KQZ drejt një vendimi

WxP

Staf në FV.AL
Cështja e rezultatit të bashkisë së Tiranës mori papritur një zhvillim të ri. Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve kërkoi përgatitjen e një akti për t’i dhënë zgjidhje cështjes së fletëve të votimit të futura në kutinë e gabuar. Në fillim të mbledhjes kryetari Arben Ristani tha se ka marrë nga KZAZ-të 46, 48, 49, 51, 53, 54 dhe 55 shqetësimin për vlerësimin e këtyre fletëve. Sipas tij, disa KZAZ i kanë vlerësuar këto si fletë të pavlefshme dhe disa si fletë të kontestuara.

Sipas kryetarit Ristani, meqë në shpalljen e rezultatit për Tiranën komisioni vepron edhe si Komision Qendror edhe si komision zonal, duhet bërë unifikimi i praktikës.

Kryetari Ristani i përpoq t'i japë fund debatit, duke i kërkuar administratës të përgatisë projekt-aktin për unifikimin e praktikës. Me fjalë të tjera, KQZ do të veptojë si një super KZAZ për të 11 KZAZ-të e Tiranës për të vendosur për të tëra njësoj se cdo të bëhet me fletët e gjetura në kutitë e gabuara.

Top-Channel
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 34

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top