KQZ vendos që tre KZAZ-të e Fierit të mos i sjellin kutitë në Tiranë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në orën 19:00 dhe vendosi që tre KZAZ-të e Fierit, përkatësisht nr.18, nr.19 dhe nr.22 të vazhdojne mbylljen e procesit ne qytetin e tyre dhe të mos i sjellin kutitë në KQZ. Ndërsa për KZAZ-në nr.20, ende nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet me tre kutite që kanë mbërritur tashmë në KQZ.
Gjatë raportimit para komisionit, i dërguari i KQZ-së në Fier tha se "kutitë nuk kanë probleme por thjesht komisioneret nuk bien dakord për procesverbalet. Vendimin për të sjelle kutite ne Tirane ata e bazojnë në nenin 33/5". Ndersa kryetari i KQZ-së Arben Ristani u shpreh se "kërkesa nuk gjen mbështetje në këtë nen ndaj komisionerët duhet te vazhdojne punen qe kane marre përsiper, të plotesojne tabelat dhe procesverbalet dhe ti sjellin në KQZ. Mendimi i tij gjeti mbeshtetjen edhe të anëtarëve të tjere të komisionit.

Kontestimi, kutitë e KZAZ nr. 20 në Fier, mbërrijnë në KQZ

ora 16:20
FIER- Pas një nate plot tension, 3 kutite e KZAZ nr. 20 te Fiert kane mberritur ne KQZ rreth ores 16:00 dhe pritet te vijne edhe të tjerat.
Në të gdhirë të ditës së sotme, situata në KZAZ-në nr 20 në Fier ishte më e qetë. Kjo u arrit pas negociatave mes përfaqësuesve të PS-së dhe KQZ-së. Nderkohe qe probleme kishin edhe tre KZAZ te tjera qe pas debateve mes komisionereve u kerkua te sjellin kutite ne Tirane. Behet fjale per 103 kuti te KZAZ-ve, nr. 18, nr.19 dhe nr.22.

deklaratat

"Vota është e drejtë dhe pronë e votuesve, ndaj do të doja që gjithë qytetarët shqiptarë të vihen në mbrojtje të votës së tyre", tha për mediat dje në mbrëmje kandidati i PS-së për qarkun e Fierit Gramoz Ruçi, duke komentuar në këtë mënyrë reagimin e simpatizantëve të PS-së.
Ndërkohë, kandidati për deputet, Sokol Olldashi ka akuzuar për këtë situatë tensioni PS-në, e cila sipas tij angazhoi militantët e saj dhe i drejtori drejta KZAZ-së. "Përfaqësues të PD-së në KZAZ-në nr. 20 janë marrë peng nga drejtuesit e PS-së, mes tyre dhe Kastriot Islami, të cilët nuk i lejojnë ata që të dalin nga VNV. Në mjediset e KZAZ-së kanë hyrë dhe militantë të PS-së, mes të cilëve dhe persona në kërkim dhe të armatosur", tha Olldashi. Deklarata që u kundërshtuan sakaq nga kandidatët e PS-së, të pranishëm mbrëmë në qendrën, vendosur në mjediset e shkollës së mesme "Perikli Ikonomi" të qytetit.
Akuza për këtë qëllim u shkëmbyen në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe nga selitë e partive, ku zëdhënëset bënë përgjegjëse të situatës partitë kundërshtare. Mallinda Bregu sqaroi se deputetët e PD-së ishin atje vetëm për të negociuar, ndërkohë që Armela Imeraj, nga selia e PS-së i bëri thirrje PD-së që të tërheqë ministrat e saj nga KZAZ nr. 20, pasi siç u shpreh ajo "ata po mbajnë peng mbarëvajtjen e procesit zgjedhor".


1 korrik/ ora 22.33
Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ
FIER- Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi t'i dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. "Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për t'i quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë", thotë njëri prej protestuese.
Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top