Kriza politike, nis takimi Rama-Basha në Presidencë
Kryeministrit Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë nisur një takim në ambientet e Presidencës, ashtu siç ishte bërë me dije një ditë më parë.
Rama ka mbërritur në takim i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, ndërsa kryedemokrati Basha nga kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.
Ky takim vjen pas thirrjes për dialog, të bërë një ditë më parë nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani.
Thirrjes së Nishanit iu përgjigjën pozitivisht, si kryeministri Rama, ashtu edhe kreu i PD-së Basha.
Ky do të jetë takimi i parë i drejtëpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt.
(gazeta-Shqip.com)