Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohet policia

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
26-shkurt-20131-300x399.jpg

Ngjarja e fundit i ka ndodhur një qytetari nga Vlora, B.F. (po përdorim iniciale sepse na ka kërkuar anonimatin, por rrethanat dhe detajet janë konfirmuar edhe nga burime alternative në dijeni të ngjarjes). Vetë protagonistët e ngjarjes, administratorët e faqes së kryeministrit, kryeministri vetë dhe personi i implikuar e njohin gjithashtu sepse postimi në FB e Berishës është bërë me emër mbiemër në rrugën normale të postimeve online.

“Do doja të ndaja me ju dhe t’u tregoja një eksperiencë aspak të këndshme e cila tregon për nivelin e demokracisë në vend dhe vërteton më së miri se po jetojmë në një shtet diktatorial – shkruan denoncuesi në një letër dërguar dy ditë më parë kryeredaktorit të DITA. Burime afër policisë së Vlorës konfirmuan më pas rrethanat.

Ngjarja ka zënë fill pas kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook si një arritje të madhe që ka bërë Shqiperia shumëfishimin e importimit të internetit.

Rrëfen qytetari që ka bërë denoncimin: “E pyeta kryeministrin se çfarë të mirash fiton një vend nga rritja e importeve? Të njejtën pyetje e postova në profilin e kryeministrit dhe në profilin tim…”

اfarë ka ndodhur më pas?

“Pas disa minutash një person i prezantuar online me emrin Tuq Nezaj fillon të komentojë me sharje dhe fyerje në profilin tim. Për të mos degjeneruar biseda më tej e fshiva këtë postim. Por ky person Tuq Nezaj filloj të më dërgonte mesazhe private duke më kërcënuar edhe për jetën. Mesazhi i fundit që më dërgoi është ky: “Unë të thashë ik tash, o pasha dervish luzhen, e mos më bën që ta shpejtoj procedurën se kam me të heq zvarrë nëpër Vlorë…”

Kur i sipërcituari Tuqi ka shkruar më pas edhe se ishte “interesuar” dhe “ia prisha gjumin shefit të komisariatit Vlorës” – qytetari në fjalë ka menduar se bëhej fjalë për bllof e kërcënime verbale dhe vetëm kaq. Por… Këtu nis pjesa më bandite dhe më rrugaçërore e kësaj historie, e përdorimit të shtetit si bandë kundër qytetarëve. Qytetari ka një zyrë të vogël private imobiliare.

“Në zyrën time erdhën dy policë të cilët më pyetën për emrin dhe pas kësaj më kërkuan të shkoj me ta në komisariat se kishin urdhër nga shefi. U tmerrova jo nga frika por për dy arsye te tjera. E para kjo vërteton se po jetojmë në një shtet diktatorial ku nuk mund të themi mendimin tonë as në Facebook dhe e dyta si ka mundësi që një person militant i një partie t’i japë urdhra një drejtuesi policie?! E njoh pak a shumë strukturën dhe hierarkinë drejtuese të policisë së shtetit pasi dikur ka qenë endrra ime të studioja në Akademinë “Arben Zylyftari”. Kam mbetur vërtet i habitur se si drejtori apo shefi i Komisariatit Vlorë kanë marrë urdhër nga një person i tillë dhe kanë urdhëruar shoqërimin tim në komisariat… Ju lutem emrin tim mos e publikoni. Ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë!”.

Gjatë këtyre dy ditëve DITA ka bërë verifikime mbi ngjarjen dhe ajo rezulton e vërtetë. Në biseda private, pa qenë në dijeni se po flasin me gazetarë, policë lokalë të Vlorës konfirmojnë ngjarjen dhe urdhrin e marrë, duke shtuar se “kanë shkuar për të shoqëruar qytetarin B.F. dhe i kanë thënë që shefi kërkon që të vish në zyrë vetëm për një bisedë (!!). Janë larguar kur qytetari në fjalë ka bërë rezistencë duke u thënë: “Nëse keni urdhër ndalimi më tregoni urdhrin dhe arsyen, nëse shefi juaj kërkon vetëm të flasë me mua, le të vijë ai tek unë…”.

Fakti që policë të shtetit me uniforma dhe në detyrë shkojnë t’u bëjnë presion dhe të terrorizojnë e frikësojnë qytetarët për një postim në FB-në e Berishës është skandaloz. Përdorimi i policisë së shtetit si bandë nga persona civilë strukturash paralele të “partisë së Berishës” të kujton metodat paranaziskine dhe është alarmues e indinjues për çdo qytetar të përgjegjshëm të këtij vendi./Dita
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Nese eshte e vertete kjo ngjarje nuk eshte per te vene duarte ne koke, po eshte per te pasur kujdes dhe ketu tani se do na vije shefi dhe neve :(.
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Gjithmone nqs eshte siç shkruhet, ju paska dhene nje pergjigje perfekte policise. “Nëse keni urdhër ndalimi më tregoni urdhrin dhe arsyen, nëse shefi juaj kërkon vetëm të flasë me mua, le të vijë ai tek unë…”. Gjesti i forcave te rendit tregon vetem pasqyren e propotences te te fortit nepermjet uniformes. Uniforma eshte shteti.... nqs ky eshte shtetit!!! Logjika 0 !!
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Me siguri ketu eshte dora "hajdutit". Ka dicka me vlonjatet, e per te mbrojtur Berishen, ca nuk ben:D!
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Ehh i shkreti kryeminister smund te shkruaj as dy fjal ne fb se direkt e shajen dhe hajde temerret ai me policin pastaj ....!!
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Shum sen palidhje paska qit ne gazet kjo gazeta "Drita" ! me ca shkrime kaq palidhje mirret kjo gazet ? nje person anonim qe paska postu ne fb te berishes e i kan ik policia ? nje person sic duket e paska padit ne polici ? at'here qka ka te beje berisha ketu ? biles po me pelqen shum gjesti i policis qe ka marr ne konsiderat nje padi nga nje qytetat per nje tjeter qytetare sepse do ishte banale nese sdo ta merrte ne konsiderat padin e atij personit , ket tipin anonim do e kisha fut ne burg per arsyje qe spo i pergjigjet ne menyre te duhur policis por i thot shefit te vije tek ai ! e kush eshte ky qe shefi te iki te ai ? :D
 
Pse cfare ka per tu habitur ketu ? Une kam shkruajtur ne faqen e Sali majmunit ku komentva per veshjen e tij , dhe pas nje minuti me fshine komentin , dhe me bllokuan postimin ne ate faqe.
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Mire ja kan ba nuk ofendohet Kryeministri ;)
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

hahahahaha..Ec aty Salii Burishaa qe thote :Zhozefina...:p
Jo po ,..po te doni postoni,.,.:p
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Shum sen palidhje paska qit ne gazet kjo gazeta "Drita" ! me ca shkrime kaq palidhje mirret kjo gazet ? nje person anonim qe paska postu ne fb te berishes e i kan ik policia ? nje person sic duket e paska padit ne polici ? at'here qka ka te beje berisha ketu ? biles po me pelqen shum gjesti i policis qe ka marr ne konsiderat nje padi nga nje qytetat per nje tjeter qytetare sepse do ishte banale nese sdo ta merrte ne konsiderat padin e atij personit , ket tipin anonim do e kisha fut ne burg per arsyje qe spo i pergjigjet ne menyre te duhur policis por i thot shefit te vije tek ai ! e kush eshte ky qe shefi te iki te ai ? :D

Eshte person me Emer dhe me Mbiemer qe ka postuar lexoje mire.
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

po pse shkruani se marr vesh...seriozisht e keni ju qe do ju pergjigjet Sala ne Fb???? :)
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Me duket se ka njerez ne mesin tone (Po mendoj nder shqiptare) qe duan te jene bajraktar dhe te luajn rolin e te madhit edhe kur nuk e kane ate detyre. Ne kete rast shqetesimet e qytetarit te Vlores me duken shume te aresyeshme sepse kjo tregon se ne shtetin tone nuk udheheqin strukturat shteterore, por ato mafioze...
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Shum sen palidhje paska qit ne gazet kjo gazeta "Drita" ! me ca shkrime kaq palidhje mirret kjo gazet ? nje person anonim qe paska postu ne fb te berishes e i kan ik policia ? nje person sic duket e paska padit ne polici ? at'here qka ka te beje berisha ketu ? biles po me pelqen shum gjesti i policis qe ka marr ne konsiderat nje padi nga nje qytetat per nje tjeter qytetare sepse do ishte banale nese sdo ta merrte ne konsiderat padin e atij personit , ket tipin anonim do e kisha fut ne burg per arsyje qe spo i pergjigjet ne menyre te duhur policis por i thot shefit te vije tek ai ! e kush eshte ky qe shefi te iki te ai ? :D
Oooo ZEF si je bre? Me shnetin si ke çen?

"Ngjarja e fundit i ka ndodhur një qytetari nga Vlora, B.F. (po përdorim iniciale sepse na ka kërkuar anonimatin"

“Pas disa minutash një person i prezantuar online me emrin Tuq Nezaj fillon të komentojë me sharje dhe fyerje në profilin tim..."

B.F. ka komentuar ne profilin e SALI BISHES sic e lexon me siper se cfare i ka shkrujt,me pas ka nderhy TUQI nga Tropojo e i ka "qit gjumin Shefit Vlores" e i ka urdheru me shku me e i terheq veshin qytetarit B.F.

Njateta ZEF!
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Kete sezone zgjedhjesh do lexojme margaritar e margaritar. Mjere ne qe filloi fushata kaq heret!
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

https://www.facebook.com/#!/tuqm1?fref=ts

320559_122096591284590_764667299_n.jpg

Truproja me syze...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

kryministri jo te shahet po te digjenerohet familjerisht ska meshir per kto plehra :murit:
 
Titulli: Vite drite larg nga politkanet tane.

BoOoMBaStiCk

Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohet policia në zyrë
Ngjarja e fundit i ka ndodhur një qytetari nga Vlora, B.F. (po përdorim iniciale sepse na ka kërkuar anonimatin, por rrethanat dhe detajet janë konfirmuar edhe nga burime alternative në dijeni të ngjarjes).

Vetë protagonistët e ngjarjes, administratorët e faqes së kryeministrit, kryeministri vetë dhe personi i implikuar e njohin gjithashtu sepse postimi në FB e Berishës është bërë me emër mbiemër në rrugën normale të postimeve online.

“Do doja të ndaja me ju dhe t’u tregoja një eksperiencë aspak të këndshme e cila tregon për nivelin e demokracisë në vend dhe vërteton më së miri se po jetojmë në një shtet diktatorial – shkruan denoncuesi në një letër dërguar dy ditë më parë kryeredaktorit të DITA. Burime afër policisë së Vlorës konfirmuan më pas rrethanat.

Ngjarja ka zënë fill pas kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook si një arritje të madhe që ka bërë Shqiperia shumëfishimin e importimit të internetit.

Rrëfen qytetari që ka bërë denoncimin: “E pyeta kryeministrin se çfarë të mirash fiton një vend nga rritja e importeve? Të njejtën pyetje e postova në profilin e kryeministrit dhe në profilin tim…”

اfarë ka ndodhur më pas?

“Pas disa minutash një person i prezantuar online me emrin Tuq Nezaj fillon të komentojë me sharje dhe fyerje në profilin tim. Për të mos degjeneruar biseda më tej e fshiva këtë postim. Por ky person Tuq Nezaj filloj të më dërgonte mesazhe private duke më kërcënuar edhe për jetën. Mesazhi i fundit që më dërgoi është ky: “Unë të thashë ik tash, o pasha dervish luzhen, e mos më bën që ta shpejtoj procedurën se kam me të heq zvarrë nëpër Vlorë…”

Kur i sipërcituari Tuqi ka shkruar më pas edhe se ishte “interesuar” dhe “ia prisha gjumin shefit të komisariatit Vlorës” – qytetari në fjalë ka menduar se bëhej fjalë për bllof e kërcënime verbale dhe vetëm kaq. Por… Këtu nis pjesa më bandite dhe më rrugaçërore e kësaj historie, e përdorimit të shtetit si bandë kundër qytetarëve. Qytetari ka një zyrë të vogël private imobiliare.

“Në zyrën time erdhën dy policë të cilët më pyetën për emrin dhe pas kësaj më kërkuan të shkoj me ta në komisariat se kishin urdhër nga shefi. U tmerrova jo nga frika por për dy arsye te tjera. E para kjo vërteton se po jetojmë në një shtet diktatorial ku nuk mund të themi mendimin tonë as në Facebook dhe e dyta si ka mundësi që një person militant i një partie t’i japë urdhra një drejtuesi policie?! E njoh pak a shumë strukturën dhe hierarkinë drejtuese të policisë së shtetit pasi dikur ka qenë endrra ime të studioja në Akademinë “Arben Zylyftari”. Kam mbetur vërtet i habitur se si drejtori apo shefi i Komisariatit Vlorë kanë marrë urdhër nga një person i tillë dhe kanë urdhëruar shoqërimin tim në komisariat… Ju lutem emrin tim mos e publikoni. Ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë!”.

Gjatë këtyre dy ditëve DITA ka bërë verifikime mbi ngjarjen dhe ajo rezulton e vërtetë. Në biseda private, pa qenë në dijeni se po flasin me gazetarë, policë lokalë të Vlorës konfirmojnë ngjarjen dhe urdhrin e marrë, duke shtuar se “kanë shkuar për të shoqëruar qytetarin B.F. dhe i kanë thënë që shefi kërkon që të vish në zyrë vetëm për një bisedë (!!). Janë larguar kur qytetari në fjalë ka bërë rezistencë duke u thënë: “Nëse keni urdhër ndalimi më tregoni urdhrin dhe arsyen, nëse shefi juaj kërkon vetëm të flasë me mua, le të vijë ai tek unë…”.

Fakti që policë të shtetit me uniforma dhe në detyrë shkojnë t’u bëjnë presion dhe të terrorizojnë e frikësojnë qytetarët për një postim në FB-në e Berishës është skandaloz. Përdorimi i policisë së shtetit si bandë nga persona civilë strukturash paralele të “partisë së Berishës” të kujton metodat paranaziskine dhe është alarmues e indinjues për çdo qytetar të përgjegjshëm të këtij vendi.

*****************************
Po ti je pjese e ketij humori katnar lol
 
Titulli: Vite drite larg nga politkanet tane.

Po ti je pjese e ketij humori katnar lol

Un katnar jam,po pjes e humorit nuk jam. Kur te vij ne shqiperi ma sill dhe mu policine se kam sulmu idhullin tend me germa,se ktu ku jam un ske fuqi te ngresh 1 gur.
Njerz si ti duhet me i pas frike se keni fitu aq "fuqi" me servilizmin tuaj sa ti zgjoni shefat me i terheq veshet kush me germa sulmon Bishen,shif kte truprojen e Bishes ne kte rast.
 
BoOoMBaStiCk....

Mos bini kaq poshte o pergjegjesa te FV. Mos sillni ketu kashte qe e hane bagetite militante se keto jane rrena te trasha. Fletushka Dita eshte ne fakt trakt qe shperndahet tani perpara zgjedhjeve dhe pastaj mbyllet kjo fletushke se kaq e ka misionin, ndersa FV nuk besoj qe do mbyllet pas zgjedhjeve cilido te jete fituesi.

E kuptoj qe FB i Berishes ka shqetesuar njerezit e fushates se Rames, pasi Berisha aty ka kaluar 420 mije njerezit ne kohe te shkurter dhe Berisha po e perdor per komunikim me njerezit, te cilet jo te gjithe i ka perkrahes por shpifje te tilla nuk duhet te kalojne.
Zgjedhje ka cdo 2 vite nese llogarisim edhe zgjedhjet lokale, prandaj nuk ja vlen te biem ne llum. Nuk eshte fundi i botes nese nuk fiton Rama.
 
Titulli: BoOoMBaStiCk....

Nuk e di pse me del ti jap LIKE faqes Sali Berishes dhe me del "Sponsorizzata",besoj e kupton cdo te thote apo ta perkthej?!
Po un ca shpifje i bera qe s'me lejon ti shkruaj me? Pyetjet me (???) ne fund jan shpifje?
Te kujtoj 1 ngjarje para 3 javesh kjo gazeta Dita kishte botuar ne faqe te par 1 leter te Shpetim Idrizit ku kercenonte dike me leter... un si ndjekes i Bashkim Hoxhes cdo mgjes nuk e shikoja gazeten Dita ne tufen e gazetave qe lexon ai cdo mgjes. Pse ta ket shqetsuar nje gazet (fletushk sic thua ti) ta ndaloj shitjen e saj duke i bler te gjitha kopjet?
 
Titulli: BoOoMBaStiCk....

Mos bini kaq poshte o pergjegjesa te FV. Mos sillni ketu kashte qe e hane bagetite militante se keto jane rrena te trasha. Fletushka Dita eshte ne fakt trakt qe shperndahet tani perpara zgjedhjeve dhe pastaj mbyllet kjo fletushke se kaq e ka misionin, ndersa FV nuk besoj qe do mbyllet pas zgjedhjeve cilido te jete fituesi.

E kuptoj qe FB i Berishes ka shqetesuar njerezit e fushates se Rames, pasi Berisha aty ka kaluar 420 mije njerezit ne kohe te shkurter dhe Berisha po e perdor per komunikim me njerezit, te cilet jo te gjithe i ka perkrahes por shpifje te tilla nuk duhet te kalojne.
Zgjedhje ka cdo 2 vite nese llogarisim edhe zgjedhjet lokale, prandaj nuk ja vlen te biem ne llum. Nuk eshte fundi i botes nese nuk fiton Rama.

Ne FV secili thote te tijen, nuk e ndalon askush, brenda rregullave shoqerore ne radhe te pare dhe te forumit pastaj.
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Po un ca shpifje i bera qe s'me lejon ti shkruaj me? Pyetjet me (???) ne fund jan shpifje?

Sharjet, bezdisjet fshihen neper accounte, ky eshte realiteti.

Po te kujtoj se tek twitteri i Rames ti presin drute shkurt. Dikush i vuri ne dyshim autoresine e librit Kurban dhe Rama pasi e ofendoi me batuta borduresh, e perzuri pa nam e nishan armikun.

Zgjohu!!!
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Sharjet, bezdisjet fshihen neper accounte, ky eshte realiteti.

Po te kujtoj se tek twitteri i Rames ti presin drute shkurt. Dikush i vuri ne dyshim autoresine e librit Kurban dhe Rama pasi e ofendoi me batuta borduresh, e perzuri pa nam e nishan armikun.

Zgjohu!!!
Te pakten ti me "mbrojtjen" e imazhit qe i ben Sali Bishes neper virtualitet siguron vendin e punes,kjo mjafton!
Nuk me intereson Rama dhe ca ben ai,e kupton kaq? Un po te flas per ate qe me ka ndodhur te profili Kryeministrit dhe sjam i vetmi.
Nese Facebook do mundesonte listen e njerzve qe i esht mohuar e drejta te komentojn te profili Sali Bishes do ishte nje tjeter rekord i thyer nga ana tij dhe primat i Shqiperise dhe ne kete fushe.
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

Sma mer mendia te jet e vertet, gjithsesi them qe gjera te tilla edhe pse jan nje turp i pa pranueshem , ndodhin rreshtazi rendomt ketu ne vendin tone.
 
BoOoMBaStiCk

Ajo kashta qe permenda eshte tamam per ty.

Une e ndjek rregullisht fb e Berishes dhe ta them me pergjegjesi qe kam pare kritika, kam pare ironi, kam pare ankesa etj. te cilat nuk jane fshire, bile Berisha disa prej tyre edhe ju eshte pergjigjur. Askush nuk te heq nese flet si duhet, por nese shan e ofendon ta fshijne komentin ose nese hyn me emra te rreme pasi dallohet qe aty nuk ke hyre per te folur por per te share. Berisha do te komunikoje me njerzit ne fb edhe si strategji e fushates, pse duhet te coje policine diku pse dikush ka folur keq ne fb? Nuk i prish shume pune Berishes kur ate koment mund ta fshije ose mbulohet nga qindra lavderimet qe i bejne perkrahesit e tij.

Nuk eshte Berisha Gramoz Ruci qe i dilte djali e kercononte njerezit qe e kundershtonin Rucin ne fb.

FB i Berishes ka shqetesuar fushaten e Rames se Berisha si pjese e strategjise se fushates, por jo vetem, me fb po arrin nje grup te caktuar qytetaresh qe nuk interesohen shume per politiken.

P.S Mos u kap me vendin e punes apo rrogen, pasi mire qe na dole katnar, por edhe shume naiv :p

Qofsh Mire.
 
Titulli: BoOoMBaStiCk

Te thash qe me kan ber bllok dhe nuk me lejohet te komentoj vetem pse i bera pyetje (?) per integrimin e vendit e kupto?
Nese Fb do na mundesonte listen e njerzve qe jan ven ne bllok nga puntoret e tij qe administrojn profilin sdo e zgjasje me shum se po mundohesh te mbulosh diellin me shosh.
Te kam then qe ti s'je rastesisht ketu apo se gjen dicka interesante ne kete forum. Gjithashtu te kam then qe Gramoz Ruçi,Skender Gjinushi jan i te njejtit rang te Sali Bishes,djali Gramozit ka plagos njerz,ka vra... dhe as 24 ore nuk e kan mbajt (ne 2005 me Laçjan i plagosi,dhe vet mbeti i plagos...Ruçi pas disa ditesh dergoi Renean te shtepite e tyre,aksidenti para 1 viti ne Tirane qe vdiq ajo vajza).
Po ke te drejte te gjithe e komentojn i bejn Like ne foto dhe statuse,sidomos ato qe kan te njejtin pozicion si ti.
Po mir un qenkam katnar po ca hyn ktu tashi? Ma mir katnar e ne midis te Shqiperise se Viçidols ku dhe dhija ka emigru prej anej... Un kam hec ne autostrade jo ne rruge rurale,u qartsove tashi. Ja kshu folni ju.
Ti vazhdo me servilizmin,kur te ndrrohen pushtetet si do ja besh? Militantet si ti e ato te PS jan fara me e keqe e kombit.
 
...aftesia jote eshte te krijosh lemshe, dhe vetem lemshe...

Nuk ka asgje te keqe te jesh me PD ose me PS apo me ndonje parti tjeter.

...gjithsesi:
Mendimi tim per kete teme e kam dhene, keshtuqe mirulexofshim.
 
Titulli: Skandal në Vlorë: Shkruan në FB-në e Kryeministrit, kërcënohet dhe i dërgohe

E si perfundoi ky filmi horroro-fantastiko-shkencor???/
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top