Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ, Gjoncaj: Ristani të ndërhyjë në KZAZ-në numër 49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sërish paraditen e së hënës për të diskutuar mbi procesin zgjedhor në Tiranë dhe për kërkesat ankimore të depozituara nga individë dhe subjektet politike në këtë institucion. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj deklaron se në KZAZ-në numër 49, shumica nuk pranon të bëjë detyrën sipas ligjit edhe pse prej dy ditësh ka nxjerrë rezultatet përfundimtare.

"Kreu i KQZ-së duhet të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Mendoj se kjo qetësi është e qëllimshme për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve lokale. Kërkoj shkarkimin e 4 komisionerëve të papërgjegjshëm në KZAZ-së numër 49", tha Gjoncaj.

Pas ketij propozimi, KQZ vendosi per shkarkimin nga detyra te kreut te KZAZ-se numer 49.

Top-Channel
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 39
Pe: KQZ, Gjoncaj: Ristani të ndërhyjë në KZAZ-në numër 49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sërish pasditen e sotme për të diskutuar mbi procesin zgjedhor në Tiranë dhe për kërkesat ankimore të depozituara nga individë dhe subjektet politike në këtë institucion. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste pranë KQZ-së, Genc Gjonçaj kërkoi nga ky institucion certifikimin e rezultatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, pasi sic tha ai, këtë rezultat e dinë të gjithë shqiptarët dhe vonesat janë absurde.

Zoti Gjonçaj përmendi edhe fletëtvotimet për kryetarë të bashkisë të gjetura në kutitë ku është votuar për këshillin bashkiak, këshillian e njësisë bashkiake apo për kryetar të njësisë bashkiake të cilat sipas tij po tentohen të numërohen si të vlefshme nga përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së në disa KZAZ.

Gjoncaj denoncoi edhe atë, që ai e quajti një absurditet, kur tashmë është përfunduar numërimi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesit e PD dhe LSI në KZAZ-në numër 49, që përkon me Njësinë 5, pengojnë përfundimin e procedurave dhe shpalljen e rezultatit.

“Cështja e Tiranës, është problem i atyre që pranojnë apo nuk pranojnë rezultatin në Tiranë. Kam depozituar një kërkesë në KQZ. Bëhet fjalë për një situatë absurde dhe të patolerueshme në KZAZ-në 49. Kjo KZAZ nuk ka përfunduar tabelën. Bllokohet procesi nga komisionerët që nuk pranojnë të certifikojnë atë cka është numëruar”, tha zoti Gjonçaj.

Por pretendimi i përfaqësuesit socialist u hodh poshtë nga kreu i KQZ-së, Ristani i cili tha se KZAZ është kompetente për të manaxhuar punën në qendrën e numërimit. Për cdo ankesë, subjektet e interesuara duhet të cojnë ankimim në KQZ.

Përfaqësuesi demokrat në KQZ, Njazi Kosovrasit tha se duhet të hiqet dorë nga ushtrimi i presionit për certifikimin e rezultatit, pasi sipas tij, kjo do të thotë të mos njohësh KQZ-në dhe Kolegjet Zgjedhore si institucione.

Më tej puna e KQZ vijoi me pranimin ose jo të kërkesë-ankimimeve të paraqitura nga subjektet politike. Debat pati lidhur me afatin e ankimimit të kërkesës numër 60 të Partisë Socialiste që pretendohej se ishte dorëzuar jashtë afatit prej 24 orësh.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back