KQZ s’ka rezultat për Tiranën

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në pjesën e pasme të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, është rrethuar nga forca të shumta policore. Ligji parashikon se mandatin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës e jep KQZ.
Për bashkitë dhe komunat e tjera e japin KZAZ-të, që janë komisionet e niveleve të dyta. Kjo bën që tabelat përmbledhëse të rezultateve të KZAZ-ve të Tiranës dhe procesverbalet e të gjitha qendrave të votimit të kryeqytetit, të vijnë në KQZ.

Në godinën e rrethuar mund të hyjnë vetëm personat e autorizuar. Një prej tyre Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë. Ai ka ardhur këtu herët për të kuptuar më mirë, sic thotë ai, fazat e procesit,

“Ne e konsiderojmë procesin dhe ne i konsiderojmë zgjedhjet si një test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë për ecjen përpara në rrugën e Bashkimit Europian. Një moment tjetër i rëndësishëm për Bashkimin Europian, janë institucionet. Ne mbështesim institucionet dhe kam besim se institucionet janë dhe do të jenë në gjendje të veprojnë profesionalisht”, tha ambasadori Sequi.

Zoti Sequi refuzoi t'i përgjigjej pyetjes se cdo të ndodhte nëse njëra prej palëve nuk e njihte rezultatin.

Në mbledhjen e radhës të KQZ ku u diskutua për kërkesat e para ankimore për komuna të ndryshme, u ngrit edhe cështja e shifrave të Tiranës. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i KQZ Arben Ristani bëri këtë sqarim:

“Proceduar ligjore janë të parashikuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor dhe në bazë të këtij neni KQZ merr tabelat e rezultateve nga KZAZ-të e Tiranës, do t’i bëjë një verifikim atyre për mënyrën se si është pasqyruar rezultati dhe brenda 48 orëve nga momenti që do të ketë të gjitha tabelat do të ketë një tabelë përmbledhëse për rezultatin e Tiranës. 48 orëshi nis nga momenti që vjen tabela e fundit në KQZ.

Në këto kushte rezultatet për Tiranën mund të njihen zyrtarisht nga fillimi i javës së ardhshme.
:27T.CH:27
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 27

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top