Titulli: Krimet nuk ndalen,ekzekutohet një person në Shkodër,plagoset oficeri i krime
Sipas asaj qe shkruhet neper Media,viktima ne Shkoder paska patur nje konflikt me Edmir Koçine qe u vra me 28 Nentor te 2012,Mediat e quajten "Te fortin" e Shkodres.
Kto 2 (Kujtimi dhe Edmiri) ne nje shkembim zjarri ne 2002 si neper filmat "far west" vrane nje vajze e pafajshme 13 vjecare.
Bie në atentat i mbiquajturi i “forti” i Shkodrës
- Rikthehen vrasjet e bujshme në Shkodër. Ekzekutohet me 4 plumba personi që dyshohet për të paktën 4 ekzekutime
Bie në pritë 38-vjeçari që vetëm pas vdekjes quhet; i forti i Shkodrës. Edmir Koçia 38 vjeç është qëlluar me breshëri automatike në afërsi të shtëpisë së tij rreth orës 20.30 të mbrëmjes së mërkurë në mes të Shkodrës, ndëkrohë që autorët kanë ikur në drejtim të paditur. I njohur me emrin Mir Koçia, 38 vjeçari ka marrë katër plumba në trup ndërkohë që mendohet se pas krismave të armës vrasëse, dëshmitarët kanë dëgjuar edhe dy krisma pistolete, ku edhe është ngritur dyshimi se Koçia është vrarë për hakmarrje. Disa orë më vonë ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur jo vetëm hetimet por edhe shoqërimet për të gjithë personat që kanë patur dijeni për momentin e ekzekutimit. Janë me dhjetëra të shoqëruar, kurse policia përveç se është rikthyer te “dosjet” e pazbardhura të cilat dyshohet se I përkasin viktimës, mësohet se po kërkojnë edhe ngjashmëri krimesh të tilla në Shkodër për të shkuar tek autorët e krimit të rëndë.
Po kush është Mir Koçia
38 vjeçari që dje është konsideruar edhe si i forti i Shkodrës mësohet se ka qenë disa herë shënjestër e Policisë dhe e Prokurorisë, ndërkohë që me vendime gjykatash ka mundur të dalë i pafajshëm sa herë ai është arrestuar. Me emrin e tij janë të lidhura një sërë ekzekutimesh në qytetin verior, ekzekutime që prej më shumë se një dekade nuk kanë autor. Sipas të dhënave të para Policia ka lidhur këtë ekzekutim pikërisht me dy vrasjet e ndodhur në Shkodër në harkun kohor të katër viteve, ku viktima kanë mbetur اim Cafi, djali i një funksionari të lartë të pajtimit të gjaqeve në Shkodër si dhe me ekzekutimin barbar në sytë e gruas dhe dy fëmijëve të biznesmenit dhe ish-efektivit të policisë Astrit Meshnuni. Ndërkohë në disa operacione policia e Shkodrës tha asokohe se në shtëpinë e Miri Koçisë janë gjendur arsenale pafund armësh, por që asnjëra prej tyre gjatë ekspertimit teknik nuk ka rezultuar të jetë armë krimi jo vetëm në dy këto atentate të dyshuara që I ka kryer ai por edhe në dy vrasje të disa viteve më parë. Krimet e rënda mësohet se janë instaluar në Shkodër, pasi ky qytet mbase mbahet edhe si një prej vatrave ku atentatet prej dy dekadash kanë mbetur pa autor. Policia ka nisur hetimet për të shkuarën e 38-vjeçarit, ndërkohë Shkodra kishte rreth dy vite që s`njihte atentat të përmasave të tilla. Emri i Mir Koçisë lidhet edhe me një sërë ngjarjesh të tjera të rënda të cilat vijojnë të jenë objekt hetimi deri edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërsa familja Koçia mësohet se ka deklaruar në polici se djali I tyre nuk ka patur asnjë lloj problemi dhe se nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me vrasësit e djalit të tyre./Shekulli