Kremtohen Pashkët ortodokse, Berisha uron që festa të forcojë harmoninë mes nj-tj

Зngjεll

___________
Kremtohen Pashkët ortodokse, Berisha uron që festa të forcojë harmoninë mes njëri-tjetrit
Nga: Saimir Kola


36766topalli-pashket.png

Në të gjithë Shqipërinë u kremtuan sot Pashkët ortodokse, festa më e madhe për të krishterët ortodoksë, e cila përfaqëson ringjalljen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Kryepeshkopi Anastas mbajti në mesnatë në Kishën e Ungjillizimit në kryeqytet meshën solemne, ndërkoh që sot në selinë e tij ai ka pritur përfaqësues të politikës si dhe besimtarë të thjeshtë, me të cilët ka ndarë edhe gëzimin e ringjalljes së Birit të Zotit për shpëtimin e botës nga mëkatet.

* Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë katërditore në Kinë, përmes njuë mesazhi të posaçëm u ka uruar me përzemërsi besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë: Gëzuar Festën e Pashkëve! "Gëzuar Pashkët, ditën e bekuar të ringjalljes së Krishtit, ditën e përjetësisë, ditën e shpresës dhe të besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri, ditën e besimit tek vendi ynë. Këtë vit, ne i festojmë këto Pashkë si një komb dhe një vend anëtar i NATO-s. Le të urojmë së bashku që Pashkët e ardhshme t`i kremtojmë më mirë, në harmoni me njëri-tjetrin dhe në prosperitetin që shqiptarët meritojnë. Gëzuar të gjithëve"!, citohet në mesazhin e kryeministrit.

* Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli e ka uruar festën nga qyteti i Durrësit, ku ajo ndodhej për një takkim paraelektoral. Znj.Topalli shfrytëzoi rastin për një takim në kishën e qytetit ku u prit nga kreu i kishës ortodokse në Durrës, at Spiro Tole si dhe mjaft besimtarë të tjerë. Ajo shoqërohej nga prefekti i Durrësit Klodjan Pajuni, deputetë etj. Kryeparlamentarja Topalli pas vizitës në kishën e Shën Pavlit dhe Shën Astit tha se ''Koncepti i ringjalljes është shumë i fortë për simbolikën e vazhdimësisë, jetës dhe shpresës'' , duke shtuar se ''kjo ditë përbën një paralele me ringjalljen e Shqipërisë dhe me sukseset që vendi ynë ka arritur gjatë kësaj periudhe”. Që nga dita e premte qindra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë të tjerë të Durrësit kanë vizituar dhe kanë kryer ritualet fetare të ditës së Pashkëve në kishat e Shën Pavlit dhe Shën Astit si dhe në kishën e Shën Gjergjit të qytetit të Durrësit.

Festën e Pashkëve ua kanë uruar serbëve të Kosovës me anë të mesazheve të veçanta edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu si dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë shprehur shpresën për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e shtetit më të ri të botës...
 
Titulli: Kremtohen Pashkët ortodokse, Berisha uron që festa të forcojë harmoninë mes

pse paska ortodokse shqiperia?
 
Titulli: Kremtohen Pashkët ortodokse, Berisha uron që festa të forcojë harmoninë mes

Kujdes me kete ironine tende hidhi pak sheqer te dali e embel se keshtu si e thua ti nuk shtyhet fare pfffffffffff .
Po si gjithmone ti do futesh kudo kot me kot dhe do flasesh pa pike llogjike dhe shije

GEZUAR PASHKET TE GJITHE ORTODOKSVE ANEMBANE KU NDODHEN DHE FESTOJNE SOT .
THYENI VEZE TE KUQE SA ME SHUME SOT MOS I KURSENI :)
 
Titulli: Kremtohen Pashkët ortodokse, Berisha uron që festa të forcojë harmoninë mes

gezuar pashket dhe me ka mare malli per vezet e kuqe :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top