Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Po lere ca diskuton kot kta shikojen dy te mira qe ben greku por nuk din pasojat qe vin mbas ktyre te mirave qe te bejen ..Nje popull nje shtet qe shfryn vrer dhe te diskriminon ...Jo te miren qe sja dua po as ta shikoj kurr me sy sa te jem gjall..

Ky vjen e na tregon perrallat me te mira qe na kan ber .. Na flet gjith dashamirsi na u kujtuan sot kta na ta duan shtetin grek ...

Pse mendon ti se Marla ka nevoje per një babysitter si ti ?,po shikon se debati midis neve po merr një drejtim jo pozitiv qe ta drejtosh me debatet tuja plot me bosh .Ne vend qe të besh si brillant e të me therasesh me epitetin "ky" argomento ne menyre me koherente qe mos të flasish me veten si ne kete teme.
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor


Po ti e ke iden sa vite ua kan pir gjakun shqiptarve?? Pse nuk urrej Italin spanjan ,gjermanin apo ndo nje shtet tjeter ?? Nje arsye te fort e kam ne ate boten time te behemi cik realist kaq keq po te vika ty per greqin ?? Do thuash qe dhe shqiptaret skan len gje pa ber dakort me ty por per nje popull te till qe ka vrar per vite me radh kushedi sa bij nenash qe akoma sju jan gjend as eshtrat, nje popull rracist me te madh ne bot , nje popull qe esht munduar per vite me radh te shkel me kemb, e sa te tjer qe po vuajen burgun ne greqi dhe pse jan te pafafajeshem... Ti me thua te ndjej keq ardhje per kte popull??

Me thuaj ti shoqe nese nese u gabova ne ndo nje gje nga kto ??

Me vjen keq per ato familje shqiptare qe kan dhe ato pasojat e tyre mbas ktij problemi ...Por per greqin dhe sikur fshihesh nga harta e europes nuk do me vinte keq per asgje..

Po mir o reni meqe jan aqe te pa shpirt ,pse ikin shqiptaret te punojn atje pra ?mu me vjen keq qe ju erdhen gjerat ne ket pik ,ani pse nuk na duan aspak ani pse kan vra djem shqiptar ,por ase ne si race nuk po dalim edhe moll e embel.por te prekesh fundin nuk eshte gje se duhet te knaqemi ne tjeret
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Pse mendon ti se Marla ka nevoje per një babysitter si ti ?,po shikon se debati midis neve po merr një drejtim jo pozitiv qe ta drejtosh me debatet tuja plot me bosh .Ne vend qe të besh si brillant e të me therasesh me epitetin "ky" argomento ne menyre me koherente qe mos të flasish me veten si ne kete teme.

Per babysiter ndoshta do bente pune me nje si puna jote ta mbyllja gojan me cuco e ke parasush ca esht ?? Nje si ajo do te bente pune sidomos tani qe votuan kunder BE , do shikosh sa shum gjera do ndryshojen per greqin dhe per emigrantet ..Po te kesh nje cik mend mund ta mendosh qe tani greqia ben cfar i do qejfi me cdo kend sepse smer me urdher nga BE dhe sa per djeni do te jet shum me e veshtir tani per emigrantet ..Mos kujto se kjo sjell ndo nje gje te mir per emigrantet jan ne kriz jan pa pune cfar do bejen simbas teje??
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Greqi, Samaras jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas rezultatit të referendumit

1436129328samarasss.jpg


Greqia votoi në referendumin e të dielës kundër reformave të propozuara nga europianët, ku mbi 60 përqind e grekëve votuan “JO”. Ky rezultat u shoqërua menjëherë me dorëheqjen e Samaras nga posti që mbante si kryetar i partisë Demokracia e Re.

Ish-kryeministri Antonis Samaras ka pranuar humbjen e kahut te tij qe mbështesnin “PO”-në dhe ka dhënë menjëherë dorëheqjen si kryetar i partisë që drejtonte.

Përkohësisht , deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në këtë post do të qëndrojë Vangelis Meimarakis.

/ Top Channel
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Greqi, jep dorëheqjen ministri i Financave

143616337411714377_10207241798193101_1145142660_n.jpg


Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas rezultatit të referendumit të së dielës, që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.

Me anë të një postimi në Twitter të hënën, ai bëri të ditur se ministrat e Eurogrupit i kanë lënë të kuptojë se mungesa e tij do të vlerësohej shumë dhe për këtë arsye nuk do të jetë më ministër i Financave.

Gjithashtu, Varoufakis shtoi se edhe kryeministri Tsipras mendon se largimi i tij do e ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me partnerët europianë.

/ Top Channel
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Rënie në bursa pas "jo"-së greke. Euro zhvlerësohet ndaj dollarit

Tregjet europiane dhe ato aziatike të aksioneve ranë që të gjitha pas votës “jo” të grekëve në referendumin e së dielës.

Bindja e përgjithshme se pas këtij zhvillimi, Greqia mund të dalë nga zona e monedhës së përbashkët ka bërë që euro të pësojë një rrëshqitje me 0.4% të vlerës kundrejt dollarit amerikan dhe 0.5% ndaj paundit britanik.

Indeksi i Japonise, Nikkei pësoi humbje në nivelin 2%, CAC-40 e Parisit dhe Dax-i i Gjermanisë, që në hapje ishin me humbje, përkatësisht 2.1 dhe 1.9%, një reagim ky më i fortë se parashikimi. Në Londër, FTSE 100 u rudh me 1%.

“Rreziku i një Grexit-i tani është shtuar. Kjo do të çojë drejt fundosjes së shumë aseteve të konsideruara me doza të larta rreziku, ndërsa paratë do të largohen drejt parajsave të sigurta”, komentoi situatën Philippe Gijsels, drejtor i kërkimit në BNP Paribas Fortis Global Markets.

Të dielën, Banka e Greqisë deklaroi se planifikon t’i paraqesë një kërkesë zyrtare Bankës Qendrore Europiane për një ndihmë të re. Pa fondet e emergjencës së BQE-së shtohet frika se bankat greke brenda disa ditësh mund të mbeten pa para kesh, çka me të gjitha gjasat do ta detyronte qeverinë të presë një tjetër monedhë për të paguar rrogat e pensionet.

Disa zyrtarë europianë megjithatë kanë paralajmëruar se kreditorët mund ta përkthejnë voten “jo” si refuzim të palës greke për bisedime të mëtejshme.

Zëvendëskancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se, me këtë lëvizje, Aleksis Tsipras i shembi urat mes Greqisë dhe Europës.

Ekspertja Kathleen Brooks, e Forex.com profetizon një rënie të mëtejshme të euros, për shkak se situata pas referendumit do ta bëjë monedhën e përbashkët mjaft të cenueshme ndaj sulmeve spekulative gjatë ditëve në vijim.

/ Top Channel
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Referendumi grek, reagojnë partnerët

Kryeministri grek Aleksis Tsipras thotë se është gati të kthehet në tryezën e bisedimeve, pasi 61 për qind e votuesve në referendumin e së dielës votuan kundër pranimit nga Greqia të masave të mëtejshme shtrënguese në këmbim të shpëtimit financiar.

Ai tha se rezultati e forcon mandatin e tij për të negociuar një marrëveshje më të mirë për Greqinë.

Por disa nga partnerët e tjerë të eurozonës, treguan se nuk u kanë bërë shumë përshtypje rezultatet e referendumit.

Gjermania po mban një qëndrim të ashpër ndaj Greqisë dhe përpjekjeve të Athinës për të rinegociuar për fonde shtesë.

Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë gjermane, sinjalizoi një linjë të ashpër ndaj Greqisë. Ai tha se Gjermania është ende e gatshme për bisedime me Greqinë në çdo kohë, por kjo varet nga qeveria greke dhe kushtet nuk janë përmbushur ende:

"Në dritën e vendimit të djeshëm nga qytetarët grekë, nuk ka asnjë bazë për të hyrë në negociata për një program të ri ndihme. Greqia është anëtare e euros. Varet nga Greqia dhe nga qeveria e saj që ajo të mbetet e tillë. Gjithçka varet nga propozimet që qeveria greke hedh në tryezë," tha zëdhënësi.

Sigmar Gabriel, Gjermanisë zëvendëskancelar dhe ministër i ekonomisë, i tha gazetës gjermane Tagesspiegel se zoti Tsipras ka "shembur urat e fundit, mbi të cilat Evropa dhe Greqia mund të lëvizin në drejtim të një kompromisi.”

Ministri francez i financave, Michel Sapin, ndërkohë tha se ekziston ende një "bazë dialogu" për një program ndihmash për Greqinë, por shtoi se varet nga Athina për ta marrë "këtë dialog seriozisht".

"Ekziston në tryezë një bazë për dialog, por varet nga Greqia që të tregojë se ajo e merr këtë dialog seriozisht. Greqia e di se mund të mbetet në eurozonë, por për këtë duhen marrë vendime,” tha ministri francez.

Rezultati i referendumit i ka bërë diskutimet e Greqisë me kreditorët më të vështira, por synimi mbetet që Greqia të vazhdojë të qëndrojë në Eurozonë, tha kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

"Vazhdoj ta them se pavarësisht nga rezultati i referendumit, Greqia duhet të marrë masa të vështira, përndryshe qeveria nuk do të funksionojë, ekonomia nuk do të funksionojë. Nëse qeveria dhe populli nuk pranojnë masa të vështira, ne do të hyjmë në një gjendje shumë të vështirë,” tha kreu i Eurogrupit.

Henrik Enderlein, një nga ekonomistët më të njohur të Gjermanisë, parashikon një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona:

"48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse pas kësaj 'jo'-je do të jetë e vështirë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve. Në qoftë se Aleksis Tsipras, pas kësaj vote 'jo', që është një fitore për të – e shfrytëzon fitoren dhe vazhdon provokimet duke thënë se "tani unë kërkon një marrëveshje me kushte shumë të mira ', atëherë unë kam shumë pak shpresë se dalja e Greqisë nga Eurozona mund të shmanget."

"Mendoj se për Greqinë, dalja nga euroja do të ishte fatkeqësi. Ajo do të kalonte nëpër dy, tre, ose më shumë vite recesioni dhe një rritje masive të papunësisë, inflacioni do të arrinte nivele rekord. Mendoj gjithashtu se pasojat humanitare do të ishin një burim i vërtetë shqetësimi në zemrën e Bashkimit Evropian, prandaj kjo duhet të shmanget," tha zoti Enderlein.

Komisioni Evropian tha se e "respekton" rezultatin e referendumit. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka bërë thirrje për një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të Eurozonës nesër për të diskutuar mbi gjendjen.
b.zeriamerikes
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Per babysiter ndoshta do bente pune me nje si puna jote ta mbyllja gojan me cuco e ke parasush ca esht ?? Nje si ajo do te bente pune sidomos tani qe votuan kunder BE , do shikosh sa shum gjera do ndryshojen per greqin dhe per emigrantet ..Po te kesh nje cik mend mund ta mendosh qe tani greqia ben cfar i do qejfi me cdo kend sepse smer me urdher nga BE dhe sa per djeni do te jet shum me e veshtir tani per emigrantet ..Mos kujto se kjo sjell ndo nje gje te mir per emigrantet jan ne kriz jan pa pune cfar do bejen simbas teje??

Nese fjala "cuco" nenkupton "ciuccio" qe do te thote biberon apo fyerje gomar... une e din si i marr keto fjale njelloj si letra higenike.Sepse nese nje debat nuk din ta shtjellosh sic e kerkon "netiquette-ta" nuk eshte problemi imi por i nervave te dobeta te tuaja... po nejse varja.Sa per temen ,deshira jote per zdhukjen e nje popullit tjeter kushdo qofte me duket nje gje e rendomte per kete arsye e kritikova.Ti harron se jane ballkanas njilloj si ti e un e pasojat e varferise strukturale shqiptare i kerkon te tjetri me teper se te vetvetja.Kthehu ti ne Vloren tende te dashtur gjej nje pune e kerko te drejtat tuaja qe te takojne.Por e din shume mire se letra e te drejtave do te perdoret per te shkruar menu-ne e lokaleve bregdetare vlonjate.
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Merkel-Hollande: Dera mbetet e hapur për negociata me Greqinë

D-1445-4B84-9D2F-2BF9CBF1FD2C_w268_r1_cx0_cy10_cw0.jpg

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës thanë se e respektojnë votën e Greqisë kundër kushteve të një plani ndërkombëtar dhe shtuan se dera mbetet e hapur për negociata me qeverinë greke për të gjetur një mënyrë që Greqia të qëndrojë në Eurozonën e përbërë nga 19 vende.

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi rëndësinë që Greqia të marrë përgjegjësi për reformimin e ekonomisë së saj:

"Po e themi shumë qartë se dera për bisedime mbetet e hapur dhe se takimi i udhëheqësve të Eurozonës nesër duhet të kuptohet në këtë frymë. Por në të njëjtën kohë, ne themi se kërkesat për fillimin e negociatave mbi një program konkret ndihme financiare tani nuk janë plotësuar. Do të jetë shumë e rëndësishme që nesër kryeministri grek të na tregojë se cilat janë hapat e ardhshëm të Greqisë dhe të paraqesë një propozim të saktë për një program afatmesëm që do ta çonte Greqinë drejt begatisë dhe rritjes ekonomike."

Presidenti francez François Hollande tha se është e rëndësishme që Evropa të tregojë solidaritet me Greqinë:

"Tani varet nga qeveria e zotit Aleksis Tsipras për të ofruar, propozime serioze dhe të besueshme në mënyrë që kjo të mund të shndërrohet në një program i cili hap një perspektivë afat-gjatë, sepse Greqia ka nevojë për një perspektivë afatgjatë në Eurozonë me rregulla të qëndrueshme, ashtu siç vepron vetë Eurozona."

Dy udhëheqësit, të cilët u takuan të hënën në Paris, drejtojnë ekonomitë më të mëdha të Eurozonës.

Franca ka mbajtur një qendrim më pajtues se sa Gjermania për çështjen e borxhit grek.

Uashingtoni tha të hënën se udhëheqësit grekë dhe evropianë duhet të kërkojnë një kompromis, i cili të lejojë që Greqia të mbetet në Eurozonë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se është në interesin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara që kriza e borxhit grek të zgjidhet.

Agjencia e klasifikimit të kreditit, Fitch tha se “jo”-ja e Greqisë në referendumin e së dielës e rrit në mënyrë dramatike rrezikun që Greqia të largohet nga Eurozona.

Agjencia Fitch tha se një marrëveshje mes Greqisë dhe kreditorëve ende është e mundur por mbetet pak kohë. Sipas agjencisë, Banka Qendrore Evropiane mund të gjejë rrugën për t’i furnizuar bankat greke me para ndërkohë që negociatat vazhdojnë.

Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do ta mbajë të pandryshuar nivelin e kredisë emergjente për bankat greke, duke i lënë këto banka nën një trysni në rritje për të përballuar tërheqjet e parave nga depozituesit.

qeveria greke emëroi zotin Euklid Tsakalotos si ministër të ri të financave, një ditë përpara një takimi të ngutshëm me kreditorët në Bruksel.

Ekonomisti 55-vjeçar ishte negociatori kryesor i Kryeministrit Aleksis Tsipras në bisedimet që u ndërprenë muajin e kaluar para se zoti Tsipras të thërriste referendumin. Në referendum, grekët votuan kundër propozimeve të fundit të kreditorëve, që ishin kusht për t’i dhënë Greqisë fonde dhe për të shmangur mospagimin e kredive.

Zoti Tsakalotos i zë vendin kolegut të tij Yanis Varoufakis, i cili dha dorëheqjen po të hënën, duke deklaruar se largimi i tij do të ndihmonte arritjen e njuë marrëveshjeje në negociatat e shpëtimit financiar të vendit.

Zëdhënësi i kabinetit grek, Gabriel Sakellaridis, tha se qeveria po bën përpjekje për të arritur marrëveshje me kreditorët sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur një katastrofë ekonomike. Ai tha se qeveria është në dijeni se sa kritike është situata.

Kryeministri Tsipras dhe ministri i ri i financave pritet t’u ofrojnë propozime të reja kreditorëve evropianë.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Scheuble, tha se pasuesi i zotit Varoufakis do të jetë në një situatë jo të lehtë për të gjetur një zgjidhje me kolegët e tij të Eurogrupit.

zeriamrikes
 

Attachments

  • D-1445-4B84-9D2F-2BF9CBF1FD2C_w268_r1_cx0_cy10_cw0.jpg
    D-1445-4B84-9D2F-2BF9CBF1FD2C_w268_r1_cx0_cy10_cw0.jpg
    10.9 KB · Shikime: 0
  • D-1445-4B84-9D2F-2BF9CBF1FD2C_w268_r1_cx0_cy10_cw0.jpg
    D-1445-4B84-9D2F-2BF9CBF1FD2C_w268_r1_cx0_cy10_cw0.jpg
    10.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Sfidat e ministrit të ri të Financave, Euclid Tsakalotos

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Euclid Tsakalotos mund të jetë një personazh jo aq pompoz e i hedhur sa parardhësi i tij Yanis Varoufakis, por këndvështrimin ndaj krizës së borxhit nuk e ka më pak të ngurtë.

Edhe pse analistët pajtohen thuajse të gjithë në një pikë: atë që 55-vjeçari Tsakalos nuk ka për të qenë bombastik sa Varoufakis në diskutimet me kreditorët ndërkombëtarë, një pjesë ndajnë bindjen se në tryezën e negociatave, qëndrimi i tij mund të jetë dhe më i ashpër.

Tsakalotos ka lindur në Holandë, ka kryer studimet e larta për shkenca ekonomike në Universitetin e Oksfordit e përpara se të merrte nga Varoufakis stafetën e kryenegociatorit të Greqisë në bisedimet e borxhit në muajin prill, ka shërbyer si ministër i اështjeve ekonomike ndërkombëtare.

Ky anëtar i hershëm i Syrizës, ndryshe nga Varoufakis i ardhur rishtaz, ishte zgjedhja më e kuptueshme për postin e kreut të ri të financave. Stili i tij, më pak konfrontues, me siguri do të mirëpritet nga huadhënësit.

Por, edhe pse i qetë, nuk është tip që lëkundet lehtë. Në një intervistë për gazetën franceze “Liberation” muajin e kaluar, Varoufakis argumentonte se kreditorët e Greqisë nuk dukeshin të përgatitur për kompromis, ndërsa nga ana tjetër shfaqeshin të vendosur të impononin kërkesa, sipas tij, jorealiste.

Duke dëshmuar të njëjtën prirje për shpërthime retorikash, Tsakalos deklaronte në mars se Athina nuk kërkon trajtim special; kërkon trajtim të barabartë mes të barabartësh në kontinentin e vjetër.

Ai pati këmbëngulur atëherë se qeveria e Syrizës ishte thellësisht pro-Europës dhe se dëshironte një program të zbatueshëm ekonomik brenda zonës së euros.

Sipas korrespondentëve të huaj, prioriteti më i ngutshëm i Tsakalosit me të marrë frerët e Ministrisë së Financave do të jetë ta shtyjë BQE-në të garantojë një injektim fondesh emergjence për bankat greke, të cilave po u shterojnë paratë, çka mund që shumë shpejt, pavarësisht kontrolleve të kapitalit të vendosura prej më shumë se një jave, të falimentojnë.

Pas kësaj do të tentojë të bindë liderët e Eurozonës që t’i japin shtetit helen edhe një shans tjetër, e nëse dështon do të përballet me agoninë e negocimit të asaj që, siç thotë, nuk e ka dëshiruar kurrë: daljen e Greqisë nga zona e monedhës së përbashkët.

/ Top Channel
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Greket duket se e kane humb komplet orientimin dhe nuk dine as cfare duan me. Kane mbet si peshku pa uje dhe perpeliten kot. Nje dite kerkojne referendum kunder kreditoreve, diten tjeter kerkojne 7 miliard borxh po nga ata. Ec e merre vesh.
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Greket duket se e kane humb komplet orientimin dhe nuk dine as cfare duan me. Kane mbet si peshku pa uje dhe perpeliten kot. Nje dite kerkojne referendum kunder kreditoreve, diten tjeter kerkojne 7 miliard borxh po nga ata. Ec e merre vesh.


Normal spo din me ca duan e nga te shkojen ...Por per nje gje me vjen keq per emigrantet qe do i mari lumi po doli ne lekun e vet greqia dhe iken nga BE do i kthej emigrantet ne shpit e tyre dhe sdo ket me vler leku tyre gjithato vite pune u ikin dem .. ..(Pa greqis e popullit te vet motra ti .... te shuhet)
 
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Greqia bën lëshime të papritura

4D-AA40-4F94-B3A8-7A6F15D8CAC6_w268_r1_cx0_cy2_cw0.jpg

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras i bëri thirrje sot ligjvënësve të mbështesin një paketë reformash të ashpra, pak, pasi bëri lëshime të papritura të minutës së fundit, në përpjekje për të shpëtuar vendin nga një kolaps financiar.

Partnerët e Eurozonës u dukën të gatshëm për të arritur gjatë fundjavës një marrëveshje që do të mbante Greqinë brenda Eurozonës.

Pasi hyri mes duartrokitjeve në një mbledhje të partisë, zoti Tsipras u përpoq të fitonte mbështetjen e ligjvënësve të tij për propozimin e ri. Ai u bëri thirrje ta ndihmojnë Greqinë të qëndrojë në Euro, por u përball me rezistencën e disa majtistëve të befasuar që ai ka pranuar tashmë disa masa shtrënguese të refuzuara më parë.

“Ballafaqohemi me vendime kritike”, i tha zoti Tsipras grupit të tij parlamentar. “Kemi mandatin për të arritur një marrëveshje më të mirë se ajo që na dha Eurogroup-i, por i cili nuk është absolutisht një mandat për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona,” shtoi ai.

Paketa më e fundit për reforma është tepër e ngjashme me kushtet që grekët refuzuan në referendum të dielën e kaluar, duke zemëruar kështu anëtarët e plaftformës së majtë brenda partisë Syriza. Pesë prej tyre nënshkruan një letër ku thuhej se do të ishte më mirë të rikthehej dhrahmia, se sa të pranonin masa të mëtejshme shtrënguese pa marrë falje të borxhit.

Ministri i energjisë, Panagiotis Lafazanis, i cili i përket fraksionit të majtë, i tha agjensisë Reuters se “propozimi nuk përputhet me programin e partisë Syriza”. Ai nuk rrëfeu se si do të votojë gjatë seancës parlamentare.

Edhe në rast se do të ketë një rebelim nga brenda partisë së tij, zotit Tsipras i është garantuar mbështetja e ligjvënësve të opozitës për të arritur numrin e duhur të votave, por kjo do të dobësonte pozitat e tij politike. Partia e qendrës, To Potami, dhe partia kryesore e opozitës së qendrës së djathtë, Demokracia e Re, kanë thënë se do ta mbështesin.

“Serioze dhe e besueshme”

Gjermania, vendi që ka kontribuar më shumë për fondet e shpëtimit, u tregua e kujdesshme. Një zëdhënës i ministrisë së financave përjashtoi mundësinë e një ristrukturimi të borxhit që do sillte ulje të vlerës së tij reale.

Franca, mbështetësja më e madhe e Greqisë në Eurozonë, shpejtoi ta vlerësojë propozimin.

Presidenti francez Hollande e quajti ofertën “serioze dhe të besueshme”. Kreu i Eurogroup-it, Jeroen Dijsselbloem e quajti një “tekst të detajuar”, por nuk hyri në detaje. Ai u tha gazetarëve se një mbështetje e gjerë në Greqi do t’i jepte më shumë besueshmëri, por se edhe atëherë duhet shqyrtuar me kujdes dhe se sidoqoftë do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm për t’u marrë.

Mbështetja e kreditorëve është thelbësore në mënyrë që udhëheqësit e Eurozonës të mbështesin propozimin. Zoti Dijsselbloem, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Maroi Draghi dhe kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde e diskutuan planin nëpërmjet një videokonference.

Euro fitoi mbi 1% ndaj dollarit dhe tregjet evropiane përjetuan një përmirësim. Bonot italiane, spanjolle dhe portugeze ranë, duke reflektuar kështu perceptimin e zvogëlimit të riskut.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, tha se Greqia dhe kreditorët e saj duket se janë më pranë një marrëveshjeje, dhe bëri thirrje për një përshtatje të barrës së borxhit të Athinës, për të lehtësuar shpërndarjen e parave të thata. Greqisë i duhet ende të zbusë qëndrime të ashpra ndaj saj nga partnerët e tjerë të Eurozonës.

Ministrat e financave të 19 vendeve të Eurozonës do të takohen të shtunën për të vendosur nëse do të rekomandojnë hapjen e negociatave për një program të tretë shpëtimi, megjithë lodhjen prej krizës 5-vjeçare greke. Një zyrtar i lartë i BE-së tha se në takim do të diskutohet edhe nëse duhen lehtësuar kushtet e borxhit.

Greqia ka kërkuar 53.5 miliardë Euro deri në vitin 2018, si dhe një rishikim të borxhit afatgjatë të vendit.

Një marrëveshje e re do të duhet të miratohet edhe nga parlamentet e vendeve anëtare, përfshirë Gjermaninë.

Parlamenti i Estonisë ishte i pari që i dha qeverisë estoneze miratim të kushtëzuar për të negociuar me Greqinë, pasi Komisioni të jetë shprehur se ekzistojnë premisat për bisedime.

“Zgjedhja e duhur”

Zoti Tsipras ka kërkuar një votim të shpejtë në parlament, për të marrë mbështetje për një listë veprimesh paraprake, të cilat qeveria e tij duhet t’i ndërmarrë për të bindur kreditorët rreth synimeve të saj, dhe për të siguruar një fond fillestar.

Ish-ministri i financave Varoufakis, i cili armiqësoi shumë prej partnerëve evropianë, u shpreh se mbështet përpjekjet e Greqisë për të rinegociuar borxhin, por se nuk do të marrë dot pjesë në seancën parlamentare “për arsye familjare”.

Oferta më e fundit e Greqisë parashikon shkurtim të shpenzimeve, privatizime të aseteve shtetërore, si p.sh. portin e Pireut dhe aeroportet vendore, rritje të taksave për hotelet dhe restorantet, dhe heqjen e një pagese shtesë për pensionistët më të varfër.

Analisti i Commerzbank, Markus Koch, thotë se “JO”-ja e referendumit duket se është shndërruar prej zotit Tsipras në një “PO”.

Bankat greke vazhdojnë të jenë të mbyllura që më 29 qershor, kur u vendos kontroll mbi kapitalin dhe kufizime për tërheqjen e parave të thata, pas dështimin të bisedimeve të mëparshme. Greqia nuk pagoi dot një këst për FMN-në dhe tashmë përballet me një tjetër afat pagese ndaj BQE-së, më 20 korrik, pagesë të cilën nuk e kryen dot pa ndihmë.

Vendi ka marrë tashmë dy fonde shpëtimi prej 240 miliardë Eurosh nga Eurozona dhe FMN-ja, që nga viti 2010, por ekonomia e vendit është zvogëluar me 25%, papunësia është në mbi 25%, dhe një ndër dy të rinj grekë është i papunë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u shpreh të premten në Uashingtoni se “jemi të kënaqur të shikojmë Greqinë të ndërmarrë këtë hap duke paraqitur një propozim konkret, po
zeriamrikes
 

Attachments

  • 4D-AA40-4F94-B3A8-7A6F15D8CAC6_w268_r1_cx0_cy2_cw0.jpg
    4D-AA40-4F94-B3A8-7A6F15D8CAC6_w268_r1_cx0_cy2_cw0.jpg
    9.9 KB · Shikime: 0
  • 4D-AA40-4F94-B3A8-7A6F15D8CAC6_w268_r1_cx0_cy2_cw0.jpg
    4D-AA40-4F94-B3A8-7A6F15D8CAC6_w268_r1_cx0_cy2_cw0.jpg
    9.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top