Kujtime nga Syrja Vlora

Lauri

Anunnak
Kryetari i bashkise se Prizrenit, Haxhi Rafat Agai, i cili cilesohej bashkimxhi mbasi ishte perkrahes i germave latine, u kap dhe u denua me dhjet vjet burgim te rende. Me 11 gusht 1910, Shefqet Turgut Pasha kishte ardhur ne Tirane . Ai sado qe deklaroj se ne Tirane nuk ishte e nevojshme te shpallej shtetrrethimi dhe falenderoj popullin per qetesine qe mbante dhe per bindjen, ne baze te rekomandimeve te disa te poshterve si Musa Qazimi, qe ishte i regjistruar ne klubin Ittihad ve Terakki (Liri dhe marrveshje), pas dy oresh e rrethoj Tiranen. Urdheroj qe populli te dilte jashte qytetit dhe me protekstin se ishin perkrahas te germave latine, burgosi me nje here 24 vete, emrat e te cilve figuronin ne listen qe i dha Partia, duke i rrahur boterisht me dibxhi mauzeri(shufer pastrim armesh) dhe me falakara (thuper rrip).
Nje i quajtur kapedan Osman Efendiu nga Manastiri, me protekstin se do ta kontrollonte per arme, e ofendoj nje djalosh te quajtur Hasan Blanica dhe e vuri ne be qe te mos i zere kurre ne goje germat e qafireve.
Kryetari i Klubit “Bashkimi”, Riza Beu, pasi u mundua e u denua duke qendruar tete ore ne kembe, mundi te shpetonte nderin dhe jeten duke e leshuar klubin “Bashkimi”, atij te Ittihad ve Terakki-se. Kur hyne ne klubin “Bashkimi”, ata bertiten: “Doni qe te mesoni me germa latine te gjuhes istaliane dhe gjermane”? Duhanshitesin Azis Efendiun e torturuan mizorisht dhe per te mos u degjuar ulurimat e tij, u rane veglave muzukore.
I biri i Sheh Mahmutit, Ibrahim Efendi Faqekuqi nga Elbasani, meqense ishte bashkimxhi, u rrah aq rende sa u shtrengua te rrinte permbys dy muaj ne jatak (dyshek). Me protekstin se jane perkrehes te germave kombetare qindra njerez te ndershem u ofenduan. Mijera njerez te pafajshem u denuan dhe u munduan me lloj lloj torturash. I vetmi faj i tyre ishte se qene shqiptare dhe te frymezuar nga ndjenjat nacionaliste deshironin germat kombetare. Ne shkullin XX te guxosh e te perpiqesh per te zhdukur ndjenjat kombetare te nje populli dhe per kete qellim te perdoresh denime dhe tortura, nuk eshte gje tjeter veçse shkatrrim nga themeli i qeverisjes. Natyrisht , nga populli qe pesonte keto tortura, nuk mund te pritej besnikeri.
Ne rast se kerkohen shpjegime rreth ketyre krimeve, rekomandoj te lexohet libri qe shtypi djali im, Eqremi, ne Vjene ne shtypeshkronjen “Carl Tromm”. Ky liber eshte nje permbledhje e letrave, qe erdhen nga cdo ane me 23 korrok 1912. Libri quhet: Die Wahrheit uber das vorgehen der Jungtruken in Albanien. [E verteta mbi veprimtarine e turqeve te rinje ne Shqiperi]. Libri i siperpermendur meriton lexohet pasi ka nje substance qe mund te formoje nje burim te sakte per historine tone kombetare.

Syrja Vlora “Kujtime nga fundi i sundimit osman ne luften e Vlores” . f 220
[per forumin by Lauri]

syrja-vlora-liber-207x300_zps82065be7.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top