Ku ndodhen metalet dhe gurët e çmuar të botës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rritja e vlerës së floririt gjithnjë e më shumë nuk mund të mos shkaktojë pyetjen: Kush ka më shumë? Nëse mendoni se bëhet fjalë për qeverinë amerikane, keni të drejtë, në një farë mënyre. Sepse Banka Federale e Rezervave e Nju Jorkut mban rekordin si depozita më e madhe e floririt. Aty gjenden pothuajse 550 mijë shufra ari thellë në themelet e pjesës së poshtme të Manahatanit. Bëhet fjalë për rreth 200 miliardë dollarë në vlerë floriri në një vend të vetëm. Gjithsesi, vetëm 2-5 përqind e këtij floriri i përket qeverisë amerikane, pjesa tjetër është në pronësinë e shteteve të ndryshme. Në këtë bankë të Manhatanit floriri i botës ruhet falas dhe depozitorët duhet të paguajnë vetëm 1.75 dollarë për të lëvizur një pllakë ari nga një kasë në tjetrën. Nëse për shembull, Franca do t’i paguajë Rusisë diçka në flori, i telefonon bankës dhe ajo lëviz floririn në emër të marrësit. Atëherë kur valuta ishte e lidhur me çmimin e floririt, transaksionet ishin të shumta, por tashmë nuk ndodh më një gjë e tillë. Bursa e Mallrave në Nju Jork, tregton një sërë metalesh, duke përfshirë këtu floririn, argjendin, bakrin dhe platinin. Ndërkohë, Londra është strehë e sasisë më të madhe të argjendit. Londra është gjithashtu kryeqyteti botëror i diamanteve. Nuk i prodhon ato, por i ruan. Banka “De Beers” ka 40 përqind të tregut të diamanteve dhe në një farë mënyrë dominon këtë treg. Sidoqoftë, Anglia, mund të mos e mbajë për shumë kohë këtë vend. “De Beers” dhe qeveria e Bostuanës do të zbulojnë shumë shpejt një ndërtesë shtetërore në Mars në këtë vend, i cili shumë shpejt do të jetë kryeqyteti i ri botëror i diamanteve.
Ndryshe nga metalet e tjera të çmuara, për platinin flitet përpara se ai do të lërë tokën, në të cilën ndodhet. Pjesa më e madhe e minierave që prodhojnë platin ndodhen në n Afrikën e Jugut. Platini është shumë i kërkuar nga prodhuesit e televizorëve me ekran të sheshtë dhe të pajisjeve të tjera elektronike. Në Evropë, ai përdoret për prodhimin e diezelit. Sidoqoftë, sipas burimeve të kësaj industrie, nuk ekzistojnë depozita platini në shifra dhe sasi aq të mëdha sa ato të floririt dhe argjendit.
Për sa i përket smeraldeve, është Kolumbia ajo që dominon dominon tregun e smeraldeve dhe Victor Carrnza dominon biznesin e smeraldeve në Kolumbi. Territori i tij përfshin rajonin Muzo, pranë Bogatës. Atij i atribuohet fakti se ka ndaluar bandat e drogës të marrin minierat e smeraldeve gjatë viteve ’80, por më pas ai u përball me drejtësinë pasi u arrestua në vitin ’98 me akuzën se kishte organizuar skuadra ekzekutimi. Ai u lirua nga burgu në vitin 2002.
Rreth 90 përqind e rubinëve të botës vjen nga Majnamari, vend ky që ka qenë subjekt trazirash kohët e fundit. Vitin e kaluar, në vend kishte thirrje të shumta për bojkotin e ankandeve të gurëve të rrallë nga qeveria. Kur nxirren nga toka, rubinët dërgohen drejt Katubirt, në Tajlandë për t’u prerë në mënyrë që t’u jepet forma e duhur.
Safirët nxirren në miniera në Sri Lanka dhe Madagaskar. Ashtu si rubinët ato dërgohen në Tajlandë për t’u prerë. Kohët e fundit sidoqoftë, ato po dërgohen më shumë në Hong Kong për prerje. Safirët gjenden dhe në Australi, por ato që gjenden në Sri Lanka kanë cilësinë më të mirë. Në Ilakaka, Madagaskar safirët mund të gjenden kudo, në tokë, në lumë dhe në llumin e lumit.

Fakte
Floriri
Floriri është metali më i lakueshëm dhe i përpunueshëm. Vetëm një gramë flori mund të hapet një metër katrorë. Fletët e floririt mund hapen aq shumë sa të jenë të tejdukshme. Floriri mund të përzihet me metale të tjera. Këto përzierje mund të prodhohen për të rritur fortësinë dhe për të krijuar ngjyra të ndryshme. Floriri zakonisht përmban tetë deri në dhjetë përqind argjend. Ndërsa sasia e argjendit në flori rritet, ngjyra e tij bëhet gjithnjë më e bardhë dhe graviteti gjithnjë më i ulët. Floriri është përçues i nxehtësisë dhe elektricitet dhe nuk dëmtohet nga ajri, lagështia e shumë elementë gërryes. Kjo është arsyeja pse ai është i përshtatshëm për t’u kthyer në monedha dhe bizhuteri.

Argjendi
Argjendi gjendet në formën e tij fillestar i përzier me sulfur, arsenik, ose klor. Burimet kryesore të argjendit janë xeherorët e bakrit, bakër-nikelit, floririt dhe plumbit që gjenden në Peru, Meksikë, Kinë dhe Australi. Peruja dhe Meksika kanë pasur miniera argjendi që prej vitit 1946 dhe janë akoma prodhues të mëdhenj. Argjendi është shumë i përpunueshëm dhe i lakueshëm, jo aq sa floriri, dhe me një lustër të bardhë brilante. Ai ka përcjellshmërinë më të lartë të elektricitetit nga të gjithë metalet e tjera të çmuara, madje edhe më të lartë se bakri, por çmimi i tij i lartë ka penguar që ai të përdoret gjerësisht në vend të bakrit për qëllime elektrike.

Diamantet
Diamantet prodhohen janë formë e atomeve të karbonit. Ato janë materiali më i fortë natyror që njihet dhe fortësia e këtij materiale dhe aftësia për të zbërthyer dritën e bëjnë atë shumë të dobishëm për aplikim në industri dhe bizhuteri. Diamantet janë të shquar sidomos si një material me cilësi fizike të jashtëzakonshme. Ato mund të jenë materialë të përsosur smerilues duke qenë se mund të gërvishten vetëm nga diamante të tjerë. اdo vit nxirren nga minierat pothuajse 26 mijë kilogramë diamante ose 130 milionë karat, me një vlerë rreth 9 miliardë dollarë.

Smeraldet
Smeraldet mund të jenë në shumë nuanca të ngjyrës së gjelbër. Ky lloj kristali ka një spektrum të gjerë qartësie që varet nga thyerjet. Gurët e qartë me ngjyrë vibrante kanë cimet më të larta. Pothuajse të gjithë smeraldet përmbajnë shumë plasaritje dhe krisje, të cilat mund të dëmtojnë qartësinë. Vlera e smeraldeve varet nga prerja, ngjyra, qartësia dhe karati. Aktualisht, smeraldet më të mira nxirren në minierën e Muzos në Kolumbi. Një lloj i rrallë smeraldi në formë ylli gjendet ndonjëherë në të rrallë në minierat e Kolumbisë.

Rubinët
Rubini është një gur i çmuar me ngjyrë nga roza tek e kuqja e thellë. Ngjyra e kuqe shkaktohet më së shumti nga elementi i kromit. Emri i rubinit rrjedh nga fjala “ruber” që në latinisht do të thotë e kuqe. Rubini konsiderohet një nga katër gurët e çmuar së bashku me safirin, diamantin dhe smeraldin. Përmirësimet që i bëhen këtyre gurëve të çmuar përfshijnë modifikimin, përmirësimin e transparencës, rregullimin e frakturave apo dhe mbushjen e plotë të tyre. اmimi dhe vlera e rubinëve varet fillimisht nga ngjyra e tyre. Ngjyra më e mirë që ato mund të kenë është e kuqja e gjakut.
 
Safirët
Safirët janë një variacion i rubinëve dhe marrin këtë emër kur ngjyra e tyre nuk është e kuqe. Ato mund të gjenden në mënyrë natyrore ose të prodhohen. Për shkak të fortësisë që kanë këta gurë, ato përdoren për aplikim të gjerë duke përfshirë këty përbërësit infra të kuq optikë, kristalet e orëve etj. Edhe pse bluja konsiderohet si ngjyra normale për safirët ato mund të përmbajnë një spektër ngjyrash si kafe, gri dhe të zezë. Disa safirë natyrorë mund të jenë edhe transparentë.

Platini
Kur është i pastër, ky metal ka një ngjyrë të bardhë në gri. Platini është rezistent ndaj gërryerjes dhe për këtë arsye ai është mjaft i dobishëm për një sërë përdorimesh. Karakteristikat rezistente të platinit e bëjnë atë shumë të përshtatshëm për bizhuteri. Platini konsiderohet si më i çmuar se floriri dhe çmimi i tij varion pak më pak se 150 përqind e çmimit të floririt. Floriri
Ku ndodhet:
Banka Federale e
Rezervave e Nju Jorkut
Vendi: Nju Jork SHBA
“Banka Federale e Rezervave e Nju Jorkut” mban rekordin për rezervat më të mëdha në botë të shufrave të floririt. Në këtë bankë gjenden rreth 550 mijë shufra të shndritshme ari, “të varrosura” në themelet e pjesës së poshtme të Manhatanit. Vetëm 2 – 5 përqind e këtyre rezervave është në pronësinë e qeverisë amerikane; pjesa tjetër u përket vendeve të ndryshme të botës.
Argjendi
Ku ndodhet:
Banka JPMorgan
Vendi:
Londër, Angli
Banka “JPMorgan” në Londër ka të depozituara sasi të mëdha argjendi. Sot, miliona njerëz në gjithë botën e njohin vlerën e argjendit dhe e kanë kthyer atë në një investim të gjerë dhe të përballueshëm. Në SHBA, pjesëmarrësit e Llogarisë Individuale të Pebnsionit (IRA) mund të investojnë pjesë të portofolit të tyre në monedha dhe shufra argjendi.
Diamante
Ku ndodhen:
Banka De Beers
Headquqarters
Vendi:
Londër, Angli
Banka “De Beers” ka 40 përqind të aksioneve të tregut të diamanteve në botë. Por diamantet nuk qëndrojnë gjithë kohës aty. Sipas zyrtarëve të kësaj banke, furnizimi i diamanteve me vlerë rreth 5 miliardë dollarë qëndron aty vetëm për disa javë. Në mars të këtij viti Bostuana do të bëhet vendi kryesor për tregun e diamanteve.
Safirët
Vendi:
Sri Lanka dhe
Madagaskar
Safirët nxirren në miniera në Sri Lanka dhe Madagaskar. Ashtu si rubinët ato dërgohen në Tajlandë për t’u prerë. Kohët e fundit sidoqoftë, ato po dërgohen më shumë në Hong Kong për prerje. Safirët gjenden dhe në Australi, por ato që gjenden në Sri Lanka kanë cilësinë më të mirë. Në Ilakaka, Madagaskar safirët mund të gjenden kudo, në tokë, në lumë dhe në llumin e lumit.
Platini
Ndryshe nga metalet e tjera, për platinin diskutohet përpara se ai të lërë tokën, ku ndodhet. Minierat për nxjerrjen e tij janë më së shumti në Afrikën e Jugut. Platini është shumë i kërkuar nga prodhuesit e televizorëve me ekran të sheshtë dhe të pajisjeve të tjera elektronike. Në Evropë, ai përdoret për prodhimin e diezelit.
Smeralde
Vendi:
Muzo, Kolumbi
Kolumbia dominon tregun e smeraldeve dhe Victor Carrnza dominon biznesin e smeraldeve në Kolumbi. Territori i tij përfshin rajonin Muzo, pranë Bogatës. Atij i atribuohet fakti se ka ndaluar bandat e drogës të marrin minierat e smeraldeve gjatë viteve ’80, por më pas ai u përball me drejtësinë pasi u arrestua në vitin ’98 me akuzën se kishte organizuar skuadra ekzekutimi.
Rubinët
Vendi:
Majnamar, Tajlandë
Rreth 90 përqind e rubinëve të botës vjen nga Majnamari, vend ky që ka qenë subjekt trazirash kohët e fundit. Vitin e kaluar, në vend kishte thirrje të shumta për bojkotin e ankandeve të gurëve të rrallë nga qeveria. Kur nxirren nga toka, rubinët dërgohen drejt Katubirt, në Tajlandë për t’u prerë në mënyrë që t’u jepet forma e duhur. to
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top