Krijimet e muajit Dhjetor 2018

Monique

With or Without u
Pershendetje ne kete muaj te fundit .......

Po ju prezantoj shpejt e shpejt me krijimet e ketij fundviti.

Sa me shume komente dhe votime......dhe mos harroj.....Krijues jeni me te miret!!!!

Ps: Ndjese edhe njehere pasi kisha harruar te vendosja e nje krijim.


1.Njeriu.

Ne keto dite te ftohta, vendosa te shkruaj per nje qenie te çuditshme.
E ç'mund të thuash per nje qenie, që nuk ka krahet e nje shqiponje per te flutuar.
Per nje qenie qe, nuk ka kthetrat e nje luaneshe per tu mbrojtur.
Per nje qenie qe, nuk ka shpejtesine e një leopardi per te vrapuar,por serish i'a del mbane të mbijetoj.
Per nje qenie qe, nga nje bebe e vogel kthehet ne nje perandor ne nje të ardhme.
Per kte qenie qe, edhe makthet me te tmerrshme,i kthen në enderra të bukura.
Per nje qenie qe, gjen një fije shprese edhe në humnerat me te thella.
Per nje qenie qe, edhe ferrin e shnderron ne parajse.
Per nje qenie qe, edhe dobesinë e kthen ne force.
Per nje qenie qe, edhe dhimbjen e kthen ne buzeqeshje.
Per nje qenie qe, edhe luften e kthen ne paqe.
Per nje qenie qe, edhe urrejtjen e kthen në dashuri.
Epo kjo qenie e çuditshme quhet, NJERI!


2.Atëherë

Atëherë kur dielli përëndon
E yjet i shuan terri
Atëherë kur shpirti humbë shpresën
E mbi të mbin ferri

Atëherë kur zemra plasaritet
Si toka pa ujë, e tharë
Atëherë kur mendja më humbet
Si një shpend shtegtar

Atëherë kur labirinthet e jetës
Me kod portat mbyllin
Atëherë kur më pushton errësira
Nuk shof dot as yllin

Atëherë, shfaqesh TI
E thjeshtë, gjerë në madhështi
Atëherë, unë strukem në gji
E ringjallem, gjerë në përsosmëri


3.Bob njekembeshi.

Bob njekembeshi.
Bob njekembeshi ndonjehere vinte e fliste me drejtorin e shkolles sone. Hidhte syte verdalle dhe pikaste ndonje cunak qe ia kishte sjelle shpirtin maje hundes. Drejtori e kapte per veshi e fuste ne zyre dhe Bob ikte qete e qete me duart pas kurrizit.
Thonin se Bob ishte artist.
Nje dite ndersa ishim te gjithe bashke filluam te kendonim kengen e Bob njekembeshit.
Ai gjindej aty rrotull dhe ndersa te gjithe u larguan une ngela aty dhe me erdhi nje shuplake sa mbaj mend qe mu sull koka 380. Por sdoja te qaja nga inati. Dhe ndersa ai iku une i shkova pas. Me lotet anash syve gjithe inate i them eshte e kote qe thone qe je artist.
Ai me kapi per dore.
Mua me kapi paniku.
Bob njekembeshi me futi ne dyqanin e tij ku nuk shkelte kembe njeriu dhe pashe gjitha skulpturat e tij me nje kembe.
Pra Bob na paskesh dy kembe ndersa e studioja..por statujat e tij jo.
Me erdhi turp nga vetja dhe per ata qe i thonin njekembesh.
Bob i them tani jemi shoke. I zgjata doren dhe ai po ashtu.
Ai ecte rrugeve me llulle ( pipe) ne goje por asnjehere se ndizte. Pervec tani. Filloi ta shijonte gjithe qejf.
Mbase Bobit i pelqeu guximi im se di. Keshtu cdo here pas shpullave qe merrja nga mami qe sdo ikja atje une vrapoja fshehurazi tek dyqani i tij. Ai me priste me buzeqeshje dhe te dy rrinim ne heshtje ndersa ai pinte ate pak duhan te ngelur. Nje dite shkruajti nje poeme dashurie. Popo.
Se Bob njekembeshi ishte cun nga qyteti..dhe i jepte poezi cupave te fshatit te cilat skuqeshin dhe vraponin sikur te ishte i leberosus.
Bobit i qeshnin cepet e buzeve.
Ai nuk fliste shume por ndonjehere e degjoja ndersa kendonte kengen e tij.
Epo une mora nje shuplake per kete ithem nje dite..duke kryqezuar krahet ne kraharor
Dua te martohem me nje si Bob njekembeshi i thashe mamase. Ajo me mori per dore. Mendova se do fluturonte dhe kesaj rradhe ndonje dorashke por jo. Kesaj rradhe me futi ne dhome levizi celesin dhe e kyqi. Pra isha ne denim. Nga dritarja shihja mami qe eci me hapa te shpejte drejt Bobit dhe dorashken ia dha atij. Spo kuptoja pse ne ate vend vetem fluturonin shuplaka. Pashe cdo gje nga dritarja dhe ula koken ne kohen qe te mos me vinin re. Mami me ndaloi kategorisht te shoqerohesha me te. Sikur ne te ishim gjerman e ai hebre.
Por une vrapoja fshehurazi pas nje jave e mbyllur. Madje ishte gjeja e pare qe bera. Ai ndezi dhe ato pak fije duhani qei kishin ngelur dhe filloi te pinte serisht. Mustaqet iishin bere me te dendura.
Lilith' a thua te dukem i bukur?
-Me dukesh jo si te tjeret .
Ai e kuptoi mjaft qarte por vazhdoi , e si?
Se ti je Bob njekembeshi i them. Ty ste intereson cfare thone te tjeret dhe duket sikur i njeh te gjithe. Ti i ben gjerat sepse do , jo pse duhet. -Nje dite do vij ne panairin tend i them pastaj. Ndersa perkedhelja kemben e njeres skulpture. Ajo ishte nje prostitute qe njoha ne France tha.
Muaj me vone kerkova fjalen prostitute ne fjalor dhe sdi nese me pelqeu apo jo.
Vite me vone pashe filmin e Titanikut dhe vura re qe Bob kishte tallur Faqen keqas me mua.
Lilith' e pse e do nje burre si une? Vazhdoi ne ate dite me shi.
Une dola jashte dhe ai erdhi pas meje zgjati cepin e xhaketes dhe me mbuloi koken. Cpo ben..?
Ia per kete Bob i them. Te tjeret do thonin eja brenda. Ti me ndoqe e me mbulove koken.
Mbase ishte hera e pare qe dikush e njohu aq pak por ai u spraps ca hapa me mori ne krahe dhe u futem prap ne dyqanin e tij. Dhe ndersa mundohej te me thante floket duke me kaluar nje peshqir gjithe boje syte iu njomen. Peshqiri eshte gjithe boje i them duke qeshur. Do bej nje statuje per ty tha. Dhe pasi vura re kembet. Une kam dy i them.
Do jete e vetmja statuje qe do bej me dy tha.
Por Bob se beri as me nje as me dy kembe. Te nesermen dyqani i tij ishte i mbyllur. As pasneser nuk u hap ndersa une trokisja te xhami i dritares fshehurazi si gjithmone. Por asgje. Nje dite vendin e tij e zuri Gim fshesaxhiu. Ketij si vune as kenge as emer.
Kur mora kartolinen e pare ne jeten time sduhej te mahnitesha qe ishte pikerisht nga ai. Kartolina ishte nje statuje me dy kembe dhe ai qe qeshte gjithmone me pipen ne goje. Lilith' une i mbaj premtimet. Mbaj mend qe postieri qe ma dorezoi sishte si te tjeret. Kishte nje cader ne dore dhe liber ne doren tjeter. Une sisha martuar me nje si Bob njekembeshi. Por as me nje ndryshe nga ai jo.
Kur vura re mustaqet e tij ndjeva thjeshte nje nostalgji. Dhe kur mora kartolinen ne dore degjoj postierin qe kendonte nen ze ndersa largohej.
"Bob njekembeshi.
Bob vampiri
Ecen naten dhe mbyllet diten.
Ai duhan nuk pi
Por mban ne goje nje pipe
Cadren se mbyll asnjehere
Sa viktima deri tani te kete bere?"
Ndjeva syte qe u njomen. Por Bob u kthye me dhuroi te fundit buzeshjen e tij dhe u kthye ne cep te rruges duke fishkellyer.Nuk e di nese Bob njekembeshi ishte ashtu sic e tregonin. Disa thonin se ishte nje spiun rus. Disa te tjere mendonin se ishte nje ushtar amerikan dhe sdonte te kthehej me ne atdhe. Disa thonin qe kishte prere te jatin e mamane me te njejten thike qe pershkuante detajet te qafa e skulpturave. Mbase Bob ishte njeriu me pafat ne bote. Kete ulerita nje dite kur ishin mbledhur te gjithe duke folur per te. Por asnjeri sma vuri veshin. Madje me larguan dhe une u largova duke pritur ate.
Nje lemsh ne gryke mu mblodh ate dite dhe as emri sdoli dot.
Ne qytet thuhej se do hapej nje galeri me skulptura me nje kembe pas plot dy muajve. Keshtu vura shallin e kuq , ate qe ai me la ne pako pas deres se shtepise. Bleva biletat dhe u nisa. Pashe Lilith' statuje. I vura shallin e kuq ne qafe dhe u ktheva te ikja. Lilith'?
Zeri i tij nuk kishte ndryshuar. Madje edhe i njejti parfum prej ketu e 12 vitesh.
Dhe ndersa ndjeva doren e tij ne sup i peshperita kengen e tij.
Te dy qeshem si te marre. Ai me dy floke te bardha me shume anash veshit. Une me gjoksin e mireformuar dhe gershetin e flokeve anash si atehere. Lotet ne cepet e syrit sdi ne ishin nga e qeshura apo malli.
Do te mesoj si te pish vere te mire me tha dhe me kapi per dore.
Duke lene gjithe njerezit ne pritje ne galeri. Tipike e Bobit.
Dallova edhe dy rrudha ne balle. Ndersa asnjeri sfliste vetem sodisnim.


4.Fort e dashura kohe.

Ah koha ime e dashur. A te kam thene shume here qe mundem te bie ne dashuri me ty pafundesisht.
Por kohe,mos me kerko te dashuroj nje njeri.
Eshte e veshtire, ti e di kete gje me se miri.
Ti me thua-pse nuk dashuron nje shpirt dimeror?
Po si ta dashuroj? si ta shkrij , nder akujt e shkembinjve qe rrokullisen neper orteqe bore dhe akulli.
Kohe, ty mundem te besoj veten,shpirtin e gjithe qenien time.
Por mos me kerko t'ia besoj keto nje njeriu.
Ti e di , ata nuk kane dyer as dritare,jane si thaset qe terhiqen zvarre e leshojne miell neper rruget e shpirtit tyre.
Pastaj bronkiti,kolla dhe pneumonia i mbyt.
Ah kohe ,e dashura ime ti,une mundem te te dashuroj vetem ty.
Por ti mos me kerko te dashuroj kurre nje njeri.
As ti nuk e dashuron njeriun, sepse te gjithe i mbyt ne fund.
Ne fakt dhe mua qe kam rene ne dashuri me ty kaq thellesisht.Por le te vdes nga ty fisnikerisht ,pasi ti s'di te genjesh ndjenjat,shpirtrat dhe as njeriun. Ti nuk i genjen as per vdekjen,ndaj ata e pranojne denimin tend si aksesorin final te nje ekuacioni qe here zgjidhet e here here shkon gjysem ne anen tjeter te pakthyeshme. Por kohe, ji bujare me ne, deri sa ekuacionin tone ta leme me nje zgjidhje finale universale.


5.Natë e fundit te ai.

Nata e fundit, ah natë e fundit
Kur buzët e tij lagnin të miat,
Kur prekjet e tij nuk ndaleshin dot
Kur më kishte mësuar çdo cep të trupit

Natë e fundit, ah natë e fundit
Kur më puthte me aq afsh
kur po digjesha me aq zjarr
e kur ai për dreq më ishte zjarrfikës

Natë e fundit, ah natë e fundit
Kur më vërshonte me ledhatime
Kur me zhveshi, e me veshi
Kur më mbyti e me ngjalli


Natë e fundit, ah natë e fundit
Kur ju lidha përreth trupit
Kur rrëshqitja, sa e prekja
Psherëtija , e shumë e ndjeja.

Natë e fundit, ah natë e fundit
Kur ai ishte si burimi,
E unë isha aq e etur
اmendurisht e pushtuar

Natë e fundit, ah natë e fundit
ku rreth qafës më kafshonte,
e me buzët e mia
gjatë gjithë kohës ai lozte

Natë e fundit, ah natë e fundit
Kur me burgosi, por nuk më prangosi
Aq fuqishëm kur më shtrëngoi
E më duket se më pushtoi.
 
Last edited by a moderator:
Kaq pakujdesshem e kaq bukur dhe nuk munda te mos votoje.
 
Sic dhe e thash,krijimi numer 3 te ndane frymen!
Urime dhe krijimeve te tjera!
Por me sinqeritet 3-shi eshte ne eliten e klasikve shkrimtar te forte .
 
Votova 1shin. Sepse eshte "fenomeni" me komplex qe egziston. Pra e votova per tematiken me shume. Do sygjeroja te mos e perdorte ne cdo rresht "per nje qenie qe", riperseritje te tilla behen sh te lodhshme per leximin. Do vinte me artististikisht me eliminim e asaj fraze.(sipas meje)
Me pelqeu dhe Bob-i per angazhimin dhe krijimin e fabules me shume, edhe pse do doja qe bobi te ishte femi ��
Poezia 'Atehere' me solli ndemrend nje krijim timin dikur :)
4- Ka pak abstraktizem qe spara jam fanse por me vjen embel.
5- Mjaft e kompletuar si poezi, renditje,ndertimi i vargut etj.
6- Nje shkrim i mire
E fundit mendoj se eshte gjetje e mire nga Moni si mbyllje e radhes se krijimeve, niset me qenien njeri e mbyllet rrjedha me njerezit e bukur/te mire per te cilet bota ka nevoje.
 
Redaktimi i fundit:
Opa Soul s"mund te quhet krijimi 3-krijim fabule.!! :)
 
Opa Soul s"mund te quhet krijimi 3-krijim fabule.!! :)

krijim fabule- nenkupton ' ndertimi i tematikes dhe i historise' jo se krijimi 3 eshte fabul;)
 
krijim fabule- nenkupton 'tematike dhe ndertimi i historise' jo se krijimi 3 eshte fabul;)

Ja di kuptimin fabules moj Soul. :))
Por ajo pjese per mua ska lidhje fare me fabulen.
Nejse mendime mendime dhe ceshtje shijesh letrare kjo pune.
 
Ja di kuptimin fabules moj Soul. :))
Por ajo pjese per mua ska lidhje fare me fabulen.

Po une fola per veten jo per ty. Rilexoje serish kontekstin me te cilin e them une dhe do kuptosh qe askush s'ka thene se eshte fabul.
 
Ju lutem votoni dhe komentoni krijimet, gjithe ai mund i krijuesve nuk mund te kaloj pa ndjere.
Zhurme njerez zhurme...
 
Une skam votuar pasi dua ti rilexoj serish .....
 
Passion e me ty e kam lol......forca miq , vlersoni vlersoni
Do ju denoj me mospatje me konkurs lol
 
Me vjen keq te banalizohet mendimi. Gjithashtu me vjen keq qe nuk arrihet te kuptohet dallimi midis "fabules" te Orwell-it "ferma e kafsheve" apo dhe fabulave te La Fontenit ta zeme, apo fabules si gjini letrare dhe fabules si koncept ndertimi rrjedhimor i nje proze, poezie apo romani. Perdorimi i togfjaleshit ndertim fabule eshte i pranishem ne cdo kritike letrare dhe krejt gjinite, te pakten me aq sa kam lexuar nga autore te tjere te cilet ne komentimin e nje vepre pervec pikave te ndryshme qe analizojne si ana stilistikore, gjuha, performanca futet dhe ndertimi/krijimi (fabula) e vepres. Kjo eshte dicka e ditur nga cdokush qe i ka lexuar 3-4 libra letrar dhe s'ka nevoje as per shpjegim madje.

Suksese te gjithe anetareve pjesmarres!
 
Redaktimi i fundit:
Pa i hequr asgje krijimeve te tjera...
Ajo poezia "Nje nate..
Ishte e bukur.

Se e votova dhe mbreme por qenka rihap konkursi.
 
I lexova mbreme sapo u hap tema.

Bob e lexova e per se dyti.


Sinqerte sinqerte ajo 6 me pelqeu me kornizen e ngurtesuar,(ku gjej rastin ta pergezoj autorin,ose autoren,por tek stili i Bob ,me jep ndjesi mjergull rrebelizmi i pa kuptueshem.

Ju lumshin duart pjesmarresve.

Sinqert me pelqyen te gjitha,e tek secila ka nje cop shpirti.

Une votova Bobin .
 
Votova 3, arsyeja ishte sepse kishte grimca te vogla nga nje liber qe kam lexuar kohe me pare, me pelqeu ndjenja e dashurise dhe respekti ne distance e personazheve.
Edhe te tjerat ishin te bukura por ate qe e lexova me shume se dy here ate edhe e votova.

Urime te gjitheve per krijimet.
 
Votoni
votoni njerez votoni

Teksa pashe votat me kapi nje buzeqeshje. :)

Votoni e mos u ndikoni.

Para se te votoni (lexoni ) :p
 
3 ne barazim....hemmmmm

Si perfundim keshtu do i lini me balotazh?
 
Jo!

Si mund ta lejne balotazh ?


Nuk e besoj ate gje.

Mjaftojne ti kene lexuar shkrimet. :p

Besoj se si i ke lexuar ti po aq e te tjeret....
Sbesoj se dikush niset nga titulli, apo mendon ndryshe?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top