Krijimi i Mbretërisë Dardane

Lauri

Anunnak
1. Krijimi i Mbretërisë Dardane

Në shek. IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.

Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi i dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohim galabrët dhe thunatët.


FV ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjëra e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan.

Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin skllavopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin aq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte skllevërit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre.

Mbretëria Darane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjithë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqeshin me radhë të shtrënguar, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plagosurit e tyre.

Forcat e kësaj ushtrie u treguan sidomos në shek. III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dyndjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme.

Siç dëshmojnë shkruimtarët e lashtë, historia e mbretërisë Dardane është e mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte., të shtyrë nga aristokracia skllavopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët.

Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrijnë kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacion ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm.
Pas kësaj Longari i drejtoi ushtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijëve të Maqedonisë.


2. Luftërat e dardanëve kundër maqedonasve

Rreth vitit 231 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, sa që mbeti i vrarë edhe mbreti maqedonas Dhimitri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhen për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi).

Në vitin 216 p.K., ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20.000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri.

Në vitin 200 p.K., mbreti dardan Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë ilirë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të reja në jug të kufirit të tyre.

Dardanët nuk pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuar Maqedonia, duke u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit.

Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset kelte të bastarnëve, që këta të fundit të zhduknin popullsinë ilire të dardanëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtrit kelte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar.

Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë, FV vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.


3. Luftërat e dardanëve kundër romakëve

Luftërat e dardanëve kundër romakëve vazhduan për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe , në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danub. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimin e sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, e cila ishte kthyer tashmë në provincë romake.

FV u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtrinë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithëkëtë në vitin 97 p.K., romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgatitej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t’i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme.

Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndreshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit.

Pas luftrave të gjata me romakët, nga fundi i shek. I p.K., dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.



DARDANثT DHE FV SIPAS AUTORثVE ANTIKث

1. Galët u shtuan kaq shumë, saqë nuk i nxinte më toka ku kishin lindur. Emri i galëve kaloi kaq tmerr, saqë edhe ata mbretër që nuk ishin sulmuar ende, e blinin paqen me shuma të mëdha të hollash. Vetëm mbreti i Maqedonisë. Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e afrimit të galëve. Ai u soll në përbuzje ndaj propozimeve të dardanëve, të cilët i çuan fjalë se mund t’i jepnin 20.000 luftëtarë në ndihmë Kur ia thanë këto fjalë mbretit të dardanëve, ai u përgjigj se së shpejti mbretëria e lavdishme maqedonase do të binte nga papjekuria e një të riu të prapë. Pompei trogu (Justini) shek. I, p.K
.

2. Madje edhe burrat mbajnë në Ilirinë e sipëme të dorës rrathë ari, që vinin nga FV, dhe prandaj quheshin dardanë. Plini, shek. I


3. Dardanë janë edhe galabrët, te të cilët është një qytet i vjetër, dhe thunatët. Dardanët muzikën nuk e lënë mënjanë, po përkundrazi përdorin gjithmonë fyje e vegla me korda. Këta banojnë në thellësi të vendit. Straboni, shek. I


4. Konsulli K. Kurioni, në luftën e Dardanëve , kur njëri nga pesë legjionet, duke ngritu krye, iu shmang shërbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte komandantin e paparsyeshëm në një ekspeditë të vështirë e të rrezikshme, urdhëroi katër legjionet të dilnin të armatosur. Pastaj u dha urdhër ushtarëve të legjionit kryengritës të dilnin të paarmatosur.Pastaj u dha urdhër ushtarëve të legjionit kryengritës të dilnin të armatosur dhe të zbërthyer dhe në prani të ushtrisë tjetër i vuri të presin kashtë, u tërhoqi flamujt, u hoqi emrin dhe i shpërndau ushtarët në legjionet e tjera. Frontini, shek, I

5. Megjithëse Antoni i shkretoi viset e dardanëve dhe të fqinjëve të tyre, ai nuk guxoi të pengonte kalimin e tyre dhe, në një rast tjetër, kur ai u tërhoq me kalorësit, dardanët i dëbuan me forcë prej vendit këmbësorët e rrethuar, duke u marrë edhe plaçkën (viti 59 p.K.) Dion Kasi, shek. II

FJALOR

Konsull – Në Romën e vjetër, titull shtetëror me detyra të larta
Legjion – Njësia më e madhe e ushtrisë romake
Provincë – Në Romën e lashtë territori i pushtuar i popujve të tjerë, i drejtuar nga mëkëmbës romakë




BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme - Prishtinë - Kosovë - 1998
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top