Krim makabër në Vlorë, masakrohet me thikë 12-vjeçari; autori, i sëmurë mendor

infinito

Anëtar Aktiv
1471434519palase.jpg
Gjetja e trupit të një të mituri pa kokë, ka alarmuar fillimisht banorët e Palasës dhe më pas edhe policinë, e cila me forca të shumta ka mbërritur në fshatin turistik.

Nga verifikimi i shpejte i të dhënave, policia shumë shpejt ka identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje të paprecedentë. Ai është 30 vjeçari Jorgo Zani, i cili ka masakruar një 12 vjeçar, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku.
Pas vrasjes së të miturit, Zani ka vazhduar me dhunimin e trupit të 12 vjeçarit, duke i prerë kokën. Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja.
Autori i këtij krimi, në fshat, njihet si person me probleme mendore, sipas policisë është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë.
30-vjeçari Zani ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar i kuruar për diagnozën, “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndeve narkotike.
Të sëmurë dhe të lirë, rastet e përsëritura
Ngjarja e Palasës që ka si protagonist persona me probleme mendore, është në vazhdën e disa krimeve të tjera. Më i fundit është vrasja e një punonjësi policie në tetor të vitit të kaluar.
I tillë duket edhe rasti i Jorgo Zanit. Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar i kuruar për diagnozën, “çrregullime të theksuara personaliteti”, për shkak se ka qenë përdorues i lëndeve narkotike.
Një lajm që është pohuar edhe nga Drejtori i spitalit psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi i kontaktuar me telefon nga Top Channel.
Por përse më pas, autori i krimit të ardhshëm është lëshuar nga shtrimi në spital? Sipas Llapit persona me diagnoza të çrregullimit të personalitetit për shkak të lëndëve narkotike nuk mbahen të shtruar pafundësisht në spitalin psikiatrik pasi nuk janë të sëmurë mendorë.
Këto ngjarje rikthejnë sërish debatin e madh dhe pa zgjidhje, të problemit të të sëmurëve mendore të rrezikshëm, për të cilët nuk ka një vend izolimi të përhershëm, por trajtohen në të njëjtët spitale me personat me probleme dhe të parrezikshëm dhe pas qëndrimit të përkohshëm rikthehen sërish në liri.
Edhe braktisja nga familjaret e këtyre personave, bën që rendimi i sëmundjes të mos konstatohet nga mjekët dhe këta persona të shndërrohen më pas në autorë të ngjarjeve kriminale, që sjellin pasoja tragjike për jetën e shtetasve.

Top-channel online
 
Titulli: Krim makabër në Vlorë, masakrohet me thikë 12-vjeçari; autori, i sëmurë mend

Eshte çmendur gjithe njerezimi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top