Kreditë me probleme, zbardhet plani i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë

Për të parandaluar përkeqësimin e kredisë së pakthyeshme, bankat tregtare në vend kanë nisur procesin e ristrukturimit me huamarrësit për shpëtimin e tyre.

Banka Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit njoftoi se, kredia e ristrukturuar nga bankat shënoi nivelin e 10 miliardë lekëve në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit.

Me hyrjen e në fuqi të ligjit të ri të falimentit kreditë me probleme do të përfshihen në një proces masiv ristrukturimi. Pasi në themel të projektligjit që ende nuk ka shkuar për diskutim në parlament është ristrukturimi para falimentit.

Banka e Shqipërisë dhe qeveria kanë vënë në zbatim një plan të përbashkët masash për reduktimin e kredive me probleme.

Sipas planit, që ka siguruar Monitor, pasi drafti i falimentit të ketë kaluar Kuvendin, bankat tregtare në vend do të mblidhen së bashku ketë vjeshtë për të analizuar bilancet e kompanive dhe borxhet që ato kanë. Duke qenë se, disa prej kompanive kanë kredi të pakthyera jo në një, por në shumë banka, plani sugjeron ristrukturimin ndërmjet bankave dhe kredimarrëseve për të gjetur një zgjidhje, por duket se falimenti për 50% të këtyre korporatave është i pashmangshëm, pasi nga analiza e deritanishme kanë rezultuar raste pa asnjë shpresë.

Për kompanitë pjesërisht të shëndetshme, rekomandohet të gjejnë burime alternative jashtë bankave. Këtu mund të ndërhyjë qeveria për të blerë një pjesë të borxhit ose kolateralit të këtyre korporatave në mënyrë që atyre t’iu sigurohen likuiditetet e nevojshme për ristrukturimin.

Pak kohë më parë, Monitor mësoi nga burimet kofidenciale në Bankën e Shqipërisë se pjesa më e madhe e kredive të humbura ose në rrezik serioz arkëtimi nga bankat zotërohen nga rreth 80 kompani dhe korporata të mëdha, të cilat mbartin 80% të portofolit të kredive me probleme, ndërsa vetëm 35 grupe ndajnë 65% të portofolit të kredisë së pakthyeshme, nga të cilat vetëm gjysma do të ristrukturohet, dhe pjesa tjetër do të adresohet për faliment.


Syri.net
 
Titulli: Kreditë me probleme, zbardhet plani i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë

normal qe negocimi eshte plani i duhur , ndryshe ne rast se nje korporate shpall faliment ti bejne te fala borxhit.
mgjth jam kurioze po kolateralet nuk i vene ne peshore fare?

apo per te shtuar numrin e klienteve dhe borxhit kane dhene kredi pa kriter?
pastaj ekziston blacklist te cilet bankat e kane per detyre ta ndajne njeri me tjetrin per te ditur edhe historikun e cdo klienti.

apo behet fjale per bankat e niveleve te dyta?

e nejse se kot e une
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top