Krijimi i shteteve te para greke

Shtetet helene krijohen si qytet-shtete të quajtura polise. Krijimi i këtyre poliseve kryesisht behët si rezultat i zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe i shtresëzimit ekonomik dhe social të popullsisë, por edhe nën ndikimin e qytetërimit të lindjes së lashtë. Koha e krijimit të poliseve të para ishte fundi i shek.IX dhe fillimi i shek. VIII p.e.s., kurse prej gjysmës së shekullit VIII p.e.s. fillon procesi i kolonizimit grek Popullsia në poliset greke rritet mjaft. Greket të shtrënguar që të sigurojnë hapësirë të nevojshme për jetës, tokë të re bujqësore, filluan të largohen nga qyteti amë i Greqisë dhe të vendosën në ishujt dhe brigjet e ndryshme të detit Egje, detit të Zi, detit Jon, detit Adriatik, në Italinë jugore, në Siçeli dhe në disa ishuj tjerë të Mesdheut. Kolonitë greke të bregdetit Jon dhe të Adriatikut, e të tjerat, dukshëm shpejtuan procesin e krijimit të shtetit Ilir, kurse kolonitë tjera në Italinë jugore dhe në Sicili (që morën emrin Greqia e madhe-Magna Graecia) ndihmuan në përhapjen e kulturës dhe në krijimin e institucioneve shtetërore dhe juridike ndër Italikët
Numri i poliseve greke, duke llogaritur edhe kolonitë greke jashtë greqisë, arriti më shumë së 200 sosh. Ndërmjet poliseve greke ndodhnin lufta të shpeshta dhe konflikte, por krijoheshin edhe aleanca të ndryshme duke filluar prej atyre ushtarake, politike e deri të ato të llojit religjioz, sportive dhe kulturor, siç janë psh.: Aleanca detare e Delfit, Aleanca e Peloponezit, Aleanca e Tebës, etj. Poliset greke në shek. IV p.e.s. ranë nën sundimin e shtetit Maqedon, kurse në shekullin e II p.e.s. definitivisht e humbën pavarësinë dhe ranë nën sundimin Romak. Ndër polisët më të njohura greke kanë qënë: Athina, Sparta, Teba, Smirna, Korinthi, Kreta, Itaka,Troja, Mileti, Cipri etj.

ATHINA

Në gadishullin e Atikës në fund të shekullit IX dhe në fillim të Shekullit VIII p.e.s. jetonin katër fise jone, të cilat gjendeshin të rrethuara nga fiset dore. Populli ndahej në aristokrat të pasur (eupatrid) dhe në të varfër (demos). Formimi i shtetit të Athinës lidhet ngushtë me reformat e heroit legjendar Tezeut. Sipas reformave të tij u bë bashkimi i katër fiseve jone të Atikës me një bazileus të përbashkët me qendër në Athinë. Bazileusi zgjidhej për tërë jetën. Ai ishte prijësi kryesor ushtarak, kryklerik por edhe gjyqtari më i lartë i Atikës. Ky zgjidhej nga kuvendi i përgjithshëm i lidhjes së fiseve, zgjidhej me anë të shortit nga katër kandidatet e propozuar prej secilit fis, gjë që dëshmon së fiset ishin plotësisht të barabarta.
Përveç reformave të Tezeut janë edhe reformat e Solonit, Klistenit, Efijaltit dhe Perikleut. Zhvillimi i Athinës ndahet në dy periudha të rëndësishme: Periudha prej themelimit të shtetit e deri në vitin 595 p.e.s. dhe prej vitit 595 p.e.s. e deri në vitin 338 p.e.s. kur Athina ra nën sundimin e shtetit Maqedon.
Athina në vitin 338 p.e.s. pas disfatës së Heronjës, e humbi pavarësinë dhe ra nën shtetin Maqedon, mirëpo për shkak të respektit që kishte Aleksandri i Madh ndaj Athinës dhe ndaj mësuesit të tij Aristotelit, këtë nuk e nënshtroi plotësisht si poliset tjera greke, por ja njohu një shkallë të konsiderueshme të autonomie politike. Kjo do të zgjasë deri në vitin 168 p.e.s. kur Athina dhe e tërë Greqia antike ra nën sundimin Romak definitivisht.


RREGULLIMI SHTETEROR

Prej themelimit të shtetit e deri në reformat e Solonit (fillimi i shek.VI p.e.s.) Athina ka qenë republikë aristokrate, kurse prej reformave të Solonit e deri në fund të ekzistimit të shtetit të pavarur ka qenë republikë demokratike skllavopronare.
Deri në reformat e Solonit organet kryesore të pushtetit shtetëror qendror kanë qenë 9 arkondët dhe aeropagu (organ administrativ dhe ekzekutiv), kurse kuvendi popullor i gjithë qytetareve të Athinës nuk ka ekzistuar.
Nëntë arkondët kanë qenë organ administrativ dhe ekzekutiv. Në fillim ekzistonte vetëm një arkond, (Arhon bazilej) zgjidhej me short nga katër kandidatet e propozuar prej secilës fis nga një. Zgjidhej për tërë jetën. Numri i punëve që duhet ti kryente arkond bazileu (bazileusi përbashkët) rritej gjithnjë dhe ai vetëm nuk mund ti kryente. Madje funksioni i përjetshëm bentë që në pleqëri arkond bazileu nuk mund të komandonte me ushtri, andaj për këto shkaqe që nga shek. IX p.e.s. u vendos që krahas tij të zgjidhet edhe një arkond tjetër: arkond polemarh si komandant i përbashkët i ushtrisë. Në mënyrë të njëjtë më vonë zgjidhet edhe një arkond eponymos për çështje administrative dhe gjyqësore.
Mandati i përjetshëm i arkondeve filloj ti cenojë interesat e eupatrideve, kështu qe nga mesi i shek. VIII p.e.s. mandati i arkondeve kufizohet në dhjetë vjet dhe askush nuk mund të zgjidhet dy here në këtë funksion. Më vonë u krijua organi i quajtur Aeropag-kuvend i gjithë arkondeve të dikurshëm. Aeropagu nder të tjera vendoste edhe për numrin e arkondeve, kështu që prej shek. VII p.e.s. u rritë numri në gjithsejt 9 arkond. Aropagu në vitin 595 p.e.s. e angazhoi Solonin një filozof të zgjuar, i cili si tregtar dhe detar kishte shëtitur tërë Mesdheun dhe kishte përfituar përvojë të madhe. Soloni kur e pranoj këtë detyrë gjendej në postin e arkond eponimosit. Reformat e Solonit kanë qenë të gjithanshme.
Me reformat e Solonit iu vunë themelet republikës demokratike. Tubimi i të gjithë popullit-kuvendit popullor i quajtur Eklezia u bë organi më i lartë dhe më i rëndësishëm i pushtetit shtetëror. Në kuvend merrnin pjesë të gjithë meshkujt e lire të moshës madhore ( mbi 20 vjet) pa zgjidhje dhe seleksionim. Numri i pjesëmarrësve sillej prej 20 mijë deri në 40 mijë veta. Kuorumi nuk ka qenë i caktuar, përveç kur vendosej për ostrakizëm (duhej të merrnin pjesë së paku 6 mijë veta). Kuvendi mbante seanca të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Koha e mbajtjes dhe rendi i ditës i seancave të rregullta caktohej në fillim të vitit
Viti politik në Athinë ndahej në 10 prytani (prytanea) që kapte 36 ditë, në ditën e parë të çdo prytanie mbahej seanca e rregullt.
Për seancat e jashtëzakonshme vendoste organi ekzekutiv-administrativ i quajtur bule. Vendimet që miratoheshin në kuvend duhej patjetër të ishin në harmoni dhe me frymën e zakoneve të vjetra. Në qoftë se vendimi ose ligji i miratuar nuk ishte ne përputhje me traditat e vjetra ose nuk ishte në përputhje me “vullnetin e përhershëm të popullit” siç thoshin athinasit ekzistonte mundësia e kontrollit të mëvonshëm dhe të anulimit të tij. Këtë kontroll deri ne reformat e efalijetit të vitit 462 p/e së re e bënte aeropagu, kurse prej këtij viti e bënte organi helieja. Procedurën para helieja për anulimin e vendimit të aprovuar nga kuvendi me padinë grafe mund ta inicionte secili qytetar athinas. Ai duhej to ofronte prova dhe të vërtetonte se vendimi i kontestuar vërtet ishte në kundërshtim me vullnetin e përhershëm të popullit.
Prej reformave të Klistenit (509 p.e.s.) kuvendi dhe demokracia Athinase u pajisen edhe me një institucion shumë të rëndësishëm dhe të papërsëritshëm në historinë e sistemeve politike. Fjala është për dëbimin e nderit të quajtur ostrakizëm (tabela e argjilit-qeramikes ku shkruhej emri i atij që do të debohej). Personit që i shqiptohej dëbimi i nderit duhej patjeter të largohej për 10 vjet dhe të vendosej në një vend tjetër, ku zakonisht ja caktonte shteti. Ata kishin të drejtë të kthehen vetëm nëse i thirrtë Athina.
Deri në reformat e Perikleut (gjysma e dytë e shek. V p.e.s.) të gjitha funksionet shtetërore ushtroheshin pa pagesë. Pas këtyre reformave u miratua ligji i quajtur misthoforia, me të cilën u jepej dieta ose kompensimi për kohën e humbur të gjithë atyre që merrnin pjesë në kuvend dhe në organet tjera shtetërore.
Prej reformave të Solonit për nga rëndësia, pas kuvendit, vinte këshilli i quajtur bule. Ky ishte një këshill politiko-administrativ dhe ekzekutiv, që përbëhej prej 400 këshilltarëve (bulenteve), prej secilës file nga 100, me mandat një vjeçar
Fisi në Athinë deri në reformat e Klistenit (509 p.e.s.) ishte njësia themelore zgjedhore, kurse prej këtyre reformave njësia territoriale bëhët kryesore. Klisteni tërë territorin e Athinës e ndau në 100 komuna (deme), të cilat me short ndaheshin në 10 rrethe ( secili rreth 50 anëtar), bulea tani përbëhej prej 500 anëtareve (më të moshuar së 30 vjeç). Secili rreth përbëhej nga një delegacion, gjithsej 10 delegacione. Një delegacion qeveriste gjatë një prytanie.
Bulea shqyrtonte dhe vendoste për dokimazinë. Secili nëpunës i zgjedhur dhe çdo bulent duhej ti plotësonte kushtet dhe para së të merrte detyrën i nënshtrohej procedurës së dokimazisë që zhvillohej në formë të një procedure gjyqësore para bules. Në këtë procedurë shqyrtoheshin virtytet morale të kandidatit, konstatohej së a është shtetas i Athinës, cilës shtresë i takon, a i ka përmbushur detyrimet fiskale, a ishte i dënuar, a i respektonte perëndit dhe prindërit, a ishte i martuar, etj.
Në periudhën e republikës demokratike ndër organet qendrore të pushtetit vend të rëndësishëm zë edhe helieja (dmth. Qielli), gjykata porotike,gjykata më e lartë në Athinë. Helieja ndahej në dikastere, që në esence ishin porotë gjyqësore. Dikasteret nuk kanë qenë të përhershme por formoheshin ad hac me short. Ekzistonin tri lloje të dikastereve: të 201, 501 dhe 1501 anëtarëve.
Funksionaret dhe nëpunësit shtetërorë në Athinë nuk ishin të përhershëm, por zgjidheshin për një vit.
Deri në reformat e Klistenit funksionaret dhe nëpunësit më të rëndësishëm kanë qenë: arkond bazileu, arkond polemarhu, arkond eponimi, 6 arkond testemotet; kurse prej reformave të Klistenit më të rëndësishmit kanë qenë 10 strategët (komandantet supreme të ushtrisë), 10 toksijarhë (komandantet e këmbsorisë), 2 hiparha (komandantet e kalorësisë), 10 filarha (komandantet e ushtrive të fileve), etj.


SHTRESAT SHOQERORE DHE POZITA E TYRE JURIDIKE

E tërë popullsia në Athinë ndahet në popullsi të lire dhe në jo të lire.
Popullsinë e lire e përbënin qytetaret Athinas dhe të huajt të quajtur metik. Athinasit e lire (prej reformave të Solonit të gjithë athinasit ishin të lire) i kishin të gjitha të drejtat politike, natyrisht në periudha të ndryshme ekzistonin edhe përkufizime të ndryshme në bazë të përkatësisë shtresore dhe cenzusit ekonomik, por marrë në përgjithësi këto i takonin klasës skllavopronare, klasës sunduese, klasës në pushtet. Statusi i shtetasit Athinas fitohej vetëm nga babai pa marrë parasysh vendin e lindjes dhe vendin e banimit, kurse pas reformave të Klistenit kërkohej që edhe e ëma të jetë athinase.
Të huajt (metikët) në Athinë merreshin me tregti dhe zejtari, ishin të lire, por pa të drejta politike, kishin zotësi të kufizuar juridike. Pra kishin te drejte te pakufizuar te pronësisë ne sende te luajtshme , kurse për sende te paluajtshme kërkohej pëlqimi i shtetit. Ata kishin të drejtë të posedonin vetëm shtëpi banimi me oborr. Nuk shërbenin në ushtri, por paguanin takes të veçantë metikon për ushtri. Dokumentin mbi njohjen e shtetësisë të huajit i dorëzohej në mënyrë solemne dhe në formë të diplomës të skalitur në pllakë të bronzit.
Popullsinë jo të lire të Athinës e përbënin skllevërit (numerikisht ishin më shumë së qytetaret e lirë). Ekzistonin skllevër shtetëror (në pronësi të shtetit) dhe skllevër private. Skllevërit shtetëror ishin në pozitë më të mire së ata private.
Skllevërit shtetëror kishin zotësi te kufizuar juridike, andaj edhe kishin mundësi të posedonin sende të luajtshme, kishin të drejtë të lidhnin martës me personin e lire ose me skllavin shtetëror. Nëse të dy prindërit ishin skllav, edhe fëmija i lindur mbetej skllav.
Në pozitë më të rëndë kanë qenë skllevërit private, por edhe mbi këta pronari nuk e kishte të drejtën e jetës dhe vdekjes (ius vitae ac necis). Për fajin që bënte skllavi pronari e paraqiste para organeve te drejtësisë te cilat vendosnin lidhur me lirimin apo dënimin e tij..
Burimet e skllavërimit edhe në Athinë kanë qenë të njëjta si edhe në shtetet tjera skllavopronare: shitblerja, shndërrimi i robërve të luftës në skllevër, lindja nga prindërit skllav dhe skllavërimi me anë të borxhit.

Referenca
1 Historia e Institucioneve; Prof.Dr. Aurela Anastasi
 
Pe: Krijimi i shteteve te para greke

Flm per artikullin Goc_Tonerllikse. Me pelqen ndonjehere te lexoj artikuj ne shqip se ngelem duke lexu anglisht gjith kohes.
Eshte interesante kjo ceshtja e demokracise ne Athine ne fakt. Athina mbahej si shteti me demokratik Grek nderkohe qe 85% e popullsise ishin te perjashtuar dhe s'kishin te drejta pjesmarrjeje politike. Kshu qe koncepti 'demokraci' duhet te ket pas kuptim tjeter per Athinasit nga ajo qe kuptojme ne në boten moderne sot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top