Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kujdesi per dhembet ne shtatezani

Shiko fotografinë 1423898


A duhet ta vizitojmë stomatologun shpesh gjatë shtatzanisë?
Higjiena orale në shtatzani është shumë e rëndësishme. Për këtë ju duhet që çdo muaj të shkoni në vizitë tek stomatologu, i cili do të ju informojë për mirëmbajtjen e higjienës orale gjatë shtatzanisë. Gjithashtu, nëse vie deri tek prishjet në dhëmbë apo dhëmballa, do ti rregulloni me kohë. Kur të lindni nuk do të keni kohë të mjaftueshme, kjo është edhe arsyeja përse shumë nëna injorojnë dhëmbët e tyre.

A më duhet kujdes i veçantë për dhëmbët?

Nëse në fillim të shtatzanisë keni patur neveri të përcjella me të vjellura, mund të ndodh që thartira pas të vjellurave prish smaltin e dhëmbëve. Që të ruani buzëqeshjen e bukur edhe gjatë shtatzanisë, pas të vjellurave, gjithmonë pastroni gojën mirë me ujë. Preferohet përdorimi i furçave të dhëmbëve më të buta, por edhe pastrimi i dhëmbëve me anë të perit. Gjithashtu, në konsultim me gjinekologun tuaj, mund të përdorni preparate fluori me doza të përshtatshme të cilat sigurojnë ndërtimin e substancës së smaltit kualitativ tek foshnjat.

A prishen dhëmbët më shpesh gjatë shtatzanisë?

I ngulitur është mendimi që gjatë shtatzanisë duhet rënë dhëmbët patjetër, sepse foshnja hargjon kalciumin e organizmit të nënës. Megjithatë, stomatologët këtë e kundërshtojnë dhe pohojnë që deri te gjakderdhja e dhëmbëve tek shtatzënat vie për shkak të kujdesit të mangët për higjienën orale.

Përse i kam dhëmballat më të fryera?

E ënjtura dhe gjakderdhja e dhëmballave është shumë e shpeshtë në shtatzani. Deri tek kjo vie shkaku i ndryshimeve intenzive të hormoneve, të cilat shkaktojnë ndryshime të mëdha në indet paradontale, sidomos në dhëmballa. Në këto raste, veçanërisht nëse nuk ka higjienë të mirëfilltë orale, lajmërohen tërë proceset patologjike. Prandaj, nëse keni probleme me dhëmballat, gjithsesi vizitoni stomatologun.

A mund ti rregulloj dhëmbët gjatë shtatzanisë?

Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzani. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzani normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja.

A mund të heq dhëmbin gjatë shtatzanisë?

Heqja dhëmbëve në shtatzani duhet shmangur në tremujorin e parë, sepse kjo bëhet me anë të anestezionit lokal. Më vonë lejohet heqja e dhëmbëve, perveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.

A mund të fotografoj dhëmbin në shtatzani?

Edhe pse për fotografimin me rentgen në stomatologji nevojiten doza minimale të rrezatimit, prap se prap preferohet që gjatë shtatzanisë ti shmangeni ekspozimit të rrezeve të rentgenit, sidomos në 12 muajt e parë të shtatzanisë. Nëse është fotografimi i rëndësishëm, duhet ta bëni në makinë të drejtë, me të gjitha masat mbrojtëse për ju dhe për foshnjen tuaj. Nëse është e mundur, bëni fotografimin e dhëmbëve me teknikat e rentgenëve digjital (radioviziografia), sepse këto rreze janë rreth 80 % më të vogla se sa ato të aparatëve klasikë të rentgenëve.
/bebaime/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back