Kryeministri Edi Rama shtron Iftar për besimtarët myslimanë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1436901349rama-iftar.jpg


Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së martës një Iftar, me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri.

Kreu i qeverisë u shpreh se Iftari është një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër.

“Pjesëmarrja në një Iftar, prej kampeve të ndryshme, nuk është vetëm shenjë respekti, por edhe një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër”, tha Kryeministri.


Ai kërkoi të ndajë edhe terroristët e ISIS nga feja myslimane, duke thënë se ideologjia e tyre është ideologjia e barbarisë.

“Militantët e ISIS, pasi ekzekutuan një grup të krishterësh pak kohë më parë në Palmira, po përgatiten të shkatërrojnë me dinamit këtë trashëgimi botërore, po ashtu edhe disa qytete të tjera në Irak dhe në Siri”, tha Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama foli edhe për një ftesë të refuzuar, sipas tij nga një mik ateist.

“Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur, i cili tha se ishte ateist dhe si i tillë nuk mund të ulej në një sofër me besimtarët. Por nëse kjo do të kishte qenë një sofër përjashtuese nuk do të ishte gjithëpërfshirëse për ata që ndryshe nga besimtarët myslimanë, besimi në Zot iu buron gjetkë”, tha Kryeministri.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top