Kritika Thaçit lidhur me RTK-në

Kresha

A pretty face can never trick me
Unioni Evropian i Transmetuesve: Hashim Thaçi e ka shndërruar RTK-ën në "krah medial të partisë në pushtet".

Unioni Evropian i Transmetuesve të hënën e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në "krah medial të partisë në pushtet".

"Presioni nga qeveria juaj e ka transformuar RTK-në, nga një furnizues i balancuar i lajmeve, në një krah medial të partisë në pushtet dhe tuajin si kryeministër", thotë pos tjerash, Jean Reveillon, kryesues i këtij Unioni, në një letër dërguar kryeministrit Thaçi.

Më tutje në letër thuhet se "zërat kritikë apo alternativë kishin qenë të shtypur".

"Ajo që tash po shohim është presioni nga qeveria e Kosovës, që RTK-ja të shndërrohet në një transmetues shtetëror jokritik", shkruan në letrën e tij, kryesuesi i Unionit Evropian të Transmetuesve, raporton agjencia DPA nga Gjeneva.

Reveillon ka kërkuar që kryeministri Thaçi të ndërmarrë "masa urgjente" për rikthimin e autonomisë në RTK. /REL/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top