa pritet të arrestohen të paktën dy persona. Pronësia është një çështje e zgjidhur që në vitin 1999, të paktën kështu është bërë e njohur atëherë kur pati jo pak telashe mes banorëve dhe investitorit. Por hetimet vazhdojnë. Në depon e ujit në momentin e shpërthimit të eksplozivit nuk ka pasur njeri. "Asnjë prej katër rojeve nuk u gjet në vendin e punës", tha drejtori Furriku, duke pohuar se një grup personash të fshatit dhe të tjerë nuk lejojnë të punojnë rojet e emëruar nga ndërmarrja, pasi duan të punësohen vetë. Por nga Drejtoria e Ujësjellësit nuk ka ndonjë prononcim, përkundrazi ata e hedhin poshtë faktin se aty ka një konflikt. Nga burime të policisë mësohet se dhjetëra banesave në fshat u është bërë kontroll i imët, por nuk kanë gjetur prova materiale implikuese për ngjarjen.


Precedentët

Deri në vitin 2004, ujësjellësi i Kolesjanit, që furnizon me ujë dy të tretat e Kukësit, ka qenë në qendër të goditjeve me tritol, të cilat, edhe pse në shumicën e rasteve nuk kishin autorë të identifikuar, kishin të bënin me tendencën e banorëve të Kolesjanit për t‘u kompensuar për ujin, gjë që e kanë arritur pjesërisht. Vetëm në vitet 1998-2000 ujësjellësi i Kolesjanit është bllokuar dhe minuar tri herë nga banorët, të cilët pretendonin pronësinë e tokës nga ku rrjedh burimi i ujit, dhe në jo pak raste i është dashur policisë të zhbllokojë situatën me forcë.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top