Kryebashkiaku i Poliçanit dhunoi 3 vetë pas një debati në Facebook

Gerti2

Donatorë
Mir ja kan bo.
Ku shkojn ata protestuesit aty I her me flamur Shqiptar dhe pa kallashnikov ne dor?
 
Titulli: Shikoni dhunën e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve (FOTO/VIDEO)

Me erdhi rend edhe mua.... Po vuajn edhe këta sikur ne nga shkijet, por sben te tolerohen.

Pse i burgosin kot? Nese dikush duhet te burgoset, atëher jane keta sulmuesit ne rend të parë.


Nje këngë me tekst te embel....Mirë se vjen o vëlla!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shikoni dhunën e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve (FOTO/VIDEO)

Pritej nje situat e tille,nuk mund te keshe shtet demokratik me multikombesi.
E aq me teper ne Ballkan.
Shqiptarve te Maqedonis gjithmone u jan mohuar te drejtat e tyre.
Uroj qe dipllomacia nderkombtare ti japi zgjidhje kesaj plage,pa u derdh shume gjak e para se te kete masakra te medha njerzore.

 
Titulli: Shikoni dhunën e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve (FOTO/VIDEO)

Dhe shteti shqiptar ben sehir
 
Kryebashkiaku i Poliçanit dhunoi 3 vetë pas një debati në Facebook

Mjeku denoncoi dhunën në A1 Report
Zotkaj: S'e kam qëlluar, Hoxha gënjen!
[video=youtube;GLT9KHVQo-0]https://www.youtube.com/watch?v=GLT9KHVQo-0[/video]
BERAT - Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj do të hetohet në gjendje të lirë, pasi sipas policisë ai dyshohet se ka goditur me grushte mjekun e qendrës spitalore të zonës dhe dy persona të tjerë, për motive të dobëta gjatë ditës së djeshme.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lire është për vëllain e kryebashkiakut, Artur Zotkajn si dhe 47-vjeçarin me inicialet F.K që bashkë me dy vëllezërit Zotkaj ka ushtruar dhunë ndaj personave të tjerë.

Burime pranë Policisë së Poliçanit thanë se shkak i konfliktit fizik ka qenë një debat në rrjetin social Facebook mes njërit prej të dhunuarve, 18-vjeçarit R.D dhe vajzës së kryebashkiakut Adriatik Zotkaj.

Kaq ka mjaftuar që debati nga rrjeti social të kalonte në rrugë, ku në afërsi të poliklininës së qytetit, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, vëllai i tij Artur Zotkaj dhe shtetasi me iniciale F.K kanë ushtruar dhunë fizike karshi 18-vjeçarit E.D, babait të tij R.D dhe mjekut Dritan Hoxhaj.

Veprat penale të cilat rëndojnë mbi krybashkiakun janë “Dëmtime të tjera me dashje” “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e qetësisë Publike”.

Mjeku denoncoi ne A1 Report dhunen e ushtruar nga kryabashkiaku Zotkaj
Një ditë më parë ishte vetë mjeku Dritan Hoxha i cili denoncoi përmes televizionit A1 Report dhunën që sipas tij, kryetari prej 3 vitesh në Bashkinë e Poliçanit kishte ushtruar ndaj tij. Sipas Hoxhës ai u godit nga Zotkaj në ambientet e qendrës shëndetësore ndërsa ishte në orarin e punës, dhe e gjithë skena sipas tij ndodhi në sy të pacientëve. Mjeku akuzoi se është goditur për shkak të bindjeve të tij të ndryshme politike nga ato të kryebashkiakut.

I telefonuar nga A1 Report kryetari Zotkja i mohoi të gjitha akuzat duke e vlerësuar si sulm politik ndaj tij në prag të zgjedhjeve vendore.

Zotkaj tha dje për A1 Report se konflikti ndodhi mes tij dhe disa personave të tjerë të cilët sipas tij janë me precedentë penalë dhe e kanë penguar të ushtrojë detyrën, ndërsa për mjekun tha se nuk ishte i përfshirë fare në konflikt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top