Bilderberg
Anëtar i ri
KRIPTOKRISHTثRIMI Nث SHQIPثRI: Një vështrimi i shkurtër historik dhe roli i tij i rëndësishëm në substratin kulturor të Shqiptarëve.
nga Joan Pelushi
botuar ne Tempulli, Nr.6, 2002, Korçë (5-17), fq.15 si dhe Donia supra note 20, fq.
Për fenomenin e Kriptokrishtërimit janë bërë shumë pak studime në Ballkan1 dhe akoma më pak në Shqipëri, ndonëse Shqipëria ka qenë një vend ku ky fenomen ka qenë më i përhapur se në çdo vend tjetër. Kriptokrishtërimi, ashtu siç e thotë edhe vetë termi, është ai fenomen, ku individë, familje, grupe apo krahina të ndryshme shpallnin publikisht se e kishin lënë Krishtërimin, ndërsa privatisht vazhdonin ta praktikonin atë. Ky fenomen ishte i dukshëm sidomos në ato vende, kur kthimi nuk ndodhte nga një predikim i fesë nga misionarë paqësorë, por kur popullsia detyrohej nga rrethana të ndryshme të merrte fenë e detyruar nga forca të jashtme dhe kur të qenët në fenë e parë paraqiste një rrezik të madh.
Ky fenomen është studiuar nga historia, etnografia ,antropologjia , psikologjia dhe shumë shkenca të tjera, ngaqë ka ndikuar shumë në formimin kulturor të popujve të ndryshëm. Shumë popuj, ndonëse me të njëjtën fe, kanë patur shumë ndryshime ndërmjet tyre, jo vetëm si rezultat i ndryshimeve të kushteve historike, por edhe nga masa e asimilimit të fesë së re dhe nga mënyrat e ndryshme të kthimit në atë. Elementë, shpesh herë jo shumë të dukshëm, të fesë së vjetër luanin një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së re, sidomos kur feja e re nuk identifikohej krejtësisht me kulturën vendase.
Kjo ka ndodhur me shumë fe, por në këtë artikull do të ndalemi vetëm në fenomenin e kriptokrishtërimit, domethënë fenomenin që u shfaq në vendet e krishtera të pushtuara nga Islami. Ndonëse fenomeni në kuptimin klasik është vetëm kur ruhet vetëdija e të qenurit në fenë e parë, prandaj edhe quhet kriptokrishtërim-i krishterë i fshehtë, përsëri do të ishte me interes jashtëzakonisht të madh të shihet edhe një aspekt tjetër i kriptokrishtërimit; ai kur vetëdija humbet, por ruhen shumë elementë të fesë së parë, ndonëse shpesh edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Rreth këtij aspekti të fundit nuk janë bërë studime të hollësishme.
Ky fenomen është parë mjaft herët. Individë dhe grupe kriptokrishterësh pati pothuaj në të gjitha vendet e krishtera të pushtuara nga arabët, të cilët dalëngadalë pothuajse u asimiluan krejtësisht. Gjithashtu, raportohet për këtë fenomen në ishullin e Kretës, kur ai u pushtua nga saraçenët (825-961)2, në Kaukaz, Siri etj.3 Por fenomeni në mënyrën më të dukshme, u shfaq në Azinë e Vogël, kur ky vend i krishterë filloi të pushtohej nga turqit myslimanë. Rasti i Nikeas është një rast shumë i njohur. Në vitin 1338, banorët e Nikeas, të cilët ishin kthyer në myslimanë, u penduan dhe i kërkuan Patrikut Joan XIV t'i pranonte përsëri në kishë.4 Me pushtimin e Ballkanit nga turqit filloi të shfaqej edhe këtu fenomeni i kriptokrishtërimit, si tek ortodoksët, ashtu edhe tek katolikët. Fenomeni u paraqit pothuaj në të gjithë territorin e Ballkanit, ndonëse jo me të njëjtin intensitet. Kështu që në Qipro dhe në Kretë kemi linovamvakët, në Serbi ?arenët,në Shqipëri laramanët dhe në Greqi rastin e vallakadhes.5 Gjithashtu, në Bullgari dhe në Bosnje islamizimi që zuri vend më shumë tek sekti i Bogomilëve, ruajti për një kohë shumë elemente të fesë së mëparshme.6 Të gjithë emrat që tregojnë kriptokrishterët në këto vende, si linovamvaki, mesokertidhes, paramesi, dvoeverie, dipistia, ?areni, laramani etj., tregojnë pikërisht njerëz që ishin në mes të dy feve.7
Deri në fillim të shekullit XVII popullsia e krishterë ishte mbizotëruese. Por ky shekull do të ishte një nga periudhat më tragjike në historinë e popullit shqiptar, sepse ishte shekulli i një ndryshimi rrënjësor në përbërjen e popullsisë shqiptare, duke sjellë ndryshime të mëdha në kulturën dhe psiken e tyre. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë.10 Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime.11 Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, vetjake apo kolektive, si dhe karakteri e psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftërave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej me klerin vetëm për shkak të disa grindjeve.
Gjatë këtij kthimi jo të gjithë ishin bërë përnjëherë myslimanë. Gjithashtu, kishte shumë familje, që kishin anëtarë nga të dy fetë. Në shumë raste kthehej vetëm kryetari i familjes, i cili kishte marrëdhënie fiskale me autoritetet turke. Në vendet ku Islami zuri vend më shumë, dhe ku aktiviteti i klerit mysliman ishte më i madh, si p.sh. në Shqipërinë e Mesme, procesi i kriptokrishtërimit nuk zgjati për një kohë të gjatë. Ndërsa në zonat veriore dhe jugore procesi vazhdoi më gjatë.12 Po ashtu, kalimi nga kthimi formal në praktikimin e besimit kërkoi disa breza. Gjatë kësaj kohe praktikat e mëparshme vazhdonin të mbaheshin dhe mbetën si një faktor i rëndësishëm në substratin kulturor të popullit shqiptar.
Përmendja e parë e kriptokrishtërimit te katolikët vjen prej vitit 1610, por fenomeni, padyshim, duhet të ketë ekzistuar edhe më parë. Në relacionin e kryepeshkopit të Tivarit, Marin Bicit, drejtuar Papa Pavli V, jepet një përshkrim i gjendjes fetare të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme nën pushtimin turk. Mbasi ka hasur në shumë të krishterë, që për t'i shpëtuar taksave ose për arsye të tjera ishin kthyer myslimanë dhe përsëri e kishin mbajtur besimin e krishterë në zemrat e tyre, ai shkruan: “Dhe me këta të mjerë, që në zemër të tyre besojnë se, prej frikës ndaj njerëzve, mund të ushtrojnë muhametizmin, duke mbajtur në zemër besimin e krishterë janë të mbushura shtetet otomane, sidomos në Shqipëri.”16 Po ashtu, edhe në relacionin e kryepeshkopit të Tivarit, Pjetër Mazrekut, drejtuar Prop. Fide shkruhet: “Ky (Hasi, krahinë në Verilindje) banohet nga një numër i pakufi shqiptarësh nënshtetas të turkut, në mënyrë që, meqenëse dukagjinasit nuk duan të quhen vasalë të turkut as për titull të vasalazhit, as për detyrë të haraçit, kështu që këta (të Hasit) kaq fort qenë marrë me të keq, saqë shumë ose pothuaj të gjithë (sikurse e kemi shënuar gjetiu) janë bërë turq (myslimanë), duke ndryshuar vetëm emrin,pa patur ndërmend që ta mohojnë fenë me zemër."17 Po të njëjtën gjë shkruan edhe At Grigor Mazreku në relacionin e tij (1650-51) dërguar Kongregacionit të shenjtë për gjendjen fetare në rrethinat e Prizrenit: “Në të gjitha fshatrat gjenden të krishterë, në mos burra, gra. Ata që kanë mohuar besimin pendohen shumë për gabimin e bërë dhe thonë se kemi humbur mëshirën e Zotit dhe kurrë nuk mund të nxjerrim mëshirë, sepse kemi bërë faj kaq të madh, që me qenë felëshues; që është mëkati kundër Shpirtit të Shenjtë. Disa thonë, e janë shumë, se me zemër jemi të krishterë, vetëm kemi ndryshuar emrin, sepse nuk mundemi të paguajmë taksat e vendosuri mbi ne nga turqit.”18
Edhe në relacionin e kryepeshkopit të Tivarit, Imzot Vinçens Zmajeviq (1703), jepen dëshmi të shumta për praninë e kriptokrishterëve kudo në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme.19 Shqiptarët i quanin kriptokrishterët laramana e Veriut.20
Shekulli XVII ishte shekulli kur popullsia katolike në Veri po pakësohej dhe po rriteshin të kthyerit në myslimanë dhe të kriptokrishterë. Shkaqet ishin si ekonomike, ashtu edhe social-politike. Sistemi taksor i ispenxhës dhe i xhizjes ishte një barrë e rëndë për të krishterët nën sundimin turk.21 Gjithashtu, këto detyrime taksore u bënë një mjet shtrëngues për t'i detyruar të krishterët të pranonin fenë myslimane.22 Për t'u shpëtuar këtyre, të krishterët shpesh shpalleshin myslimanë, por duke praktikuar në fshehtësi besimin e krishterë.23 Por tek ata vazhdonte praktika e përmendur më sipër: ata i bënin martesat sipas ritit të krishterë dhe fëmijët i pagëzonin me prift, pastaj u vinin emra myslimanë. Po ashtu, një pjesë e madhe e tyre u vinin dy emra, një të krishterë dhe një mysliman dhe vajzat e tyre i martonin me të krishterë. Martesat ndërfetare, ku në pjesën më të madhe gratë e mbanin besimin e krishterë, si edhe vetëdija e të qenit më parë të krishterë, në shumicën e rasteve ishin një faktor i rëndësishëm për krijimin e një marrëdhënieje të mirë ndërmjet anëtarëve të dy feve.24
Faktorët politikë ndikuan, gjithashtu, për të rritur trysninë e kthimit. Perandoria Otomane në luftë me Venedikun dhe Perandorinë Austriake,25 që të dyja vende katolike, i shikonte katolikët shqiptarë si kundërshtarë. Me rritjen e shtypjes u rrit edhe fenomeni i kriptokrishtërimit. Ky u bë një problem për klerin katolik dhe për këtë arsye pati shumë diskutime se si duhej të trajtoheshin kriptokrishterët: a duhej t'u jepeshin sakramentet atyre apo jo?26 Sinode të ndryshëm provincialë dhe Kongregacioni Propoganda Fide vendosën të mos u jepnin kriptokrishterëve sakramentet.27 Këta të fundit, sidomos ata që ishin në rrethinat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit u zemëruan shumë nga ky vendim dhe filluan t'i përndjekin katolikët më shumë edhe sesa vetë myslimanët.28 Aktet e Kuvendit të Arbërit, i mbajtur në 1703, japin të dhëna të rëndësishme për gjendjen fetare të Shqipërisë së Veriut, për shkaqet e kthimit të fesë dhe të problemit të kriptokrishterëve.29
Kriptokrishterët vazhduan të gjallojnë në Veri në shumë zona. Në raportin e kryepeshkopit Pjetër Shala të vitit 1834 thuhet: “Kryepeshkopata e Shkupit ka 732 familje katolike, 5778 shpirtra dhe janë shpërndarë 452 kungime. Kryepeshkopata ka 1200 (njëmijë e dyqind) familje kriptokatolike, të cilëve u është ndaluar të marrin pjesë në sakramentet e shumta, për shkak se ata vetë ose të parët e tyre, për t'iu shmangur tatimeve dhe reprezaljeve të ndryshme, u detyruan të merrnin emra muhamedanë”.30 Ndërsa peshkopi i Lezhës, Imzot Ivan Topich shkruante se numri i familjeve kriptokrishtera ishte tre mijë.31 Kur sulltani shpalli lirinë e besimit në reformat e Tanzimatit (1839-1846), disa fshatra në veri të Shkupit vendosën të mos rrinin më të fshehur, por ta shpallnin hapur besimin e tyre të krishterë. Për këtë veprim të tyre ata u trajtuan mizorisht.32 Prania e kriptokrishterëve në zonat përreth Shkupit dëshmohet në vitin 1893 dhe në rrethinat e Pejës në vitin 1911 33 dhe madje në Kosovë edhe në ditët tona.34
Gjithashtu, vlen të përmendet rasti i Lurës, ku përzierja dhe bashkëjetesa ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve është më e dukshme se në çdo vend tjetër të Veriut të Shqipërisë. Madje, atje ka edhe familje ku një pjesë është e krishterë dhe pjesa tjetër myslimane. Ndërmartesat atje janë më të shpeshta se në çdo vend tjetër të Shqipërisë. Pothuaj e gjithë Lura i feston festat e mëdha të të krishterëve dhe të myslimanëve, në të cilat përfshihen anëtarët e të dy besimeve. Shkruajnë se familja Doci, e përbërë nga 31 anëtarë, 14 prej tyre ishin myslimanë dhe 17 të tjerët të krishterë, kanë jetuar me këtë përbërje deri në 1966. 35 Familje të tilla ka patur shumë. Ata i kryenin ritet fetare sipas përkatësisë së anëtarëve. Kjo përbashkësi dhe afërsi e gjatë krijoi një tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë dhe nuk lejonte "huajësimin" e tjetrit. Një faktor i rëndësishëm në këtë bashkëjetesë ishte se zakonet, traditat, etika, psikologjia dhe mentaliteti ishin pothuaj të njëllojta tek të dy përkatësitë fetare. Jo vetëm në Lurë, por edhe Nikaj e Mërtur, në dioqezën e Pultit dhe në Selitë, në Bajzë dhe Bishkash, në kryepeshkopatën e Durrësit, kleri raporton për martesat e përziera edhe në fillim të shekullit XX. 36 Po ashtu, edhe në Pejë, Gjakovë, Drenicë dhe te shqiptarët e Malit të Zi 37 haset e njëjta dukuri. Një studim i bërë për popullsinë e Maqedonisë Perëndimore, e cila është kryesisht shqiptare, tregon për praninë e madhe të kriptokrishtërimit jo të vetëdijshëm. Festa të ndryshme përmbajnë gjurmë krejtësisht të dukshme të festave të krishtera dhe të ruajtjes së mendësisë dhe etikës së krishterë.38 Ndonëse në Lurë ky fenomen është më i dukshëm, ai shihet pothuaj në të gjithë territorin ku banojnë shqiptarë dhe sidomos në substratin kulturor të të gjithë shqiptarëve.
nga Joan Pelushi
botuar ne Tempulli, Nr.6, 2002, Korçë (5-17), fq.15 si dhe Donia supra note 20, fq.
Për fenomenin e Kriptokrishtërimit janë bërë shumë pak studime në Ballkan1 dhe akoma më pak në Shqipëri, ndonëse Shqipëria ka qenë një vend ku ky fenomen ka qenë më i përhapur se në çdo vend tjetër. Kriptokrishtërimi, ashtu siç e thotë edhe vetë termi, është ai fenomen, ku individë, familje, grupe apo krahina të ndryshme shpallnin publikisht se e kishin lënë Krishtërimin, ndërsa privatisht vazhdonin ta praktikonin atë. Ky fenomen ishte i dukshëm sidomos në ato vende, kur kthimi nuk ndodhte nga një predikim i fesë nga misionarë paqësorë, por kur popullsia detyrohej nga rrethana të ndryshme të merrte fenë e detyruar nga forca të jashtme dhe kur të qenët në fenë e parë paraqiste një rrezik të madh.
Ky fenomen është studiuar nga historia, etnografia ,antropologjia , psikologjia dhe shumë shkenca të tjera, ngaqë ka ndikuar shumë në formimin kulturor të popujve të ndryshëm. Shumë popuj, ndonëse me të njëjtën fe, kanë patur shumë ndryshime ndërmjet tyre, jo vetëm si rezultat i ndryshimeve të kushteve historike, por edhe nga masa e asimilimit të fesë së re dhe nga mënyrat e ndryshme të kthimit në atë. Elementë, shpesh herë jo shumë të dukshëm, të fesë së vjetër luanin një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së re, sidomos kur feja e re nuk identifikohej krejtësisht me kulturën vendase.
Kjo ka ndodhur me shumë fe, por në këtë artikull do të ndalemi vetëm në fenomenin e kriptokrishtërimit, domethënë fenomenin që u shfaq në vendet e krishtera të pushtuara nga Islami. Ndonëse fenomeni në kuptimin klasik është vetëm kur ruhet vetëdija e të qenurit në fenë e parë, prandaj edhe quhet kriptokrishtërim-i krishterë i fshehtë, përsëri do të ishte me interes jashtëzakonisht të madh të shihet edhe një aspekt tjetër i kriptokrishtërimit; ai kur vetëdija humbet, por ruhen shumë elementë të fesë së parë, ndonëse shpesh edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Rreth këtij aspekti të fundit nuk janë bërë studime të hollësishme.
Ky fenomen është parë mjaft herët. Individë dhe grupe kriptokrishterësh pati pothuaj në të gjitha vendet e krishtera të pushtuara nga arabët, të cilët dalëngadalë pothuajse u asimiluan krejtësisht. Gjithashtu, raportohet për këtë fenomen në ishullin e Kretës, kur ai u pushtua nga saraçenët (825-961)2, në Kaukaz, Siri etj.3 Por fenomeni në mënyrën më të dukshme, u shfaq në Azinë e Vogël, kur ky vend i krishterë filloi të pushtohej nga turqit myslimanë. Rasti i Nikeas është një rast shumë i njohur. Në vitin 1338, banorët e Nikeas, të cilët ishin kthyer në myslimanë, u penduan dhe i kërkuan Patrikut Joan XIV t'i pranonte përsëri në kishë.4 Me pushtimin e Ballkanit nga turqit filloi të shfaqej edhe këtu fenomeni i kriptokrishtërimit, si tek ortodoksët, ashtu edhe tek katolikët. Fenomeni u paraqit pothuaj në të gjithë territorin e Ballkanit, ndonëse jo me të njëjtin intensitet. Kështu që në Qipro dhe në Kretë kemi linovamvakët, në Serbi ?arenët,në Shqipëri laramanët dhe në Greqi rastin e vallakadhes.5 Gjithashtu, në Bullgari dhe në Bosnje islamizimi që zuri vend më shumë tek sekti i Bogomilëve, ruajti për një kohë shumë elemente të fesë së mëparshme.6 Të gjithë emrat që tregojnë kriptokrishterët në këto vende, si linovamvaki, mesokertidhes, paramesi, dvoeverie, dipistia, ?areni, laramani etj., tregojnë pikërisht njerëz që ishin në mes të dy feve.7
II
Në Shqipëri fenomeni i kriptokrishtërimit, në dallim nga vendet e tjera ballkanike; ku haset më rrallë, është shumë më i përhapur. Kriptokrishtërimi ishte i pranishëm, sidomos në kohën e përndjekjes së të krishterëve. Atë e shohim si në Veri, ashtu edhe në Jug, si te katolikët, ashtu edhe tek ortodoksët. Kurdoherë ai shoqërohet me procesin e islamizimit. Por ky proces ishte i ndryshëm në periudha të ndryshme. Në fillim të pushtimit duket se otomanët nuk po përdornin forcën për t'i kthyer shqiptarët në Islamizëm. Këtë e shohin në regjistrin e timareve të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme (1431-1432), ku vetëm 30% e tyre zotërohej nga turqit dhe të tjerët nga zotërit vendas.8 Atje shihen edhe spahinj, që janë vëllezër; një është i krishterë dhe tjetri mysliman. Padyshim, ai që ishte mysliman duhej të ishte më i privilegjuar, por përsëri nuk ishte e detyrueshme të ishe mysliman për të patur të drejtën e zotërimit të timarit.9Deri në fillim të shekullit XVII popullsia e krishterë ishte mbizotëruese. Por ky shekull do të ishte një nga periudhat më tragjike në historinë e popullit shqiptar, sepse ishte shekulli i një ndryshimi rrënjësor në përbërjen e popullsisë shqiptare, duke sjellë ndryshime të mëdha në kulturën dhe psiken e tyre. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë.10 Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime.11 Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, vetjake apo kolektive, si dhe karakteri e psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftërave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej me klerin vetëm për shkak të disa grindjeve.
Gjatë këtij kthimi jo të gjithë ishin bërë përnjëherë myslimanë. Gjithashtu, kishte shumë familje, që kishin anëtarë nga të dy fetë. Në shumë raste kthehej vetëm kryetari i familjes, i cili kishte marrëdhënie fiskale me autoritetet turke. Në vendet ku Islami zuri vend më shumë, dhe ku aktiviteti i klerit mysliman ishte më i madh, si p.sh. në Shqipërinë e Mesme, procesi i kriptokrishtërimit nuk zgjati për një kohë të gjatë. Ndërsa në zonat veriore dhe jugore procesi vazhdoi më gjatë.12 Po ashtu, kalimi nga kthimi formal në praktikimin e besimit kërkoi disa breza. Gjatë kësaj kohe praktikat e mëparshme vazhdonin të mbaheshin dhe mbetën si një faktor i rëndësishëm në substratin kulturor të popullit shqiptar.
III
Procesi i islamizimit në veriun e Shqipërisë ndoqi një rrugë pak më të ndryshme se ajo e Shqipërisë së Jugut. Në vitin 1610 popullsia katolike në Shqipërinë e Veriut, në krahasim me atë myslimane ishte dhjetë me një.13 Në një dokument të arkivit të Vatikanit, të publikuar nga F. Cordignano thuhet se: “... të gjithë shqiptarët dëshirojnë të çlirohen nga zgjedha turke dhe këtë ata mund ta bëjnë vetë, sepse vetëm një e tridhjeta e tyre janë turq (myslimanë) dhe të tjerët të krishterë”.14 Cordignano mendon se dokumenti është shkruar në fund të shekullit XVI ose në fillim të shek. XVII. Gradualisht numri i myslimanëve fillon të shtohet. Shkaqet janë të ndryshme, por më të dukshmet ishin: shtypja, dëshira për t'i shpëtuar taksave dhe për të patur përfitime të ndryshme, si dhe mungesa e madhe e priftërinjve; Por një pjesë e madhe e të kthyerve në Islamizëm e mbanin përsëri fenë e parë. Këtë e vërteton edhe urdhri perandorak i 5 nëntorit 1568, në të cilin tregohet se banorët e krahinës së Pukës, ndonëse ishin kthyer formalisht në myslimanë, nuk i respektonin urdhërimet e Islamit, por vazhdonin t'i kryenin me përpikmëri shërbesat e krishtera: martesat i bënin në kishë, fëmijët i pagëzonin në fillim me prift, pastaj i vinin një emër mysliman ose u vinin dy emra: një të krishterë dhe një mysliman dhe vajzat i martonin me të krishterë.15Përmendja e parë e kriptokrishtërimit te katolikët vjen prej vitit 1610, por fenomeni, padyshim, duhet të ketë ekzistuar edhe më parë. Në relacionin e kryepeshkopit të Tivarit, Marin Bicit, drejtuar Papa Pavli V, jepet një përshkrim i gjendjes fetare të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme nën pushtimin turk. Mbasi ka hasur në shumë të krishterë, që për t'i shpëtuar taksave ose për arsye të tjera ishin kthyer myslimanë dhe përsëri e kishin mbajtur besimin e krishterë në zemrat e tyre, ai shkruan: “Dhe me këta të mjerë, që në zemër të tyre besojnë se, prej frikës ndaj njerëzve, mund të ushtrojnë muhametizmin, duke mbajtur në zemër besimin e krishterë janë të mbushura shtetet otomane, sidomos në Shqipëri.”16 Po ashtu, edhe në relacionin e kryepeshkopit të Tivarit, Pjetër Mazrekut, drejtuar Prop. Fide shkruhet: “Ky (Hasi, krahinë në Verilindje) banohet nga një numër i pakufi shqiptarësh nënshtetas të turkut, në mënyrë që, meqenëse dukagjinasit nuk duan të quhen vasalë të turkut as për titull të vasalazhit, as për detyrë të haraçit, kështu që këta (të Hasit) kaq fort qenë marrë me të keq, saqë shumë ose pothuaj të gjithë (sikurse e kemi shënuar gjetiu) janë bërë turq (myslimanë), duke ndryshuar vetëm emrin,pa patur ndërmend që ta mohojnë fenë me zemër."17 Po të njëjtën gjë shkruan edhe At Grigor Mazreku në relacionin e tij (1650-51) dërguar Kongregacionit të shenjtë për gjendjen fetare në rrethinat e Prizrenit: “Në të gjitha fshatrat gjenden të krishterë, në mos burra, gra. Ata që kanë mohuar besimin pendohen shumë për gabimin e bërë dhe thonë se kemi humbur mëshirën e Zotit dhe kurrë nuk mund të nxjerrim mëshirë, sepse kemi bërë faj kaq të madh, që me qenë felëshues; që është mëkati kundër Shpirtit të Shenjtë. Disa thonë, e janë shumë, se me zemër jemi të krishterë, vetëm kemi ndryshuar emrin, sepse nuk mundemi të paguajmë taksat e vendosuri mbi ne nga turqit.”18