Kresha
A pretty face can never trick me
Rreth 27 për qind e bizhuterive përmbajnë tepër plumb, ndërsa 13 për qind tepër arsen.
Kjo është veçanërisht e rrezikshme për tinejxherët, sepse e blejnë më së shumti këtë lloj të stolive në dyqanet e popullarizuara.
Rreth 59 për qind e stolive, të cilat shiten në dyqanet e kompanive, si ‘Walmart’, ‘Kohl’s', ‘Forever 21′, ‘H&M’, ‘Hot Topic’ dhe ‘Target’ përmbajnë një ose më shumë substanca kimike, të cilat, sipas Komisionit Amerikan për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Konsumatorëve, janë të rrezikshme për shëndetin.
Shoqata e pavarur për mbrojtjen e mjedisit ‘healthystuff.org’ e ka publikuar një raport, në të cilin 99 pjesë të stolive, të cilat ishin analizuar me rreze rëntgeni për prani të substancave kimike, 27 për qind prej tyre përmbajnë më shumë se 300 pjesë për milion të plumbit, i cili është edhe kufiri shëndetësor për fëmijët.
Rreth 13 për qind e stolive përmbajnë më shumë se 100 pjesë për milion të arsenit, i cili lidhet me rrezikun më të lartë nga kanceri i fshikëzës, veshkave, mushkërive, mëlçisë dhe prostatës.
Midis substancave të tjera kimike theksohet kadmiumi, metali toksik, i cili përdoret në prodhimin e baterive. //keshilla