Krijimet e muajit Nentor 2020!

Vajza

Antarë i Respektuar
Pershendetje, dhe ketu ja ku erdhem prap me krijimet tona :)
Shpresoj qe do t'ju pelqejne
Mos harroni te votoni & t'i komentoni.
Ju uroj lexim te kendshem ?
Shiko fotografinë 1763422

1.Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur.
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.

2.Nentor serish………

A mund te vish e te ulemi prane njeri tjetrit te flasim , pse jo per ditet qe lame pas, per deshirat , endrrat , te hedhim ne tryeze te gjitha ato fjale qe brenda nesh kane krijuar tornado e presin si qielli ne nje dite me diell te plasin ashtu papritur
Le mos ti mbajme me te burgosura ndjenjat por si flladi i nje pranvere ti leshojme ne ajer , e le te ndjejme me pas nostalgji per ate zbrasje shpirti.
Tregome per vlerat e jetes qe ke jetuar deri me sot , femijerine tende, gjunjet e vrare , aromen e shtepise se vjeter , per cdo kujtim qe brenda teje e mban te mbyllur ne sendukun e memories.
Tregome si eshte te ecesh ne nje dite me shi dhe te mos ndihesh se uji te deperton nen lekure , frikerat e tua tek sheh sesi endrrat vdesin brenda endrrash
Eja i dashur te flasim per ne , lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish e te jesh ketu sot me mua , ne kete dite , ne kete dite Nentori plot vetetima e bubullima.
Le te flasim per ne , per ne qe i kemi mbytur brenda nesh cdo gje .
E diteve tona si nje shurdh-memec i kemi veshur
Eja ulu dhe me fol , sepse brenda kaosit qe jetojme je e vetmja drite qe me ngroh shpirtin e me ndricon diten.
Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti….
Eja i dashur dhe le ta ndricojme kete dite me shkendijat tona kur syte tona perplasen me njeri tjetrin.

3.Rrotullak

Zog lajmetar
si paqja si jeta.
Korb gjakatar
si urrejtja, si vdekja.
Do vijn tek dritarja yte,
do degjosh ti cicerimat
do degjosh ti krakellimat
Te nje djaloshi zemerbut,
te nje djaloshi harbut.
Do te dashurohesh,
do te mashtrohesh.
Do hedhesh ne tavan perpjet,
do hedhesh ne humnere tatepjete
Kujtimet me te bukra,
kujtimet me te egra.
Do te stolisen ne mendje,
do I vjedhesh nga mendja.
Do qeshesh, do te varrosin,
do qash e do te murosin.
Kujto, kush te shtriu doren,
e jo kush te vdiq urie
Kur plaga ishte e madhe,
e jo kur u sherove.
Aty do te gjesh,
pergjigjen qe kerkoje.

4.Shuarje drejt pafundësisë

Duke qarë e vajtuar
Në anijen tonë
Me plot dhoma shkatërruar
Lutemi deri vonë!

Nën një ditë te shenjuar
Fati na përzuri.
Nje tsunami I mallkuar,
Jetën para syve e vuri.

Një javë e planifikuar
S’u kthye vec në mort,
Të mjerat dhoma të padjallëzuara
S’u lagën vec me lot.

Oh, bregu është tepër larg,
Nuk ka më shpëtim,
Një dritë e kuqe fare pranë,
Shuhet nga një vetëtimë.

Ah, anije, anija jonë,
Ecën nëper dallgë e llastuar,
Dashurinë për botën tonë,
E paç të paharruar!

5. Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!

6. Me qenë vajzë...

Të entuziasmuar nga më i madhi te më i vogli kishin filluar përgatitjet,
në shtëpinë tonë.Do shtoheshin me një pasardhës, i cili do trashëgonte tokat, mbiemrin.E babait tim,do i rrihnin shpatullat " me hajër, u bëre me djalë" , rakia do derdhej Lumë.
Gjyshja kishte bërë gati djepin e qëndisur me lule, kishte taks dhe emrin e nipit.
Mirëpo,Zoti u prishi planet, erdha unë, vajza e parë e shtëpisë.Nënën time nuk e vizitoi askush në spital, madje e ngushëllonin,a'u mërzite?
As babai im nuk e vizitoi,e penguan dhe u deh atë natë nga dhimbja.
Gjyshja e pa shtrembër nusen,( nënën time) me ditë.A thu se ajo ishte fajtore e gjinisë sime.

Gjithsesi në familjen time u shtuan gëzime të tjera, dhe themelet e babës tim tani kishte kush me i trashëgu.

U rrita dhe unë, me të mira e me të këqija, me dashuri apo jo, me shumë apo me pak, u rrita.
Gjithmonë fëmija i parë në familjet e tjera ish më i përkëdheluri, kurse unë jo, më e vuajtura. E kjo, mbase ngaqë isha vajzë.

Kur gjyshja po dergjte ditët e fundit të saj, i'u afrova e'i thashë:Nënë, pse smë deshët kur linda unë?
Mezi dëgjohej kur fliste dhe e përlotur më tha; jo bijë, nuk eshte se ste desha,por femrat e derës tonë,vuajnë,ndaj nuk doja të ishe vajzë.
Unë, vajza e padëshiruar, iu bëra krah familjes. Kam forcën e një mashkulli,(jo fizikisht), dhe vendimet merren me konfirmimin tim.
Nga e gjitha kjo,kuptova një gjë që,dashuria peshon shumë me qenë djalë...e kur je vajzë, jep kaq shumë, aq shumë sa në fund nuk pret asgjë, si këmbim.
 
ua hyri nentori. muaji ku lindi nje yll ?

I lexojme dite tjeter krijimet ?

paraprakisht: Suksese te gjitheve!
 
shkrimi i fundit i mir.ama sikur e kam lexu me duket??mbase jam gabim..
6 -t krijime ..do lexojm mir e mir te japim
Voten pastaj

suksese?
 
shkrimi i fundit i mir.ama sikur e kam lexu me duket??mbase jam gabim..
6 -t krijime ..do lexojm mir e mir te japim
Voten pastaj

suksese?
Seshte e njejta, eshte e ngjajshme ne tematik me krijim Nate tetori, por kjo eshte tjeter ?
 
Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!
Votova kete perlen sepse qe ne momentin e pare qe e lexova mu duke sikur ato fjale me drejtoheshin mua ?????.
Ps: Urime kush e ka shkruar, per mua je ti fituesi pavarsisht votave ❤
 
Rrotullak ?
S'di pse votova pa menje ndoshta ...
Por hera parë që bie n'dshni me i poezi
S'di...
 
Më ngrohu me ato fjalë krijimi nr 2...
Votën time e rrëmbeu
Suksese të gjithëve?
 
Kete muaj do i analizoje pak te gjitha krijimet. :)
Gjithnje duke u munduar te respektoj ndjeshmerine e cdo krijuesi,dhe nese pas dashje e percjell me poshte ,kerkoj ndjese. :)

Krijimi 2.Nentor serish……… nje broshur qe kemi lexuar shpesh neper krijime te ndryshme.
Me percjell nje bisede te thjeshte me veten,ne stolat ne park.
Krijimi; 3.Rrotullak,Nje krijim me nje figuracion te bukur,me pelqen forma dhe trajta e saj deri diku.
Krijimi. 5. Perla e zeze!, Godet titulli,permbajtja nuk i shkon ati titulli ,qe duhet te jete me godites dhe percjelles.
Krijimi; 4.Shuarje drejt pafundësisë. E kendshme. nje rime e embel.
Krijimi.6. Me qenë vajzë... pershkrim shpirti,nje copez qe percjell,thjeshte paster, nje cope realiteti ne mentalitetin tone Shqiptare.

Dhe per ta mbyllur krijimi numer 1.Ti Mëmëdhe, Eshte brenda muajit dhe temes,duke perjashtuar rrjeshtin e dyte te figuracionit qe ka perdorur autori;
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë, do doja te lexoja nje fjale tjeter,pasi jemi ne llojin e komunikimit njerzor,sic eshte gjuha,dhe ky krahasim per mua me erdhi i rende pak.
Pjesa e tjeter ka nje shtjellshmeri shume te bukur ,dhe merr voten time. :))
Urime te gjitheve!!
Dhe suksese. :))
 
Redaktimi i fundit:
1.Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur.
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.
I vetmi krijim brenda temes se muajit
Memedhe quhet toka , ku te gjithe ne po duam tia kercasim te ikim
idealizma , por ne ditet e sotme aspak realiste

2.Nentor serish………

A mund te vish e te ulemi prane njeri tjetrit te flasim , pse jo per ditet qe lame pas, per deshirat , endrrat , te hedhim ne tryeze te gjitha ato fjale qe brenda nesh kane krijuar tornado e presin si qielli ne nje dite me diell te plasin ashtu papritur
Le mos ti mbajme me te burgosura ndjenjat por si flladi i nje pranvere ti leshojme ne ajer , e le te ndjejme me pas nostalgji per ate zbrasje shpirti.
Tregome per vlerat e jetes qe ke jetuar deri me sot , femijerine tende, gjunjet e vrare , aromen e shtepise se vjeter , per cdo kujtim qe brenda teje e mban te mbyllur ne sendukun e memories.
Tregome si eshte te ecesh ne nje dite me shi dhe te mos ndihesh se uji te deperton nen lekure , frikerat e tua tek sheh sesi endrrat vdesin brenda endrrash
Eja i dashur te flasim per ne , lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish e te jesh ketu sot me mua , ne kete dite , ne kete dite Nentori plot vetetima e bubullima.
Le te flasim per ne , per ne qe i kemi mbytur brenda nesh cdo gje .
E diteve tona si nje shurdh-memec i kemi veshur
Eja ulu dhe me fol , sepse brenda kaosit qe jetojme je e vetmja drite qe me ngroh shpirtin e me ndricon diten.
Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti….
Eja i dashur dhe le ta ndricojme kete dite me shkendijat tona teksa syte tane perplasen me njeri tjetrin.
vertet eshte nentor por une ndihem pranvere.....
pavendosmeri , frike, zhgenjim ,ndjesi qe mbysin cdo lloj ndjesie te mire
nuk vjen dhe mire ben!

3.Rrotullak

Zog lajmetar
si paqja si jeta.
Korb gjakatar
si urrejtja, si vdekja.
Do vijn tek dritarja yte,
do degjosh ti cicerimat
do degjosh ti krakellimat
Te nje djaloshi zemerbut,
te nje djaloshi harbut.
Do te dashurohesh,
do te mashtrohesh.
Do hedhesh ne tavan perpjet,
do hedhesh ne humnere tatepjete
Kujtimet me te bukra,
kujtimet me te egra.
Do te stolisen ne mendje,
do I vjedhesh nga mendja.
Do qeshesh, do te varrosin,
do qash e do te murosin.
Kujto, kush te shtriu doren,
e jo kush te vdiq urie
Kur plaga ishte e madhe,
e jo kur u sherove.
Aty do te gjesh,
pergjigjen qe kerkoje.
dy anet e cdo kujt (e mira dhe e keqja ) perplasje midis te qenurit dhe mosqenurit
dy anet e asaj monedhe ....ama ka shume ambiguitet brenda pergjigjeve te pathena
vuaj ti se une skam kohe,,

4.Shuarje drejt pafundësisë

Duke qarë e vajtuar
Në anijen tonë
Me plot dhoma shkatërruar
Lutemi deri vonë!

Nën një ditë te shenjuar
Fati na përzuri.
Nje tsunami I mallkuar,
Jetën para syve e vuri.

Një javë e planifikuar
S’u kthye vec në mort,
Të mjerat dhoma të padjallëzuara
S’u lagën vec me lot.

Oh, bregu është tepër larg,
Nuk ka më shpëtim,
Një dritë e kuqe fare pranë,
Shuhet nga një vetëtimë.

Ah, anije, anija jonë,
Ecën nëper dallgë e llastuar,
Dashurinë për botën tonë,
E paç të paharruar!
sepse jeta eshte nje udhetim ku ererat per te qene i qete jane aq te rralla....sa i mbysin stuhite dhe ciklonet qe na duhet te perballim
por ne fund cfare mbetet?!
5. Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!
ohhhhhh e dua perlen e zeze
te duash dhe mos prekesh
te vuash e mos te dalesh mbi te
6. Me qenë vajzë...

Të entuziasmuar nga më i madhi te më i vogli kishin filluar përgatitjet,
në shtëpinë tonë.Do shtoheshin me një pasardhës, i cili do trashëgonte tokat, mbiemrin.E babait tim,do i rrihnin shpatullat " me hajër, u bëre me djalë" , rakia do derdhej Lumë.
Gjyshja kishte bërë gati djepin e qëndisur me lule, kishte taks dhe emrin e nipit.
Mirëpo,Zoti u prishi planet, erdha unë, vajza e parë e shtëpisë.Nënën time nuk e vizitoi askush në spital, madje e ngushëllonin,a'u mërzite?
As babai im nuk e vizitoi,e penguan dhe u deh atë natë nga dhimbja.
Gjyshja e pa shtrembër nusen,( nënën time) me ditë.A thu se ajo ishte fajtore e gjinisë sime.

Gjithsesi në familjen time u shtuan gëzime të tjera, dhe themelet e babës tim tani kishte kush me i trashëgu.

U rrita dhe unë, me të mira e me të këqija, me dashuri apo jo, me shumë apo me pak, u rrita.
Gjithmonë fëmija i parë në familjet e tjera ish më i përkëdheluri, kurse unë jo, më e vuajtura. E kjo, mbase ngaqë isha vajzë.

Kur gjyshja po dergjte ditët e fundit të saj, i'u afrova e'i thashë:Nënë, pse smë deshët kur linda unë?
Mezi dëgjohej kur fliste dhe e përlotur më tha; jo bijë, nuk eshte se ste desha,por femrat e derës tonë,vuajnë,ndaj nuk doja të ishe vajzë.
Unë, vajza e padëshiruar, iu bëra krah familjes. Kam forcën e një mashkulli,(jo fizikisht), dhe vendimet merren me konfirmimin tim.
Nga e gjitha kjo,kuptova një gjë që,dashuria peshon shumë me qenë djalë...e kur je vajzë, jep kaq shumë, aq shumë sa në fund nuk pret asgjë, si këmbim.
Vazhdimi i nate tetori , ne fillim baba pastaj gjyshja
heren tjeter sillni edhe tezen :p

gje paqen me veten sepse fundja nuk ehste fundi i botes te deshirosh vajze apo djale..
pervec se ben me faj pa faj nje deshire prinderore, mbush shpirtin me ndjenja jo pozitive
besoj prinderit paten kohen e mjaftueshme te te tregojne se te kane dashur boll
drama queen ska vend ne marredheniet prind femije!
 
Kete muaj do i analizoje pak te gjitha krijimet. :)
Gjithnje duke u munduar te respektoj ndjeshmerine e cdo krijuesi,dhe nese pas dashje e percjell me poshte ,kerkoj ndjese. :)

Krijimi 2.Nentor serish……… nje broshur qe kemi lexuar shpesh neper krijime te ndryshme.
Me percjell nje bisede te thjeshte me veten,ne stolat ne park.
Krijimi; 3.Rrotullak,Nje krijim me nje figuracion te bukur,me pelqen forma dhe trajta e saj deri diku.
Krijimi. 5. Perla e zeze!, Godet titulli,permbajtja nuk i shkon ati titulli ,qe duhet te jete me godites dhe percjelles.
Krijimi; 4.Shuarje drejt pafundësisë. E kendshme. nje rime e embel.
Krijimi.6. Me qenë vajzë... pershkrim shpirti,nje copez qe percjell,thjeshte paster, nje cope realiteti ne mentalitetin tone Shqiptare.

Dhe per ta mbyllur krijimi numer 1.Ti Mëmëdhe, Eshte brenda muajit dhe temes,duke perjashtuar rrjeshtin e dyte te figuracionit qe ka perdorur autori;
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë, do doja te lexoja nje fjale tjeter,pasi jemi ne llojin e komunikimit njerzor,sic eshte gjuha,dhe ky krahasim per mua me erdhi i rende pak.
Pjesa e tjeter ka nje shtjellshmeri shume te bukur ,dhe merr voten time. :))
Urime te gjitheve!!
Dhe suksese. :))
Nevo pse perla zezë përshtatet edhe me titullin edhe ka dekor!
Plus mbyllja ?

P.S
Hajt i herë ta disktutojm si për dit diele ?
 
Nevo pse perla zezë përshtatet edhe me titullin edhe ka dekor!
Plus mbyllja ?

P.S
Hajt i herë ta disktutojm si për dit diele ?
Po ta them apopsin tim.
Ai titull i shkon me shume nje tip copeza pak me traxhike ne permbajtje.
Per sensin tim te te kuptuarit ati titulli.
Ndersa aty pershkruhet nje dashuri e sinqerte qe ka nje rrjedhshmeri te bukur.

Zeme shembull,dicka e momentit.

-Pash fytyren e saj te gjakosur,ndjeva se si me dridhej trupi,me zhveshnin kujtimet me te,ndjeja te ftohte.
Perlat e saj te zeza te gjakosura ishin shkeputur nga qafa e saj, ca derdheshin ne dysheme.
c`dashuri e zeze,me pllakosi shpirtin keshtu.
Se prekja dot trupin e saj,s`kuptoja kush e masakroi?!
Mendoja me vete mes lotesh,tani ti s`je me perla e kalter e imja,je vecse nje perle e zeze ne shpirtin tim.
Kaq ishte mbaroj,tashme s`je as ti ,as une.
Jemi thjesht nje kujtim i gjakosur.
dera e dhomes prishi qetesine e trisht te mendimeve te mia,policia ,beni tutje ju lutem;-u degjuan fjalet e nje oficeri te gjate dhe hije rende.

copeza eshte e pa struktur,frymzim i keti momenti,por sa per te dhene idene,
 
Po folim për të njëtën gjo apo ke qen ene ti në club mrom ??
 
Po folim për të njëtën gjo apo ke qen ene ti në club mrom ??
jo. :))
thjesht permbajtja e shkrimin ne brendesi te krijimit ,do deshiroja te ishte ne nje stad tjeter peneli emocionues.
Se di ndoshta eshte mendja ime qe perlat e zeza i lidh gjithnje me dicka negative dhe jo te mire.
PAtjeter kjo ka te beje qe une e shoh ne ato ngjyra.
 
Mirë i lëm ngjyrat bohemi bardh e zi
?
Po s'më the asgjë për mbylljen ajo nuk të duket një perlë e....
 
Mirë i lëm ngjyrat bohemi bardh e zi
?
Po s'më the asgjë për mbylljen ajo nuk të duket një perlë e....
Me bere ta rilexoj prape hahahahahahahha.
Eshte nje krijim shume i bukur.
Mbyllja eshte nje liber i tere ndjenje. :))
 
Me bere ta rilexoj prape hahahahahahahha.
Eshte nje krijim shume i bukur.
Mbyllja eshte nje liber i tere ndjenje. :))
Shif jo pse votova një poezi, drejtë pata një impakt (jo shokun tonë ?)
S'di, më ra në kokë!

Por kur lexo çfardo lloj gjëje je në ankth se si do mbarojë...
Edhe epilogu ka shumë rëndësi (mendimi im) kshu
Perla pa ngjyra osht super shkrim!
 
Ishte thjeshte nje mendim,nuk hodha aspak poshte krijimin perkunderazi,te shpjegova arsyen e impaktit te perplasjes tek une;
titulli me permbajtjen.
Ashtu me erdhi,ashtu e shkrujta.
 
Votova "Nentor serish".
Jo vetem per subjektin qe trajton dhe stilin por edhe per ndertimin pothuajse perfekt te fjalive dhe shtjellimit te mendimeve ne gjuhen shqipe letrare.
Eshte nje shkrim i ndjere dhe i prekshem qe percjell emocion.
 
poezia 1.. si zhvillim i vargjeve te letersise me duket. Mund te mos jene njesoj ama tingellojne te tilla. Natyra, forma disa fjale...

Te tjerat nuk i kam lexuar akoma
 
Votova 6, per arsyse se fjalet qe ishin shkruar, dukeshin sikur jane plage qe nga momentin qe e ka kuptuar ngjarjen qe ka ndodhe me te, pra nje realitet, nje mentalitet i shqiptareve, nje plage qe e percjell femren shqiptare deri ne vdekje. Te tjerat jo qe sme pelqyen por preferoj poezite apo shkrimet qe ose jane mixed, pra vuajtje pastaj nselamet del :D, ose shkrime qe shkrihesh ne dashuri te plote.

Suksese te gjitheve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top