Ku fillon Kosova dhe mbaron Shqipëria

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Sapo mbërritëm në Durrës, me grupin e miqve të mi, morëm autobusin për të shkuar tek Plazhi. Autobusi, që ecte me dyer të hapura, të krijonte menjëherë idenë e kësaj popullsie të re në Plazhin e Durrësit. Plaka me benevrekë, pleq me qeleshe, të rinj me flokë të prera njësoj në formë katrore sipër kokës dhe që shikonin me epsh femrat. Peizazhi nga të dyja anët e rrugës të trembte. Pankarta të mëdha të shkruara keq -- Pizzeri, Pjekurin, Pula pa eshtra, Materiale ndërtimi-elektrike-hidraulike-vegla pune... dhe mu ngjitur...BYREK-PICCA. Një ndër tre mbanin firmën KOSOVA, Prizreni - Gjakova. Dhe midis kësaj morie pankartash marramendëse, postera sa një ndërtesë 4 katesh të lloj-lloj këngëtaresh me gjinj përjashta e me bythë të kërcyera.

U shpjegova miqve të mi që më në fund kufijtë ishin hapur dhe Durrësi me sa duket ishte bërë një vend i përshtatshëm ku vëllezërit tanë kosovarë kalonin pushimet në qetësi të plotë.

Sapo zbritëm nga autobusi (dmth sapo u hodhëm) mu tek Adriatiku një mori kosovarësh po zbrisnin nga një autobus i madh Durrës-Tiranë- Prishtinë. Mbeta e habitur, nuk e dija që ekzistonte një linjë e tillë. Po rrija duke vështruar e habitur kur vërej një nga miqtë e mi që përpiqej të fliste me një kosovar me këmbë e me duar. Menjëherë u mblodhën nja dhjetë vetë, të gjithë kosovarë rreth të dyve. Vrapova e shqetësuar... Jo, jo në fakt ky kosovari kishte kujtuar se ishte një mik i tij dhe i kishte rënë shpatullave nga mbrapa. Nejse. U futëm tek Adriatiku, ku 95 përqind e klientëve do t’i gjenim kosovarë.

Në hotel fëmijët bridhnin nga të katër anët. Personeli nuk e çante kokën fare, ndërsa unë mendoja për Hotel Adriatikun e dikurshëm, që ishte një nga vendet më luksoze të Plazhit.

Mbasi morëm çelësat shkuam më në fund në dhomat tona, për t’u çlodhur dhe bërë ndonjë dush. Por, nga dritaret hynte me dhunë një muzikë e lartë që fillonte me ‘oj’ dhe mbaronte me ‘çikë’, që s’na u nda për të gjitha ditët që ndenjëm aty.

Në darkë dolëm për të pirë një birrë. Në të gjitha baret dëgjohej me forcë muzikë nga veriu i përtejshëm, muzikë e cila varionte nga një bar në tjetrin me të njëjtën forcë dhe volum të tmerrshëm. Meqë e pamë që nuk ishte e mundur ta pinim të qetë atë birrë nëpër lokale provuam andej nga bregu i detit, por atje ishte dhe më keq. Nga të gjitha pistat dëgjohej muzika, aq e lartë saqë të çmendte. Bile mund të dëgjoje edhe fjalët e këngëtareve të ftuara, me dialekt kosovar që ftonte bashkëpatriotët e vet të dilnin nga vrimat dhe të shkonin të kërcenin me të. Nëpër rrugë goca dhe djem kosovare, makina kosovare, dyqane që të shisnin dhe brekë me flamur e me shqiponjë dhe kosovarë mbrapa banaqeve që t’i thoshin çmimet me lekë të reja.

Të nesërmen provuam të dilnim në plazh, por ishte e pamundur të pushoje. Që në orët e para të ditës plazhi u popullua me mbi një milion njerëz që rrinin me nga dy nëpër shezlonge. Në det shikoje gra që laheshin me gjithë benevrekë e pleq që bënin banjo dielli me qeleshe.

Të pije një kafe ishte e pamundur nga muzika e lartë që të shurdhonte, por me sa dukej i pëlqente shumë vëllezërve tanë kosovarë. Nëpër restorante nuk dije ç’të haje, sepse menyja ishte e shkruar në shumicën e rasteve gjysmë shqip – gjysmë serbisht, aq më tepër që ...me falni por grosha dhe muzika e lartë sikur nuk shtyhen fare, në mes të verës.

Midis këtyre një fill drite. Një lokal ku mund të pije kokteje të freskëta në qetësi dhe një barmen që nuk mu duk fare si kosovar. Shkova dhe e pyeta. Po, ai ishte nga Tirana, quhej Olti, kishte punuar me vite në Vjenë dhe ishte një nga të paktit ose ndoshta i vetmi që kishte pasur kurajon të bënte një Capocabana midis shishqebapeve dhe paidhaqeve, vetëm nga dashuria për atdheun, siç tha ai. Gati sa nuk ju hodha në qafë. Tek Olti, më në fund do ta ndjenim veten më mirë.

Për t'ju larguar kësaj zallamahije u përpoqëm të shkonim tek Shkëmbi i Kavajës. Atje njerëzit ishim më të përzier, por s'kuptoheshin shumë. Kosovarë dhe shqiptarë. Atje takuam dhe një gocë shqiptare që kishte sjellë burrin anglez për herë të parë dhe ishte në sikletin më të madh të jetës së saj.

Mbas 4 ditësh, të lodhur nga nervat ikëm nga Durrësi. Nuk e di pse me vinte të qaja. Ku është Shqipëria, ku është Kosova. Ku jam... Pse të ndodhë kështu...

*Megjithëse autori/ja është fshehur prapa nofkës, artikulli u përzgjodh nga redaksia për botim për shkak të gjuhës së urrejtjes që ai/ajo e përdorë për përshkrimin e pushuesve të Durrësit kësaj vere. E vërtetë, Durrësi mbase ka shumëçka për të dëshiruar sa i përket organizimit të ofertës, jetës dhe pushimeve në të. Rrjedhimisht, “rregullat e shtëpisë’ nuk i bën kurrë mysafiri, por nikoqiri. Mysafirit pastaj ato mund t’i pëlqejnë, ose jo, dhe në bazë të kësaj vendosë se ku do të shkojë për verime – e jo anasjelltas.
Sidoqoftë, artikulli është përzgjedhur për botim si një udhëpërshkrim i shkruar nga një bashkëkombës/e joni/a, që përkundër nofkës, gjërat i sheh vetëm bardh e zi.
Mbase titull më i përshtatshëm për artikullin do të ishte: “Një përshkrim racist i Durrësit”.


gazetaexpress
 
He mo Petrit,c'doje te na thoje qe e solle kete shkrim ketu mes nesh ..!!!!!!!????
 
He mo Petrit,c'doje te na thoje qe e solle kete shkrim ketu mes nesh ..!!!!!!!????

Une sthashe gje, une vetem e sjella kete artikull racist ketu. Kaq!
Shpresoj te sherben ne ngritje te vetedijes, tek te tjeret.
 
Nje turrli e vertet.

Nuk e di per Durrsin,por Vlora eshte me e organizuar :)
 
ky qe e ka shkru ket send u kon gjethqka vetem shqiptar JO , un jom kon ne dures sosht bash qeshtto qysh e paska pershkru ;)
 
Kush ka shkruar kyte artikull u ka ofrur shqiptareve ralitetin e plazhit te Durresit.
Mendoj se ka ardhur koha qe te jemi me te sinqerte me njeri-tjetrin, e kam fjalen per shqiptaret nga Shqiperia dhe ata nga Kosova. Duhet te jemi te ndergjegjshem per ate çfare mund t'i ofrojme njeri-tjetrit. Jemi i njejti komb dhe besoj se nje dite do te jemi ne te njejtin shtet. Por nuk duhe mohuar apo me keq fshehur diferencat qe kemi mes nesh. Kemi jetuar per 100 vjet ne dy shtete te ndryshme dhe ne sisteme shoqerore dhe politike po te ndryshme, dhe diferencat mes dy popujve ne shume fusha jane tejet te medha.
Shqiptaret nga Shqiperia kane qene te izoluar per 50 vjet nga bota e jashtme, por edhe se te izoluar jane me nje nivel shume te larte kulturor dhe shkollor. Shqiptaret nga Kosova kane jetuar ne nje sistem te ngjashem me ate shqiptar, por si per paradoks kane pasur me shume liri se shqiptaret ne Shqiperi. Ajo qe shqiptaret nga Kosova kane pasur me shume eshte liria e livizjes, kane livizur neper Europe si te gjithe europianet e tjere.
Por kjo nuk i ka ndihmuar ne nivelin e tyre kulturor, dhe ketu kemi nje pardoks tjeter.
Diferenca mes shqiptareve nga Shqiperia dhe atyre nga Kosova eshte teper e madhe, ndoshta eshte me e lehte te numerojme diferencat se sa ngjashmmerit.
Te ngjasheme kemi gjuhen flamurin dhe emrat, nje pjese te emerave, ndersa persa i perket te tjerave......çka te them.
Shqiptaret nga Shqiperia kane me pak se 20 vjet qe kane dalur nga vendi i tyre, por kudo qe t'i takosh ne aeroport, ne stacionin e trenit, ne pune, kudo neper Europe, kane fituar nje kulture dhe edukate personale, qe te jua keshe zili. Shqiptaret nga Kosova kane 60 vjet qe jetojne neper Europe por kudo qe t'i takosh, ne aeroprt, stacionin e trenit, ne rruge apo ne pune, kudo neper Europe, nuk eshte e veshtire t'i dallosh se jane nga Kosova. Ne te kundert me shqiptaret nga Shqiperia, ata(kosovaret) jane munduar me shume te ruajne diferencat me europianet se sa t'i reduktojne ato.
Edhe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi dhe nuk kane dale ne Europe, jane te ndryshem nga ata nga Kosova. Destinacioni i vetem apo shembull per t'u ndjekur mbetet gjithmone Europa, tek shqiptaret nga Kosova, te nje pjese e konsiderueshme, Europa shpesh here shikohet si nje rrezik, ku ne nje fare menyre mund te kontriboje ne humjen e kultures dhe zakoneve.
Ku mbaron Shqiperia dhe ku fillon Kosova?? Une mendoj se Shqiperia mbaron ne Kukes, dhe Kosova fillon tek diferencat qe permenda me lart. Kemi ndertuar nje rruge, por nuk do te thote se kemi mbyllur nje hendek diferencash. Por duhet shpresuar se kjo rruge mos te jete e fundit por e para nga dhjetra e dhjetra te tjera. Dhe keto rruge duhet te kontribojne qe te shkurtojne jo vetem kohen qe duhet per te shkuar nga Tirana ne Prishtine, por mbi te gjitha te shkurtoje diferencat, dhe te ngushtoje hendekun qe eshte krijuar mes dy aneve te kombit.
Durresi qe kujtoja une nuk ishte si Durresi qe eshte pershkruar ne artikullin me lart, Durresi qe kujtoja une nuk ishte si Durresi qe pashe vitin e kaluar. Kjo nuk eshte per fajin e shqiptareve nga Kosova por per fajin e shqiptareve nga Shqiperia. Ka ardhur koha qe mos t'i konsiderojme me kosovaret vetem si nje mjet per t'u pasuruar, por t'i konsiderojme si turista te vertet. Asnje europian nuk do te vinte ne Durres per te pushuar, jo ne Durresin me lart. Ndersa kosovaret vine pamvarsisht nga kushtet e mjerueshme te Durresit.
Dhe ketu eshte nje dileme e madhe, Durresi eshte duke u reduktuar keshtu per "shkak" te kosovarve, apo jane vendasit qe i mendojne se kosovaret nuk meritojne me shume?? Une do te ish per te dyten. Prandaj duhet fillojme te jemi me te sinqerte me njeri-tjetrin.
 
Ne fakt te gjithe kam lexuar, degjuar kshu thone. Durresin e kane zaptuar kosovaret.

Nuk eshte puna per rracizem ketu, po ja qe vertet e kane zaptuar. Plazhe ska ne kosove apo gjetke ? Lol
 
u bo zor me ardh ne shqiperi , me ardh keq mos me ardh tradhtar ? nuk po kuptoj si nga shkrimi si nga disa ktu qe tregojn qart qe jan kunder shqiptareve tkosoves si nr.1 por edhe nuk deshirojn te vin sivjet thuhet qe 400 mi shqiptare te kosoves kan ardh , normal kan ardh se eshte pak me lir por edhe po shkojn ne nje vend ku e kan me te lir sepse jan ne nje vend te shqiptareve dhe jo sepse eshte me mir se plazhet e rajonit sepse me shiku ulqin eshte me mir me paster plazhet jeta e nates etj etj por mua edhe te me paguajn ne ulqin nuk shkoj vetem te mos e ndegjoj gjuhen sllave edhe pse ulqini eshte me shumic shqiptare por edhe me shku ne ulqin edhe vet malazezi te pret me mir se disa ktu qe po thojn gjona per neve te kosoves edhe pse sllavi malazezi don te na prej prap ne publik nuk e qet at urrejte kurse ne shqiperi qe po e quajm si vend tonin dhe jemi shqiptare edhe po deshirojm bashkim e tregojn urrejtjen haptasi ne fytyr edhe ne gazeta e tv po prap kjo me pelqen me shum sepse me mir eshte e verteta te thuhet ne fytyr dhe jo mbas shpine por mendoj qe at te vertet edhe kur ikin shqiptare e kosoves ne shqiperi te tregojn te jau mbyllin dyrt ma saktsisht nese metvertet e mendojn ket sepse nuk eshte hera e par qe ndodh nje gje e till fatkeqsisht si kjo qe eshte dal ne gazet gjithashtu edhe ne forum at'her pse nuk qoheni ne protesta te na mbyllni kufirin ? nuk e kuptoj ;)

ky gerardi fol pallavra e genjeshtra si gjithmon po te shkosh ne itali , italiant i shajn shqiptaret gjdo dit dmth shqiptaret e shqiperis eh jo ata te kosoves , edhe ashtu ne gjermani e greqi e me fol per kultur europiane e blla blla po skam qka foli me nje qifut izraelit ;)
 
u bo zor me ardh ne shqiperi , me ardh keq mos me ardh tradhtar ? nuk po kuptoj si nga shkrimi si nga disa ktu qe tregojn qart qe jan kunder shqiptareve tkosoves si nr.1 por edhe nuk deshirojn te vin sivjet thuhet qe 400 mi shqiptare te kosoves kan ardh , normal kan ardh se eshte pak me lir por edhe po shkojn ne nje vend ku e kan me te lir sepse jan ne nje vend te shqiptareve dhe jo sepse eshte me mir se plazhet e rajonit sepse me shiku ulqin eshte me mir me paster plazhet jeta e nates etj etj por mua edhe te me paguajn ne ulqin nuk shkoj vetem te mos e ndegjoj gjuhen sllave edhe pse ulqini eshte me shumic shqiptare por edhe me shku ne ulqin edhe vet malazezi te pret me mir se disa ktu qe po thojn gjona per neve te kosoves edhe pse sllavi malazezi don te na prej prap ne publik nuk e qet at urrejte kurse ne shqiperi qe po e quajm si vend tonin dhe jemi shqiptare edhe po deshirojm bashkim e tregojn urrejtjen haptasi ne fytyr edhe ne gazeta e tv po prap kjo me pelqen me shum sepse me mir eshte e verteta te thuhet ne fytyr dhe jo mbas shpine por mendoj qe at te vertet edhe kur ikin shqiptare e kosoves ne shqiperi te tregojn te jau mbyllin dyrt ma saktsisht nese metvertet e mendojn ket sepse nuk eshte hera e par qe ndodh nje gje e till fatkeqsisht si kjo qe eshte dal ne gazet gjithashtu edhe ne forum at'her pse nuk qoheni ne protesta te na mbyllni kufirin ? nuk e kuptoj ;)

ky gerardi fol pallavra e genjeshtra si gjithmon po te shkosh ne itali , italiant i shajn shqiptaret gjdo dit dmth shqiptaret e shqiperis eh jo ata te kosoves , edhe ashtu ne gjermani e greqi e me fol per kultur europiane e blla blla po skam qka foli me nje qifut izraelit ;)

Pse ju e konsideroni veten me te mire si nje çifut? U bete edhe ju zoteri te jeni racist, pika qe si bie racizmit sa poshte ka rene.
Pastaj fillo studio shqipen pak me shume, sepèse une nuk thashe se ne shqiptareve na duan shume as ne Itali dhe as ne Gjermani, une thashe se shqiptaret nga Shqiperia jane perpjekur t'i reduktojne diferencat e tyre me europianet e tjere, dhe te gjethe ku do qe t'i takosh, dimostrojne nje kulture dhe edukate me te mire se para te shkonin ne perendim.
Ata qe jane kunder ardhjes se shqiptareve nga Kosova ne plazhet shqiptare jane vetem nje grumbull injorantesh dhe asgje me teper.
Plazhet e Shqiperise jane edhe te Kosoves dhe nuk mund te jete ndryshe.
Ky eshte motivi qe une them se duhet te jemi me te sinqerte me njeri-tjetrin.
 
Ketij apo kesaj ti vij turp per kto qe ka shkruar..jo per gje po jam nga durrsi,dhe jeten e kaloj ktu ne durres..vertet ka shum dyndje te madhe te kosovareve,por te gjithe i themi 100 here flm qe vijne e pushojne ne durres,si per tregtine e turizmin qe zhvillohet,ashtu dhe per tu nderruar nje cik atmosfera e zymte durrsake ( ta shikoni ju ne fillim te shtatorit,si behet ktu,sikur ka vdekur kush,qetsi e madhe)..sic duket autori/rja sja ka haberin jetes durrsake..e meqe si pelqeu pse se theu qafen me perpara, por priti kater dit,pale i paska ardh dhe me qajt.........:mah
 
Pa plike lidhje ky komenti i kesaj....Ta dergojme kete ne Miami t'i bej pushimet...te ''clodhet'' pak nga shqiptaret...edhe pse nuk garantoj se edhe atje nuk do kete :D.....Po se paku nuk do jene me qeleshe e me dimi te lahen ne uje se na u paska be moderene kjo pffff ...

Sa me qeshet me ate pjesen qe shkruan kur ka takuar ate cunin e ''kategorise'' se vet, si ajo kenga e ilir shaqirit kur takon shqiptarin ne Turqi :D....nejse qafen e thefte nga do qe te ket shkuar.
 
Interesante!!!!!!

Dje dikush futet ne forun dhe quan nje pjese te Shiperise ''malok'',pastaj me plot bindje flet per''coptim'' te Shqiperise.Sot del nje goce tjeter qe fyen e poshteron kosovaret,po neser...cfare do behet?!

Tutje;
Ata qe frekuentojne Durresin e Shqiperine,jane llumi i Kosoves.Pjesa tjeter (pa mungese modestie)si une as ne enderrat me te tmerreshme nuk e sheh Durresin/Shqiperine.

Tutje;
Rekomandime per Qeverine Shiptare,Ministrine e Turizmit dhe Bashkine e Durresit;

Vitin tjeter,mundesisht kosovareve t'iu caktohet nje plazh i vecante dhe mundesisht i rrethuar me tela dhe qe nuk duhet ta kalojne dhe te dalin ne pjesen tjeter ku eshte e rezervuar vetem per shqiptaret e kulturuar dhe te edukuar.

''Vellau'' i juaj(i)
Taulanti
 
Interesante!!!!!!

Dje dikush futet ne forun dhe quan nje pjese te Shiperise ''malok'',pastaj me plot bindje flet per''coptim'' te Shqiperise.Sot del nje goce tjeter qe fyen e poshteron kosovaret,po neser...cfare do behet?!

Tutje;
Ata qe frekuentojne Durresin e Shqiperine,jane llumi i Kosoves.Pjesa tjeter (pa mungese modestie)si une as ne enderrat me te tmerreshme nuk e sheh Durresin/Shqiperine.

Tutje;
Rekomandime per Qeverine Shiptare,Ministrine e Turizmit dhe Bashkine e Durresit;

Vitin tjeter,mundesisht kosovareve t'iu caktohet nje plazh i vecante dhe mundesisht i rrethuar me tela dhe qe nuk duhet ta kalojne dhe te dalin ne pjesen tjeter ku eshte e rezervuar vetem per shqiptaret e kulturuar dhe te edukuar.

''Vellau'' i juaj(i)
Taulanti

llumi qe kan ardh jan 400 mi persona ?

pse qte dukem ne nga mali :eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh: kom thon ne postimin e par pse nuk qoheni ne protesta te na mbyllni kufirin ore po shtireni sikur na doni e te vim vetem per interes apo un ktu spo kupto asgje :eek:hh::eek:hh:
 
Durrsi eshte nje kaos per kedo qe shkon akoma dhe per ne ''Shqiptaret'' e vertete

ps : Shkrimin e kam ironik per ata qe se kuptojne
 
Kur erdha pra 20 viteve në Zvicër, përshtypja ime e parë:
Kulturë e lartë, gjithëkund korrektësi, shkon të blesh diçka
shitësi edhe "pesëshen" më të vogël insisiston patjetër
që të kthen. Me një fjalë perfeksion në krahasim me vendlindjen
ku mbretëronte korrupsioni, hajnia, familjarizmi etj. etj.
Mirëpo, me kalimin e kohës e kutpova një gjë tjetër.
Kriza dalëngadalë kaplonte Europën e cila shfaqte një rrezik
për ekzistencë tek njerëzit. Tashmë, fillova të shoh fytyrën
e vërtetë të njerëzve të Europës. Ajo kulturë e lartë që
pata gjetur atëherë, nuk është më. Më falni shprehje tash
edhe këtu nëse nuk i hap sytë ta "futin" sa t'i bëjnë sytë
kapsullë. Dallaveret që u pata mësuar të i shoh vetëm në
Ballkan, tash e dhe këtu sa të duash. Me një fjalë, e kuptova
pse kaq zë kulturuar këta! Po ai që i ka punët mirë ka nevojë
të vjedh? Natyrisht se jo! Bollëk - PO, pasuri po, pushimin
pushim, rrogën-rrogë - Pse të vjedh ky? Eh na të ngratit,
si maca me 9 shpirtëra! Për të kursyer edhe groshën më të vogël
bënim çmos. Kur na shihnin që shkonim në Gjermani për të blerë
"harxh", zviceranët na shikonin me sy të shtrembër: Jo, nuk bën
kështu - të hollat e Zvicrës duhet të mbesin këtu, në mënyrë
që shteti të jetë më i fortë! Ah, thojsha vet-më-vete, çfarë
patriota të mëdhenj, kështu ruhet shteti. Mirëpo, lehtë është
të flasësh kur e ke pagën 2 herë më të madhe, e unë kujtoja
që me të vërtetë e duakan shtetin e tyre.
Kurse, tash në radhë të parë i ke ata që shkojnë në Gjermani
si për të blerë ushqim e si për të bërë riparimin e automjeteve.
E tash e pysja veten: s'ikur t'i kishim pasur edhe ne kushtet
e tyre a nuk do të ishim sjellur si këta! Me siguri që po!
Bile i kishim shitur mend tërë botës, se ai që ka pare ka edhe
mend shumë. Ah, ne të gjorët. Si jetimi (bunjak) as pa nënë
as pa babë! Qëllon kush të mund. Bile ndonjëherë edhe vetëveten!
Derisa Europa, jetonte në maksimumin e luksit, ne luftonim për
ekzistencë, s'mund ta mbushnim as barkun me bukë.
اfarë ka përjetuar populli ynë këtë shekull, shumë mirë jemi!
Në fund, sa janë këta më të mirë se ne? Aspak! Edhe këta
s'ikur të jetonin si ne, ndoshta edhe më të zinj do të dilnin.
E shqiptari i gjorë, e sheh "shpëtimin" po tek ky Europiani
që na ka rrasë thikën sa e sa herë mbas shpine. Dëshiron
të bëhet si ai! Eh kur do ta kuptojmë se nuk na duan?
kur do të ndalemi duke i thënë njëri tjetrit se: i ke faj që
s'po hyjmë në Europë! Po, në fakt ç'presim prej Europës?
Të na japë një formulë magjike? Të na zgjidh problemet?
Do të fillon atëherë në vend të shiut të bien eurot nga qielli?
Ah, të mjerët ne! ثndërra të mëdha po shohim!
E vetmja rrugë: të punojmë, e kur të vie koha që ata të na lusin
të hyjmë s'ikur Zvicrën që po e lusin, atëherë kemi bërë diçka!
Deri atëherë, të shtrëngohemi të punojmë, e tëjemi vetvetja
( nuk ka nevojë të bëhemi si të tjerët) dhe suksesi nuk do të na mungojë!
 
Redaktimi i fundit:
Po ckeni ore, jeni bere si delet, nje mut muti hodhi gurin ne det e vrapo mileti te ta nxjerr. Kush i ka faj keti mut muti (gazetari bythecullakur) qe ka ardhe ne plazhe ne pikun e veres dhe kerkon qetesi varri. O mut - muti pllazhet ne pike vere gumezhijne gjithku. Po te kerkosh qetesi varri ne pike vere e mes pllazhe kjo eshte i cik interesante. Pastaj o mut muti ne Shqiperi ke plazhe e plazhe, nga te zhurmshmet e nga te qetat, po ctu krua bitha te shkoshe te zhurma, apo kerkove diq e sta futi kush pordhe? :espuls::espuls:Hajde muhabet hajde dikush akoma ka idile per ate jeten qe u kishte ofruar kosovareve - shqiptare komunizmi jugosllav. O mut - muti akoma nuk e ke kuptuar ti, se keta Shqiptaret e Kosoves nen komunizmin jugosllave kishin vetem nje te drejte. Te drejten per te punuar. E din ti mut - muti se cfare don te thote te gezosh: te drejten vetem per te punuar. :espuls:Epo ti o mut -muti je aq i arrire sa nuk e din historin nje shekullore te gjysmes se kombit tende, andaj mundohesh te hudhesh balte mbi 2 milion njerez te cilet hjekin te zit e ullirit vetem e vetem qe te shpenzojne cdo qindarke ne shtetin ame, qe ta forcojne sa me shume ate. :gjujpeshk: E din ti o mut-muti se mergimtaret Shqiptar nga Kosova kete vite por edhe viteve tjera kan ndryshuar rrugen e kthimit ne vendlindje (edhe pse ju ka rene me gjat dhe me shtrejte), vetem qe te kalojne nga Shqiperia nene dhe parat ti hargjojne aty. E din ti o mut-muti se po te shkojne ata nga ana e Greqise apo Serbise rruga ju bie 50% me lire. Epo o mut muti nuk i ke bere hesap keto ti se ti qe shkruan ne kete menyre je rod magjupi(gabeli), e magjupi (gabeli) kur eshte bere pasha ka vrare babain e tij. :gjujpeshk:

Padyshim qe ka edhe shqiptar nga kosova qe jan mut-muti sikur puna jote andaj i propozoj qeverise shqiptare te ndaj nje pllazhe me qetesi varresh ku mutat e mutave do kene qetesi per te kujtuar idilet e Xhaxhait dhe Titos.
 
Ehhh kur je bere dhe ti "e panjohura" te shkruash dicka... E paska kap keq me "kosovaret", kushedi cfare i djeg. :D
E tepert te flas me shume per kete artikull qe nuk tregon gje tjeter, pos URREJTJE ndaj shqiptareve te Kosoves.
 
Mua me habit fakti qe te gjitha vendet turistike kerkojne sa me shume njerze, sa me teper gjalleri, ndersa dikush mundohet t'i largoj turistet. Pse? Sepse ata qenkan kosovare dhe nuk i pelqejne atij/asaj qe ka shkru artikullin apo dhe disave qe kan shkru me lart se un.
Mbaj mend ne sezonin turistik 2006/07 ne nje forum ishte nje teme e zbehte me nje titull edhe me te ftohte : " Ku shkojne kosovaret, pse ne Durres nuk vijne " ?

Aty ne nje menyre apo ne tjetren, kosovaret ishin ata qe tradhtuan Durresin dhe zgjidhnin vende tjera per ti kaluar pushimet.
Tani me sa po e shoh un, prap kosovaret iu paskan kthy Durresit, por ama paska dal nje problem tjeter, sepse tani duhet te hapet nje teme : " Pse dreqin nuk ikin kosovaret, pse pikerisht ne Durres vijne " ?
Kosovaret jane ne mes dy zjarreve. Kur nuk preferojne plazhet e bregdetit shqiptare, quhen tradhtare. Kur sezonin tjeter po ata turiste kosovare ne numer shume te madhe frekuentojne Durresin, edhe perkunder asaj se ata mbyllin syte duke e dite qe organizimi veror dhe mundesite qe turitstet kan per ti kaluar pushimet me mbresa te medha , ne fakte jane per tu ardh gjynah e qe nuk te lene asnje mbrese te vetme. Prap, ata nisen per atje vetem pse jan shqiptare dhe e ndiejne si obligim duke thene me vete " shqiptaret duhet t'i ndihmojne shqiptaret " , dhe qfar ndodhe pastaj ? Ne vend se te faliminderohen, per at pak kontribut qe jep secili per turizmin shqiptar, e qe per mendimin tim, kta turiste jane infuzioni i ekonomise shqiptare, sepse perndryshe ato plazhe qysh moti do tkishin vdekur pa turistet shqiptare qe vijne nga jashte Shqiperise, sidomos ata kosovar. Dhe ne vend se te fitojne rrespekt e te percillen me nderime, ata kthehen ne shtepi jo duke mbushe koferat me kujtime si zakonisht qysh kthehet nje turiste, por duke mbush veshet me perbuzje e sharje nga dikush qe nuk paska mund te flej perskaj detit sepse toni i muzikes shume i larte.
Ai ose ajo qe ka shkru kete artikull nuk qenka gazetare, por kembe e kry katundare e cila para se te vinte ne ket perfundim, eshte dashte ta bej mend se qete dhe pa ze shkohet ne vorrim, jo ne pushim.
 
Ajo gazetarja a ceshte kjo qe ka bere kete artikull , duhet te dije
qe Durresin se prishen "Kosovaret "
Durresin e prishen ndertimet pa leje qe u ben vend epavende
Derdhjet e ujrave te zeza s'u kane thene Kosovaret , ndertusve ti lene drejt e ne breg ?
S'kam pare une ndonje njeri qe ajo e quan Kosovar duke perere pishat e pafunda te Adriatikut
Plazhin e prishen marreveshjet dy paleshe politiko shqiptaro greke ku per dite me diell vidhej rera e adriatikut e ngarkohej neper anije per te mbushur brigjet shkembore greke
Kjo eshte aq naive sa qe s'arrin te kuptoje se keta njerez qe ajo i quan Kosovare , duhet tua dije per faleminderit se po te mos vine ata ne plazhet e durresit durresi i saj ktheheje ne nje "kufome"
Per mendimin tim , nuk e di ne cilen gazete eshte botuar ky shkrim , ju shqipatret e shqieprise veriore duhet ti drejtoheni asaj zonjes me nje leter ku ta detyroni te kerkoje falje
Sa per racizem mos mendoni se ky shkrim eshte i tille , kjo qe eshte shkruar ketu eshte nje mendim mjeran qe rendom gjendet neper Shqiperi se Kosovaret prishen Durresin
Keshtu jemi ne Shqipot deshtimet tona mundohemi t'ja hedhim tjetrit :(
S'mbajme asgje per vete !!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top