KQZ publikon të dhënat paraprake: Pjesëmarrja në votime ishte 49.86%

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- KQZ njoftoi dje të dhënat paraprake deri në orën 19:00, sipas së cilës janë 3.271.885 zgjedhës. Po sipas këtyre të dhënave të publikuara nga institucioni zgjedhor, numri total i vendeve të zgjedhjeve është 5.508, numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna është 545/9.89%, kurse numri total i njerëzve që kanë votuar në qendrat nga të cilat ka të dhëna është 151.697.

KQZ informoi se pjesëmarrja në votime në qendrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna janë 49,86%. Po sipas KQZsë, rezulton se në qarkun e Beratit janë regjistruar 175.794 zgjedhës. Në Dibër janë regjistruar 127.231, në Durrës 313.353, në Elbasan 321.138, në Fier 373.706, në qarkun e Gjirokastrës 122.039, në Korçë 273.287, në Kukës janë regjistruar 77.072 zgjedhës. Po sipas KQZsë, në Lezhë janë regjistruar 159.207 zgjedhës, në Shkodër 250.803, në Tiranë 785.086, kurse në Shkodër janë 293.169 zgjedhës të regjistruar.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    26.5 KB · Shikime: 16

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top