Kujdes nga gjarpri!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
1455788268chanel-gjarpri.jpg


Gjithmonë na ka lënë me gojë hapur me setet e saj fotografike për “Sports Illustrated” dhe këtë vit Chanel Iman ka vendosur që fotove të saj me kostum banjoje t’i shtojë edhe pak rrezikshmëri.

25-vjeçarja shihet duke pozuar me bikini dhe me një piton të madh rreth shpatullave, të cilin e mban me të dyja duart.

Chanel duket e mahnitshme me një kostum banjoje të zi, ndërsa për “People” ajo tregoi se kishte frikë nga gjarpri i madh, edhe pse ia kishin mbyllur gojën.

“Pitonit ia kishin mbyllur gojën me ngjitës, por gjithmonë ke atë frikën se mund të bjerë ngjitësja ose mund të të shtrëngojë fort. Sidomos kur e ke rreth qafës. Gjithmonë ekziston frika se mund të shkojnë keq gjërat”, tha Chanel.

/ Top Channel

chanel-iman.jpg


chanel-iman1.jpg


chanel-iman2.jpg
 

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Titulli: Kujdes nga gjarpri!

Mbaj mend nje modele tjeter qe kish bere foto me piton por pa ja mbyllur gojen,pitoni e kafshoi tek krahu ne momentin qe po merrte pozen e duhur ...ncnc me lehte do te nxirrja nje foto me nje luan te pergjumur sesa me gjarperinj :shokim:
 

Abisi

larguar
Titulli: Kujdes nga gjarpri!

Gjarprin,nese nuk e ngacmon nuk te ben gje.
Une nuk i kam fare frike,madje kam pare nje gjarper qe e kishin vrare,po jepte shpirt,edhe me ka ardh gjynah,se ishte vrare kot.
 
Top