Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje miq te dashur :)
Ja ku erdhi data jone perseri ,per tu njohur me krijimet e rradhes se konkursit tone.
Krijimet tuaja per muajin tetor vijojne si me poshte.

1- Duart e vjeshtes mbi qershi

Pasjonalja vjeshte hedh shikimin mbi te dashuren e saj natyre
duke e zbehur nga ideja,
duke e skuqur nga turpi
e duke e zhveshur nga deshira....
Dridhet cdo peme perpara saj;
Ne fund te fundit si mund te ti rezistojne
kur shpirtrat ju lekund me fryme?!
Diku nje pishe gjetheshpuse,
e larte,
krenare,
e njellojte ne cdo stine po shikon te dobten qershi
qe e kishte lakmuar
ne fustanin e bardhe gjashte muaj me pare...
ne hirin e fustanit te gjelber me topa te kuqe tre muaj te kaluar..
tani ky fustani i fundit sikur e frikeson ndaj vendos ta pyes e kureshtjen largon..

- Ej qershi mos je gje semure?

- Oh pishe e lashte ceshte ajo fjale??

- Perse aq shume shikohen kapilaret e tua?
Perse ate ngjyr mbi trup ke hedhur ..
Perse ,perse nuk me thua??

Qershia levizi ca deg si ne nje vallezim te lehte
mes pershperitjes te gjetheve i pergjigjet qete.. qete...

- Lulezova,bera fruta,i rrita,dhe u ngroha...tani takova dashurine duart e saj trungun me perpine,
diteve me fryme me mbeshtjell ..
me duar me prek,
me zhvesh
lekuren me ledhaton
e une vallezoj ne ritmin e saj e tunduar ,
rrugen me tapet i shtroj te te vije e te me takoj , te me perqafoj muaj te ter derisa gjumi dimeror deshiren te me akullnizoj

Pisha gojen qepi me rreshiren e saj...hodhi ca gjethe te imitoj qershine
edhe pse dinte me saktesi qe mbi gjemba as vjeshta te ecte skishte deshire...

2-Vargje te lira!

-Nëse vjeshta ka melodi
Vallzim gjethesh do ish titulli.
Lëvizje hapash te lirë,
Të dehur nën qiellin e kuqerremtë
Fëshfërima e erës mbërthyer rreth beli.
Gjethet ,
nota pentagrami
Kompozojnë këngën e jetës,
Cdo fillim ka një fund
Per të rilindur në stinën tjetër.
Gjethet si flokë dëbore
Derdhen ujëvare mbi supet tanë,
Shtrojnë tapetin me nuance të flakta
Ecim mbi të, unë e ti,
Se vjeshta nuk ka vec ndarje,
Nuk ka vec tradhëti e zemërim,
Ajo ka dhe premtime,
Sëbashku,
Do shohim gjethet që bien,
Cdo stinë
Mbërthyer duarsh për t’mos u lëshuar,
kurrë .

3-Vjeshta ne zemren time?!?

Iku zjarri pervelues, iku sikur te mos kishte egzistuar kurre, ashtu heshturazi, e nje ere fishkelluese rraplloi dritaret e zemres duke paralajmeruar se ngrohtesia duhej t’i linte vendin ftohtesise. Lulet, si me te ndieshmet qe jane, veq se kishin dhene shenjat e para me humbjen e freskise se tyre e kenga e dallendysheve degjohej vetem si nje jehone ne rrugen e ikjes qe kishin marre. Pikat e para renduan mbi gjethet, qe tashme kishin humbur cdo shprese jete, duke ju kujtuar se nuk e kishin vendin me aty. Mjegulla si per inate zuri vendin, e ngjeshur siq di ajo, per te humbur cdo mundesi pamje e per te mbyllur cdo rruge. Rete filluan te dendesohen vrullshem per tu bere me korb njera se tjetra, duke u ndeshur me gjemime, qe nuk paralajmeronin gje tjeter pos fillimin e nje shtrengate qe nuk vonoi dhe shkundi pemen fuqishem per ta lene si nje te shkrete. Perrockat e vogla u rriten e u fryne duke sjelle tere turbulliren e tyre e duke mbushur lumin e qete e te paster. Ne pamundesi mbajtje shpertheu duke vershuar gjithcka gjeti para vetes……

Ne tere kete zymtesi, ku paqartesise i shtonte rendesen ftohesia, era fishkelluese, mjegulla, shtrengata, vershimi , gjemimi, renkimi … mendja ime kot sa s’pyet: Ishte dashuri ne ikje apo vjeshta hyri ne zemren time?!?

4-I bukur vendi im

Cdo vjeshte e shkuar
me kujton veq mall.
Cdo gjethe pemesh bien verdall..
Cdo gjethe e ren fsheh nje kujtim
Pejsazh i bukur ne vendin tim

5-Kohe geshtenjash

Eshte vjeshte atehere kur shpitrar zhvishen bashke me pemet. Eshte vjeshte le te ngrohim trupat bashke. Eshte vjeshte le te mbulohemi me batanije dhe pime nje caj te ngrohte. Le te mbushet xhami me avull e te shkruajme emrat tone.
Nje lokal ku fytyrat ndriqohen nga flakat e qirinjeve qe sapo fryn nje ere ndryshon e gati jep jeten. Nje kengetare me ngjyre mbase , me kenge jazz dhe tingulli i muzikes qe iken e vjen ndersa shiu perplaset ne xhama. Pija qe sdon te mbaroje kurre ne gote dhe prekjet e lehte e duarve. Eshte stina e dashurise e perqafimeve e perkedheljeve. Cajit dhe cokollates se ngrohte.
tani eshte bahske me pjesen e pare
Gjethet qe ngaterrohen ne floket kur bien duke u perkedhelur nga era dhe qetesisht clodhen derisa behen nje skelet i holle e zhduken. Mbylli grilat te lutem vjeshta ka shume ngjyra me shume se sa syte e mi mund te percepetojne. Eshte vjeshte ndaj eja e ngrohemi bashke kam veshur dhe corapet qe ti me bleve vjet jane po te njejtat..e njejta jam dhe une me fytyre nga dritarja duke te pritur te perfundojme shishen e veres dhe geshtenjat e pjekura ne zjarr.

6-Gjurme te trishta..

Frynte nje ere e lagesht,dheu kishte arome nentori,copeza gjethesh te zhuburitura benin dashuri me pikat e shiut,ne dheun e fresket nentorian. Gjurmet e saj linin nje fershellim te trishte, neper turtuaret e rrugices se ngushte.
Floket e saj kacurrela, te lagura deri ne mesin e shpatullave, ndjellnin embelesi te pafajshme.Ecte plogesht, te kujtonte shekujt e nje pranvere kolere,ku dielli vdes neper shpirtrat njerzore e nuk arrin ti ngroh,sepse shiu eshte plot rrebesh e vret ne cdo pike te tij.
Ne dore mbante nje shkop ,pikat e shiut i ujitnin shpatullat e vogla feminore.. dndjehej , terheqja zvarre e fustanit te gjate te grisur ne nje cep..nje bluze e rene ne njerin sup i zbulonte freskin e moshes ,ne nje forme mondane,nje shpatulle e gjere , sup i drejte,premtonte nje femer te bukur kur te rritej.
Gjurmet tona u afruan me afer,ishim paralelisht ne te njejtin hap krahazi.
Ajo me hodhi shikimin,dy sy te mbeshtjelle me klimen e vuajtjes,me nje ndricim te humbur neper labirinthat e rrugeve te lagshta te kesaj lagjie,u perplasen mbi syt e mi,ajo me shikoje me nje embelsi dhimbje qe vriste,,butesisht me pafajsine e syve te bute.
Zonje,-mu drejtua ajo, nje goje e rrumbullaket me buze te mishta.
Falme dicka;-vazhduan fjalet e saj.
Mbaja ne dore nje qese me nje byrek e disa kuluria te ngrohta.
E zgjata drejte saj . Dora e saj e ftohur nga freskia e vjeshtes,hasi doren time.
Syte ju zgjuan, sikur vinin nga nje gjume dhimebje shekullore.
Disi fytyra e saj ndricoj vaket, .flm shume -vazhdoj voglushja.Dhe u drejtua drejte pllakave tjera te lagshta,,drejte nje hapi tjeter ne penetrimin e dhimbjes se saj..
Me veten mendova vitet e saj , ne perpjestim me trishtim.Dhe se si trishtim dhimbjesh shekullore njerzore, ishte burgosur ne nje trup femije,dhe ajo i mbante ,ne heshtje,mes pikave te shiut,ja rendonin shpatullat e njoma,kacurrelat e lagshta e syte e pafajeshem te saj. Askush se vinte re kete dhimbje ,qe ecte me ne,jetonte me ne,,,
Po mendoja se si nje shpirt feminor ekzekutohej ne kete lagje ,cdo mengjes,dhe askush se ve re.
Askush se degjon klithmat e saj mengjesore!
Askush ,pervec shiut te lagesht ,gjetheve te vdekura qe shkeputen dhe perkdhelin putrat e saja ,te mbeshtjella ne shapka gjysem te grisura.
Ajo vazhdoje qete hapat e saj,sikur bota e saj ishin koshat e cepave te rruges,cdo gje tjeter per te kishte vdekur ,dukej nje femij i shkeputur totalisht nga bota.Na kishte injoruar me perbuzje ,sic ne kishim shekuj qe injornim trupin e saj te njomesht ..
Pak me tutje ishte koshi i rradhes,drejtoje shkopin per nga kapaku i koshit te mbeturinave.
Qesja ,shkopi dhe duart e saja,luftonin mbi kapakun e koshit per ta hapur,me shpresen qe brenda tij dikush do kishte hedhur dicka.
E trishtuar mendova,qe ne ate kosh ,ajo sdo gjeje ,as shpres,as dielle ,as nje copez dashuri,as nje perkdhelje feminore.
Ajo u perplase dhunshem me asgjen e koshit.
Zhurma e kaput qe u mbylle me goditi shpirtin,ndegjegjen dhe gjithe c"posedoja ne brendesin time.
Akuzat e saj ndaj meje dhe botes, qe e ekzekutonte qetesisht cdo fije floku te lagesht ,cdo enderr per te nesermen,cdo deshir per nje drite shprese diku,me pushtuan.
Pastaj ktheva rrugic,mblodha veten duke justifikuar qe une s"jam bota e saj,ndaj s"mund te marre pergjegjsi vuajtjesh per jeten e saj.
Mu duke vetja nje vogelsi, se si dhe une u shfajsova duke ndricuar mengjesin e saj me shi me nje byrek,
Mendimet u rrukullisen ne mua ne nje duel lufte ndegjegjie,fajsie dhe pafajsie. Ashtu sic c"do duel, qe bota jone e fiton mbi te dobtin,mbi te vobektin,mbi lotet e trshtimit dhe te varferis.
E as une s"bera perjashtim,rigjeta mijera arsye menefregiste,qe te justifikoj me veten ,jeten e saj te trishte.
Floket e saja kacurrele,trupi i saj feminor qe mbante mbi vete, vujtje shekullore,u bene nje imazh i sapo kaluar...
Pikat e shiut filluan te rralloheshin,gjethet shkeputeshin,per-rreth meje,sikur dhe per-rreth voglushes qe tani do ishte ne nje rrugic tjeter,ndoshta ne nje lagje tjeter,ne nje kosh tjeter.
Dielli buzeqeshi lendueshem,kuqerrentesia e tij vjeshtore me solli ne forme piktureske fytyren e vajzes ,duke me akuzuar dhe nje here boten ne te cilen jetojme..boten qe flet per drejtesi mbi vete viktimat qe i vdes ngadale ne cdo hap,shprese ,enderre dhe drejtesie....imazhi saj me kujtonte boten e frikshme ne te cilen jetojme..une,ti,voglushja dhe gjethet me pikat e shiut qe qajne qetesisht ne kete mengjes netorian.

Keto ishin krijimet!
Duke ju falenderuar perzemersishte,ftoj te gjithe dashamiresit e ketij konkursi,te votojne,komentoje dhe te ndajne pershtypjet me ne.
Ju uroj nje dite te kendshme te gjitheve!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Pervec 6-tes te tjerat as nje pike emocioni s'me dhan. Do vecoja dhe 4-ten deri diku ama sh shkurt. Sikur nuk me plotesoi. Gjthss suksese. Rendesi ka pjesmarrja. :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

:) pres vota,komente dhe komplimente per krijimet..
Soulina te ri-pres perseri ,ne i moment tjeter frymzimi e rileximi per mendime te tjera ahhahahaha.
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Krijimetn 1 e 3 jane shume te lezetshme. 6 romanesku i madh.
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

4- i bukur vendi im
nuk di perse kur e lexon me sjell ne mendje te njejten "melodi"te poezis *mall *te ismail kadares.
sh e bukur
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

:) pres vota,komente dhe komplimente per krijimet..
Soulina te ri-pres perseri ,ne i moment tjeter frymzimi e rileximi per mendime te tjera ahhahahaha.

Haha... po ku te frymezokan keto :(. Nejse deri ne fund kemi kohe.ndoshta u gjej ndonje ane frymzuese. Momentalisht qendroj tek 6 dhe 4-tra. lool. Ama e perseris 4 esht vec 1 strofe. :p. Nderrojini sondazhet ne faqe te pare :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

lool
Po ku merr vesh nga letersia ti aman o Soulhun :p

....
Bukur,ajo e 3 &5 me pelqejn por do ri-lexoj, me pas do votoj! :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

e para me pelqeu

e 4-ta veq me marr pjes qenka:po: gjynaf shum e vogel
: suksese pjesmarrsve.. voten pak me von se duhet me pyt njeher se te kujt jan , e pastaj me dhan voten lol lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

:) pres vota,komente dhe komplimente per krijimet..
Soulina te ri-pres perseri ,ne i moment tjeter frymzimi e rileximi per mendime te tjera ahhahahaha.

Po dhe ne duam komentet tua meqe ke prirje ne ket drejtim :vetull:
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Po dhe ne duam komentet tua meqe ke prirje ne ket drejtim :vetull:

Ah dua shume te komentoj,por sme duket e drejt, te jap krah komentimi meqe e drejtoj.
Por gjithesesi ketu do jem, ndoshta dhe i analizoj embelsisht krijimet ,ashtu sic dhe jane rrjeshtat e ketyre krijimeve, te embel ,spontan dhe te ndjeshem.
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Ah dua shume te komentoj,por sme duket e drejt, te jap krah komentimi meqe e drejtoj.
Por gjithesesi ketu do jem, ndoshta dhe i analizoj embelsisht krijimet ,ashtu sic dhe jane rrjeshtat e ketyre krijimeve, te embel ,spontan dhe te ndjeshem.

Pse jo e drejt !! ti thuj ashtu siq ti i sheh ajo se e udhheq vete konkursin eshte gje tjeter ....

duam mendimin tende dhe pik ..un protestoj.
:alo:
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Mua 5 mu duk e thjeshte e ngrohte me kujtoi disa momente te bukura...keshtu qe votova 5..por me pelqeu dhe 3 e te tjerat por midis ketyre te dyjave ishte dilema e vendosa me instikt :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Me pelqen (votova) krijimin nr.6

Gjithashtu dhe krijimi nr.4 pavaresisht se eshte vetem nje strofe me pelqen
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Kalove te shoh,si shkojne votimet ketej..:)
Bukur bukur flm per mbeshtetjen tuaj..!!
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Po he, votoni e komentoni ju ketu. C'keni? Pse s'votoni :p... Si i thone asaj fjales, Rrini, pse nuk ikni... :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Votava 3-shin. E lexova me endje.

Ej po ajo e vetmja strofe kot tiu pyes cf ka te bukur?
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Ua sa bukur qenka be kesaj radhe. Ka kohe qe s'kishim 6 shkrime. Pra kete muaj duhet analizu dhe krahasu pak me shume ;)
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Ku jane lexuesit ? :))
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Votava 3-shin. E lexova me endje.

Ej po ajo e vetmja strofe kot tiu pyes cf ka te bukur?

Se ne pak rrjeshta shpreh shume :)
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Ku jane lexuesit ? :))

I ka kap gjumi i vjeshtes..po flen ne ritmin e shiut :D

P.s E ndava mendjen me ne fund votova.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

I ka kap gjumi i vjeshtes..po flen ne ritmin e shiut :D

P.s E ndava mendjen me ne fund votova.

Ashtu te lumte...:p
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

E pse s'i keni dhene asnje vote asaj "vargje te lira" ju? Okay,eshte pak e e sforcuar, por s'ben robi per nje vote :p.. Madje tani qe po e rilexoj, po me pelqenka :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Soulinaa deshira jote u be realitet hahahahahaha :p
Shpreh deshiren e rradhes perseri :p
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Oops

Me duhet te bej nje sqarim lidhur me dy postimet larte. Voten ja dhash krijimit numer 2 jo sepse ka shkru Soulmind por sepse me ka pelqyer. Postimin e Soulmind vetem tash po e lexoj.

Jo po mos t'i bie kjo pune se e kam dhene per t'ia bere qejfin dikujt apo per sevap :p

E kam votuar sepse vertete e meriton.
 
E kam dhene sepse vertete e meriton.
Vertet eshte krijim i solmind! he se dhe un do i jap voten ati krijimit ... meqe e kam mike :vesyze:
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

E pse s'i keni dhene asnje vote asaj "vargje te lira" ju? Okay,eshte pak e e sforcuar, por s'ben robi per nje vote :p.. Madje tani qe po e rilexoj, po me pelqenka :p

Hmmm per mua krijuesi eshte munduar te nxjerre dicka ne drite
eshte munduar te krijoje ca metafore
eshte munduar te krijoje ca krahasime
e gjitha mbetet nje ''eshte munduar''
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Vertet eshte krijim i solmind! he se dhe un do i jap voten ati krijimit ... meqe e kam mike :vesyze:

Booo cfare lomshi. Lol

Nuk thash se krijimi eshte i Soulmind. E kisha fjalen per shkrimin e saj ne postimin #23.
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Booo cfare lomshi. Lol

Nuk thash se krijimi eshte i Soulmind. E kisha fjalen per shkrimin e saj ne postimin #23.

aaa vertet ! he mir se e terheqa voten :gez:
 
Titulli: Krijimet e muajit Tetor jane keto: (Votoni)

Oops

Me duhet te bej nje sqarim lidhur me dy postimet larte. Voten ja dhash krijimit numer 2 jo sepse ka shkru Soulmind por sepse me ka pelqyer. Postimin e Soulmind vetem tash po e lexoj.

Jo po mos t'i bie kjo pune se e kam dhene per t'ia bere qejfin dikujt apo per sevap :p

E kam votuar sepse vertete e meriton.

Krijimi eshte vertete shume i bukur.

ka nje rrjedh paqesore ne rrjeshtat e ti.

Aver ajo me Soulin eshte me shaka,se kemi nis qe tek fotomania,qe une kerkova i vote per nje foto, e votuan e shkuan nga 5 vota 4 fotot prandaj .
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top