Kripa, mijera vete humbin jeten ne vit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Kripa, mijera vete humbin jeten ne vit
Nje studim i publikuar sot nga nje grup ekspertesh thote se nga perdorimi i tepruar i kripes ne Britanine e Madhe humbin jeten mijera vete.

Sipas hartuesve te ketij raporti, nese qytetaret reduktojne sasine e kripes qe perdorin ne nje luge kafeje ne dite, atehere mud te shpetohen 40 mije jete njerezish ne vit.

Ky raport verren pamundesine e te llogariturit te sasise se kripes qe perdor nje idivid gjate nje dite.

Ekspertet kane arritur ne perfundimin se buka, mishi i perpunuar dhe kornfleksi qe perdoret me qumesh ne mengjes, permbajne nivelin me te larte te kripes.

Ndersa nje studim i publikuar disa muaj me pare nga “British Medical Journal” arrinte ne perfundim se nese nje person gjate dites perdor 10 grame kripe dhe e ul perdorimin ne 5 grame, atehere ne shkalle globale vdekshmeria nga semundjet kardiovaskulare do te ulej me 3 milone njerez.

Studimi eshte cilesuar si nder me te avancuarit ne evidentimin e demeve qe shkakton kripa vecanerisht ne krijimin e semundjeve te zemres.

Gjithashtu Organizata Boterore e Shendetsise i ka rekomanduar shteteve anetare te saj te nisin nje fushate sensibilizuese ne menyre qe qytetaret te mos perdorin me shume se pese grame kripe ne dite.
•tch•
 
Po une qe e konsumoj shume kripen ...madje dhe disa lloje te frutave me pelqejne me shume kur i ha me krip ....po ashtu dhe ne gjelle hedh sh krip ......sa lajm i keq ky :(
 
une i hedh shume kripe gjelles :(
 
Kripë e re e shëndetshme

Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në drejtim të krijimit të një kripe të re të kuzhinës, e cila do ta zëvendësojë klorurin e natriumit.

Në të vërtetë ata kanë arritur të krijojnë një kripë që është derivat i dy kripërave nga Mesdheu, një nga Deti i Vdekur dhe një nga Deti i Kuq, të cilët kanë një përqindje dukshëm të zvogëluar të natriumit, madje 66%.

Në vend të deri tash dominuesit, natriumit, në kripën e re në përqendrim të lartë do të jetë kaliumi dhe mineralet e tjera.

Deri tash është i njohur fakti se konsumi i tepruar i kripës çon në një varg sëmundjesh, veçanërisht ato kardiovaskulare.

Derisa konsumimi i kripës së natriumit kufizohet nga ekspertët deri në 2300 mg në ditë, respektivisht 1500 te të sëmurit, konsumi i preferuar i kaliumit është 4700 mg. Kaliumi ndikon edhe pozitivisht në normalizimin e ritmeve të zemrës, parandalimin e gurëve në veshkë dhe në parandalimin e dobësimit të eshtrave.
•Telegrafi•
 
Do mundohemi ta paksojme... E perdorim icik si shume... (sidomos kur ha ndonje gje te embel, qe ta kerkon trupi per balancim... lol)
 
Titulli: Kripa, mijera vete humbin jeten ne vit

nuk e imagjinoja qe kushe perdore shume kripen do kishte pasoja te tilla, por do theksoja diçka tjeter qe edhe sheqeri i teperte nuk i bene mire shendetit
 
Titulli: Kripa, mijera vete humbin jeten ne vit

Po une qe e konsumoj shume kripen ...madje dhe disa lloje te frutave me pelqejne me shume kur i ha me krip ....po ashtu dhe ne gjelle hedh sh krip ......sa lajm i keq ky :(

Hajt se nuk je vetem ka edhe me keq se ty.
 
Titulli: Kripa, mijera vete humbin jeten ne vit

keto ekspertet dhe gabojne
dikur ne angli kur isha atje nxoren qe domatet jan shum te demshme , gjoja permbajne shum acidra dhe ndikojne keq per zemren,

mbas ca muajsh doli qe domatja lufton disa semundje canceri dhe duhet te perdoret sa me shum.

por sa i perket kripes jam i bindur se eshte shum e demshme se eshte logjike qe kripa te trash gjakun dhe ndikon keq per zemren.
dhe sheqeri eshte i demshem por kjo eleminohet duke perdorur mjalt macukulli, lol
 
si qenka kjo llogjika qe kripa te trash gjakun?
kripa, ne realitet eshte nje element qe i nevoitet trupi
NaCl, hyn ne funksionim e trupit dhe jeten e qelizave...
Kur nuk ha krip ( NaCl), te zbret tensioni..
Pra ne nje sasi te ekuilibruar, tek njerezit e shendetcem nuk duhet te mungoj kripa. Tek hipertensivet, doza duhet te jet shume e vogel.
Arsyet pse trashet gjaku, ose me mire thene indyrnat nga gjaku, jan te provokuar nga KOLESTEROLI, qe depozitohen si plllaka ateromi, dhe japin komplikacionet qe mund te cojne deri ne infarkt.

Kripë e re e shëndetshme

Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në drejtim të krijimit të një kripe të re të kuzhinës, e cila do ta zëvendësojë klorurin e natriumit.
Në të vërtetë ata kanë arritur të krijojnë një kripë që është derivat i dy kripërave nga Mesdheu, një nga Deti i Vdekur dhe një nga Deti i Kuq, të cilët kanë një përqindje dukshëm të zvogëluar të natriumit, madje 66%.

Në vend të deri tash dominuesit, natriumit, në kripën e re në përqendrim të lartë do të jetë kaliumi dhe mineralet e tjera.

Deri tash është i njohur fakti se konsumi i tepruar i kripës çon në një varg sëmundjesh, veçanërisht ato kardiovaskulare.

Derisa konsumimi i kripës së natriumit kufizohet nga ekspertët deri në 2300 mg në ditë, respektivisht 1500 te të sëmurit, konsumi i preferuar i kaliumit është 4700 mg. Kaliumi ndikon edhe pozitivisht në normalizimin e ritmeve të zemrës, parandalimin e gurëve në veshkë dhe në parandalimin e dobësimit të eshtrave. /Telegrafi/
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top