Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ: Qendrat e votimit nuk do mbyllen, nëse ka njerëz në radhë

KQZ-pjesemarrja.JPG

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani në një thirrje të posaçme u ka bërë apel që gjithë komisionerëve në qendrat votimit që lejojnë të votojnë të gjitha qytetarët që janë në radhë edhe pas përfundimit të afatit. Ora zyrtare për mbylljen e procesit të votimit është 19:00, ndërkohë Kodi Zgjedhor parashikon që qendra e votimit nuk mbyllet nëse ka ende qytetarë në radhë që kërkojnë të votojnë. "Ka shumë qendra në të cilat qytetarët po presin për të votuar u bëj thirrje komisionerëve të të lejojnë të gjithë qytetarët që të votojnë. Nëse do ketë kundërvajtje ata do të përballen me forcën e ligjit", tha Ristani.
* * *
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 35.04% është pjesëmarrje e votuesve në rang vendit deri në orën 16:00. Pjesëmarrja më e madhe shënohet në Elbasan ku shifra arrin në 40.80%. Ndërsa në qarqet e tjera kemi Beratin 29.5 %, në qarkun e Dibrës 23.73%, në qarkun e Durrësit %, 38.59 ndërsa në qarkun e Fierit 23 %. Sa i takon pjesëmarrjes në Tiranë ajo është në nivelin 31.5%.

* * *

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se vetëm në 8 qendra votimit nuk është hapur procesi i votimit. 6 prej tyre i përkasin komunës Shllak. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se nëse 8 qendrat e votimit ku nuk është hapur votimit do të ndikojnë në rezultatin e njësisë vendore do të kemi përsëritje të votimit për të gjithë qendrat e votimit për njësinë përkatëse.

Lidhur me nivelin e pjesëmarrjes në votimit deri në orën 14:00 është rreth 22%. Pjesëmarrja më e lartë deri më tani është shënuar në qarkun e Kukësit, mbi 28% ndërsa më e ulëta është në qarkun e Fierit rreth 13.79%. Kreu i KQZ-së, Ristani është shprehur se "ka trend që pjesëmarrja në procesin e zgjedhjeve të 8 majit të jetë në rritje".

Lidhur me problemet e shfaqura nga boja, Ristani tha se "boja është prodhuar nga një shoqëri gjermane dhe është e testuar në laborator dhe përgjigja ka qenë pozitive", pra që ajo është rezistuese.

Problemi me bojën matrikulluese
Në mbledhjen e KQZ-së, Dëshire Subashi anëtare e PS-së në këtë komision është shprehur se problemi me bojën matrikulluese qëndron tek fakti i momentit të ngrirjes. Subashi tha se ajo vetë pas votimit kishte arritur të fshinte bojën me anë të një letre të lagur ndërsa bashkëshorti i saj që kishte provuar një gjë të tillë disa minuta pasi kishte votuar nuk i ishte hequr boja.
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back