Krim brenda familjes, këngëtari polifonik vret të shoqen, vetëvritet

cent

...Lontano
GJIROKASTER-Përgjaket Kurban Bajrami, 2 të vdekur brenda pak minutash në një familje në Gjirokastër. Burri vret gruan dhe më pas veten.
igm7ib.jpg
Nexhmedin Mustafaraj
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 minuta në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku shtetasi Nexhmedin Mustafaraj 57 vjeç ka qëlluar me pistoletë gruan e tij, Zenjebi Mustafaraj 49-vjeçare pas një konflikti.

Korrespondentja e Gjirokastrës, Eri Baco bën me dije se gjithçka ka ndodhur pas një sherri në sallon mes bashkëshortëve dhe ku më pas Nexhmedini e ka tërhequr Zenelbien drejt dhomës së gjumit. Nexhemedini ka mbyllur derën me celës pas vetes dhe ka shkrehur pistoletën mbi bashkeshorten. Pak sekonda nga krimi, bashkëshorti vrasës ka qëlluar dhe mbi vete duke cuar në 2 numrin e viktimave në familjen Mustafaraj.

Në banesë në momentet e krimit ka qenë vajza 26-vjeçare, e cila ndodhej në dhomë tjetër. Për shkak se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, vajza nuk ka mundur të ndërhyjë në kohë për të shmangur tragjedinë në familjen e saj, për më tepër që dera ka qenë e mbyllur me celës, sic pohoi ajo.

Pasi ka dëgjuar krismat vajza ka njoftuar menjëherë policinë dhe fqinjët, efektivët e së cilës kanë gjetur 2 trupat e gjakosur të bashkëshortëve në banesë pasi kanë shpërthyer derën e dhomës së gjumit. Në gjendje shoku është shoqëruar vajza e cila dha pak detaje rreth ngjarjes.

Fqinjë të familjes Mustafaraj shprehen se cifti nuk është njohur për situata problematike. Ata pohojnë se familja Mustafaraj ka qenë e qetë dhe pa probleme të theksuara xhelozie apo ekonomike.

Nexhmedin Mustafaraj punonte në Bashki në zyrën e taksave për tregun e qytetit. Nexhmi Mustafaraj ka qenë dhe këngëtar popullor i grupit polifonik “Kurora labe”. Njihej si mjeshtëri i polifonisë labe dhe udhehiqte prej me shume se dhjetë vitesh, grupin polifonik.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve që cuan drejt kësaj tragjedie në familjen Mustafaraj.

Policia
Pak orë pas ngjarjes Policia e Gjirokastrës sjell versionin sesi ka rrjedhur ngjarja e rëndë që tronditi opinionin gjirokastrit në ditën e festës së Kurban Bajramit. Versioni policor përputhet me të dhënat e para që siguroi nga vendngjarja News24.

"Rreth orës 15.40 , në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në katin e tretë të një pallati në lagjen 18 Shtatori të qytetit Gjirokastër ka ndodhur një vrasje.
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, një grup i FNSH , Specialistët e Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër ku ka rezultuar se:
Në katin e tretë të pallatit që ndodhet në lagjen 18 shtatori të qytetit Gjirokastër në banesën e shtetasit Nexhmi Mustafaraj , janë gjetur të vrarë çifit Mustafaraj , dhe konkretisht:
• Nexhmi Mustafaraj i datëlindjes 1956 nga Gjirokastra si dhe bashkëshortja e tij Zenjebi Mustafaraj e datelindjes 1964 nga Gjirokastra.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se;

Rreth orës 15.30 , shtetasi Nexhmi Mustafaraj , ka debatuar për një konflikt të çastit me bashkëshorten e tij shtetasen Zenjebi Mustafaraj. Në banesë ndodhej edhe vajza e tyre 26 vjeçe S.M, me profesion Avokate.
Shtetasi Nexhmi Mustafaraj i ka kërkuar bashkëshortes që të mos debatonte në sy të vajzës dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit ku kanë mbyllur derën me çelës.

Pas rreth 5 minutash vajza e çifiti Mustafaraj ka dëgjuar krisma dhe ka shkuar mënjehërë në dhomën e gjumit por se ka hapur dot derën pasi ka qenë e mbyllur me çelës dhe ka njoftuar me celular sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , xhaxhain e saj si dhe komshinjtë përballë.

Vajza së bashku me xhaxhain që ka mberritur menjëherë pasi banon në pallatin përballë tyre e më pas edhe patrulla e policisë kanë bërë të mundur hapjen e derës ku kanë gjetur pothuaj pa shenja jete të dy bashkëshortët.
Në vendngjarje ka mberritur ambulanca ku dhe janë transportuar për në spitalin rajonal por s’kanë mundur dot të shpëtojnë pasi kanë humbur jetën pa mberritur në spital.

Nga veprimet paraprake rezultoi se shtetasi Nexhmi Mustafaraj ka qëlluar me pistolete të cilën e mbante pa leje, poshtë nofullave bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar në kraharor në zemër veten e tij", ben te ditur policia gjate nje njoftimi per shtyp.

Grupi hetimor është ne vendngjarje dhe po kryen veprimet. Vajza e ciftit ende nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për shkakun e konfliktit pasi është e traumatizuar dhe është në gjendje shoku nën kujdesin e mjekëve.
BalkanWeb
 
Titulli: Krim brenda familjes, këngëtari polifonik vret të shoqen, vetëvritet

26 vjece edhe s'ka nderhy? Po turp t'i vije!
 
Titulli: Krim brenda familjes, këngëtari polifonik vret të shoqen, vetëvritet

Haj medet haj Shqiperi me kronike te zeze si te UGANDES....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top