Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Malsi

Anëtar i Nderuar
Politikanët shqiptarë jo pak herë kanë akuzuar njëri – tjetrin për nepotizëm në punësime dhe për favorizime të të afërmve të tyre në emerimin në poste drejtuese të institucioneve të ndryshme. Open Data Albania ka publikuar një listë të familjarëve të politikanëve të punësuar në shtet. Sipas listës së bërë publike nga “Shqiptarja.com” rezulton se një pjesë e madhe e deputetëve e ministrave i kanë të punësuar familjarët në institucionet shtetërore.

Deputeti i PS, Bashkim Fino ka djalin të punësuar tek ANTA. Bedri Mihaj ka të punësuar bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës. Dashamir Shehi, bashkëshorten tek Kryetare e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (prej disa vitesh). Eglantina Gjermeni ka të punësuar bashkëshortin tek Banka e Shqipërisë. Bashkëshorti i Ermonela Felajt është tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Bashkëshortja e Fatmir Mediut punon në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë. Flamur Noka e ka bashkëshorten tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Gjergji Papës i punon vajza te Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Paulin Stërkaj ka djalin të punësuar në QSUT. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka të punësuar bashkëshorten tek Universiteti i Tiranës. Sali Berisha ka vajzën pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Djali i Valentina Leskajt është i punësuar nk Bashkinë Elbasan. Vasilika Hysi ka bashkëshortin tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë. Ndërsa bashkëshorti i Lindita Nikollës është Dekan në FSHN.

Më poshtë lista e plotë:
punesime.jpg

punesime1.jpg

lapsi.al
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

E imagjinoj fytyren e Donald Lu kur i sheh keto lista.

E mallkon diten qe e emruan ambasador ne Shqiperi. Lol
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Po mire nje pyetje kam une? Cfare pune prisni ju qe t'bejne bashkshortet dhe bashkshortit e politikanve? Kamarier ,Kuzhinjer ,apo puntor ndertimi? Ne t'gjithe boten kshu funksionon me te afermit e politikanve.
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Bota e madhe por aty ku pretendon me shku shqiperia jone e dashur ka procedura per punesim. Punesimet nuk bohen me nje telefonate por me aplikim dhe duke u bazu ne kualifikim e pervoje.

Keshtu po i bjen qe po e justifikojme nepotizmin e korrupsion qe ne Shqiperi eshte ne kulm.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Bota e madhe por aty ku pretendon me shku shqiperia jone e dashur ka procedura per punesim. Nuk bohen me nje telefonate por me aplikim dhe duke u bazu ne kualifikim e pervoje.

Keshtu po i bjen qe po e justifikojme nepotizmin e korrupsion qe ne Shqiperi eshte ne kulm.

Degjo, ne teori kjo qe thua ti eshte e drejte ,por ne praktike ndryshojne gjerat. Nese ti je minister dhe bashkshortja jote mesuese ti do beje cmos qe minimumi bashkshortja jote te behej drejtoreshe ne te kundert nuk percjell imazhin e duhur tek elektorati ,biles as ti vete nuk do ndiheshe komod me pozicionin e saj si nje mesuese e thjeshte sepse seicili nga ne do me te miren per partneren e tij. Pastaj gazetat e bejne qimen tra se mesa pashe une ne ate liste shumica punonin neper universitete ,banka ,spitale ,UKT ..etj etj.

Ps. Mos kujto se ne boten e civilizuar politikanet fusin grate e tyre neper konkurse per nje vend pune. Eshte sistem kapitalist ku leku e hedh shurren perpjete.
 
Tu e pas parasysh elektoratin per te cilin po flasim cka s'bon vaki. Ta emerosh gruan neper pozita te larta duke e zene vendin e dikuj tjeter qe me te vertete e meriton, vetem qe imazhi i tij te duket me i larte.. eshte veprim qe nuk do koment. Dhe kur e shtojme qe elektorati e merr si gje normale, atehere e gjejme edhe pergjigjen pse nuk bohemi ne.

Kete jave nje minister ne australi dha doreheqje vetem pse dikush nga stafi kishte deklaru se ai e paska bo nje gjest te pahijshem ne nje pub.

Une nuk befasohem pse shqiptaret jemi kaq keq sot.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Nje pjese e tyre kane qene te punesuar ketu e vite nuk u futen tani nga Rama ne ato vende poste.
Sikur eshte zbuluar ndonje gje e papritur po keshtu ke ne cdo institucion te pavarur ne shqiperi .Ky eshte ligji me i vjeter ne gjithe boten jo vetem ne Shqiperi....
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

patjeter...edhe ne smund te presim te na punesoj qeveria :p
po une skuptoj nje gje:pse ketu ne Shqiperi jane te ndare njerezit ose te varfer,ose te pasur....:(
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

dmth ne total jane 50 apo 60 vende pune te okupuara nga keta. Thua kaq mjaftojne qe ne te themi ja hodhem??
dhe nuk marrim parasysh se edhe keta femijet apo bashkshortet duhet te punojne ne fund te fundit.

Per mua problem ben kur keta perdorin emrin e prindit apo bashkshortit per te bere emerime sipas deshirave ...ath po cenohemi,
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Po kur karrieren politike e nisin duke bertitur neper fushata,me 8 vjet shkolle ne moshen madhore.
E pas 4 vjetesh karrier fushore-malore,bejne share nga dy tre diplloma dhe digasteret qe drejtojne hahahahahhaa.:p
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Kta i çojnë edhe kalamajt jashtë që t'marrin i shkollim t'mir dhe t'ken kualifikimet e duhura kshu që mbase edhe i kanë marrë me meritë ato vende pune. Jo per te justifiku politikanet, por eshte e mundur edhe kjo gje.
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Nese para disa vitesh probabiliteti per te gjetur pune pa mik dhe vetem me meritat e tua ishte 50% ne ditet e sotme mbizoteron vetem miku, dhe duhet te jesh vertet me shume shans qe te gjesh vend pune pa mik dhe vetem me meritat e tua.

hajduti
 
Titulli: Ku i kanë punësuar politikanët të afërmit e tyre (lista e plotë)

Sot per Sot vetem LSI te gjen pune ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top