![a6a4a16d-a89f-4721-9153-e2b2445194d1_zps58962114.jpg a6a4a16d-a89f-4721-9153-e2b2445194d1_zps58962114.jpg](https://fv.al/data/attachments/120/120132-1a3949b115444db19307a9970262e6c7.jpg)
Kryeministri Edi Rama është fotografuar sot duke ecur në këmbë, në Tiranë. Ky është një rast i veçantë, pasi në Shqipëri nuk ndodh që një kryeministër të ecë në këmbë, pa eskortë. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk dilte asnjëherë në publik pa truprojat e tij, e jo më të ecte në këmbë nëpër bulevard.
Por si duket kryeministri aktual, Edi Rama, nuk e ka këtë “fobi”, dhe lëviz lirshëm, pa pasur nevojë për truproja. Nëpër botë ka plot raste kur krerët e shteteve lëvizin me metro apo me biçikleta, dhe një gjë e tillë nuk i bën përshtypje askujt. Por duke qenë se në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë, akti i kryeministrit Rama ka ngjallur kërshëri tek qytetarët.
/Shekulli Online/ E.B./