Kryeministri fsheh "biletat - dhuratë" të NBA. Ligji e detyron të tregojë ...

Malsi

Anëtar i Nderuar
vendii_0.jpg

Kryeministri Rama tha mbrëmë se ai nuk ka paguar asgjë për të parë ndeshjen e NBA mes Indiana Pacers dhe Miami Heat më 4 janar. Ai sqaroi se biletat, që kushtojnë secila nga më shumë se 2200 dollarë, ia kishte dhuruar dikush, emrin e të cilit preferoi të mos e bënte publik. Por me pranimin e këtyre dhuratave kryeministri ka shkelur ligjin për “Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”. Ky ligj, në pikën 1 të nenit 23 “Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale”, thotë se “ثshtë e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat”.

dhuraligji.jpg

Po ashtu kryeministri është i detyruar nga ligji që t’i deklarojë dhuratat dhe ta bëjë publik emrin e personit që i bën ato. Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive në nenin 4 të tij, shprehet se objekt i deklarimit janë “dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale”.

Sipas këtij ligji, pika "f" e tij, “nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk e kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi”.


Dhurata.jpg

Kështu kreu i qeverisë, duhet të deklarojë se sa i kanë kushtuar biletat e dhuruara dhe se kush ia dhuroi ato. Këtë e ka detyrim ligjor, më shumë se detyrim moral ndaj zgjedhësve, pjesa më e madhe e të cilëve as e mendojnë dot të shpenzojnë shuma deri në 2200 euro për të parë një ndeshje basketbolli të NBA, aq më tepër kur kryeministri flet çdo ditë për një Shqipëri në krizë, që është e ngjashme me trupin e një pacienti që nuk lëviz dot, për shkak se është në sallën e operimit.

Lapsi.al
 
Titulli: Kryeministri fsheh "biletat - dhuratë" të NBA. Ligji e detyron të tregojë ..

Shkelje e disafishte e ligjit, por do te harrohet edhe ky muhabet deri neser.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top