Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[video=youtube;10-ytfwg1PE]http://www.youtube.com/watch?v=10-ytfwg1PE[/video]

Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Kostandin Xhuvani, i akuzuar për vrasjen e katër të rinjve mes tyre edhe të shokut të tij Arbër Demiraj, në daljen e tij të parë përballë gjykatës pas krimit të shumëfishtë, ishte i braktisur nga të gjithë.

Në gjykate nuk u paraqiten as prinderit, as shoket e tij, asnjë i afërm, e gjithashtu as avokati Ardian Leka qe e kishte mbrojtur ne vrasjen e pare qe i riu ka kryer.


Në keto kushte gjykata gjeti nje avokat kryesisht, i vetmi qe pranoi ta perfaqesonte per masen e sigurimit personal. Xhuvani deklaroi para gjykates gjeneralitetet, faktin qe ishte i papune dhe me gjendje penale i denuar edhe here tjeter.

Gjykata vendosi arrest me burg ndaj Xhuvanit per vrasjen e Elton Jahos, Enea Xhajë, Arber Demiraj, Gianpaulo Azzola-s dhe për armëmbajtjes pa leje.

"E refuzuan shumë avokatë, por është e drejta e cdo avokati mbrojtës që të mbrojë një person", tha avokati i Xhuvanit, Violent اoniku.

Gjykata shpalli arrest me burg edhe per shokun e Xhuvanit, Erald Sida per perkrahje te autorit dhe ushtrim prostitucioni.

"Erald Sida ka qenë në vendin dhe momentin e gabuar në vendngjarje. Sida ka ndihmuar viktimën Arbër Demiraj për ta hipur në makinë dhe dërguar në spital. Sida nuk e ka parë ngjarjen dhe autorin e krimit", tha avokati Vladimir Gërmenji.

Pozitat e Kostandin Xhuvanit pritet te rendohet akoma me tej, duke qene se Prokuroria ka vendosur te beje krahasimin e armes me nje predhe te gjetur ne nje vendngjarje ne prill 2014 ne Gjirokaster, ku u tha se Xhuvani kishte kanosur per jeten tre shtetas.

Por hetimet u pushuan pas nje raporti te spitalit te Elbasanit, qe kishte konfirmuar se ne diten e ngjarjes Xhuvani ishte trajtuar nga intoksacioni alkoolik dhe per pasoje sipas mjekeve nuk mund te ishte ne dy vende njekohesisht.

/ Top Channel
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

KOSTANDIN2.jpg



gjynah gjithe ky gomar ci beri vetes dhe familjes thuaj....
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

C'ju beri atyre qe po hane balte thuaj!
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

pikerisht per kete e kisha ate qe thashe, shkak pasoje. Qe te gjykosh pasojen duhet te kesh parasysh shkakun
shkaku dihet , pasoja shihet

gjithsesi gjynah ata e gjynah familjet edhe e ketija
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Në gjykate nuk u paraqiten as prinderit, as shoket e tij, asnjë i afërm, e gjithashtu as avokati Ardian Leka qe e kishte mbrojtur ne vrasjen e pare qe i riu ka kryer.
ishalla fiton drejtesia e nuk perseriten me ngjarje tilla.
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Nuk eshte turp qe tani eshte ne burg..., turp duhej te kishte para se te bente vepren.


Tash ka kohë ne burg, te lexoj dhe te mesoj nga gabimet.
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Nuk eshte turp qe tani eshte ne burg..., turp duhej te kishte para se te bente vepren.


Tash ka kohë ne burg, te lexoj dhe te mesoj nga gabimet.

turpin e ka honger me buke ai yhyyy , po themi ci beri vetes, atyre qe vrau dhe familjareve
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

turpin e ka honger me buke ai yhyyy , po themi ci beri vetes, atyre qe vrau dhe familjareve

eh po nganjeher dikush e ka fatin e idhet, te perjetoj doren e padrejt të dikujt tjeter.
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

jetesa nuk eshte ceshtje fati...ne kete rast ky e ka zgjedhur vete fatin e tij

mundesite per te qene ndryshe i ka patur, fati eshte nje fenomen qe na ndihmon ose jo ne ato zgjedhje qe bejme, por jemi ne arkitektet e fatit tone
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Krimin (nuk) e solli Kostandini

Imagjinoni sikur Konstandini që keni parë në atë foton që ka qarkulluar në të gjithë mediat tradicionale dhe sociale të ishte ndryshe: i veshur me një këmishë të bardhë, kollare dhe i sapo kthyer nga studimet për regjizurë. Imagjinoni sikur ai të ishte një vazhdimësi e familjes së tij prej artistësh. Por në fakt Konstandini i ka devijuar një rritjeje normale, një jete normale, i ka ikur mbiemrit të tij, duke u bërë si shumë të tjerë në këtë vend, vrasës!

Me siguri, jeta në xhirime e prindërve duhet të ketë ndikuar jo pak në këtë anomali shpirtërore dhe mendore dhe e zëmë se ka qënë kështu; kur familja nuk është, njeriu mund të mësojë nga shoqëria, dhe mesa duket në shoqërinë tonë gjëja e parë që mund të përftosh është vesi.

Krimin dhe vrasjen e katërfishtë nuk e zbuloi djali i Gjergj dhe Luiza Xhuvanit. Ai është vetëm një pjellë e një shoqërie tranzicioni, e një shoqërie të (ri)ndërtuar si demokraci false dhe e përdhosur që na u ofrua pas ‘90-s e këtej nga politikanët tanë, dhe jo vetëm nga ata.

Ndaj ne të gjithë e dimë që çudia më e madhe “tri ditë do zgjasë” dhe më pas do vijë një tjetër histori që do ripeshkojë lehtësisht morbozitetin tonë. Para Konstandinit kanë ndodhur vrasje, përdhunime, pedofili, vrasje shtetërore, vrasje nga kryeministria, janë bërë hi fëmijë në Gërdec. Ka shumë varre që nuk gjejnë paqe në këtë vend që nga Tropoja e deri në Sarandë. Po ato nuk janë më “interesante” sepse janë harruar. Ndoshta kjo është diçka normale, për pjesën e turmës pa memorie, por kjo kujtesë, është detyrë e drejtësisë dhe e një shteti të mirëfilltë.

Konstandini është një nga deformimet e këtyre 25 viteve. Inati i tij i marrë dhe vrastar është i ngjashëm me vrerin e disa shkruesve, dhe atyre pak “analistëve të përhershëm” të cilët pretendojnë se janë normalë meqë (ende) nuk kanë vrarë askënd, ata, apo të afërm të tyre.

Po, Konstandini ka vrarë dhe jo vetëm një herë. Ka vrarë nuk e dimë nën çfarë efektesh, brenda çfarë personazhesh janë ndyrë 26 vjeçarët tanë të sotëm. “Ajo që ke bërë Konstandin është e tmerrshme. Me siguri e kupton edhe ti aty ku je e me gjasë do vazhdosh të jesh”. Ishe dhe pa fat, sepse të qëlloi që mami jot të jetë deputete e PS, prindërit e tu, miq të një “kryeministri të pashpirt si Edi Rama”, etj.

Imagjinoni pak sikur të ishte djali i Damir Fazllicit, i ndonjë miku të afërm, truproje apo farë e fis me ish-kryeministrin Berisha dhe të tijtë. Le ta themi copë atë që e dimë të gjithë: gjemb në këmbë nuk do të të hynte, Konstandin. As makina e propagandës nuk do vihej kështu në lëvizje. Dhe atëherë do të të kishim edhe frikë sepse ti vërtet je i rrezikshëm në liri. Po sa mirë që kryeministri aktual është një egoist që mendon vetëm si e si të bëjë dashuri me burrin shtetar, që mundet me gjasë edhe ta këtë përdorur nënën tënde për këtë qëllim “ogurzi”, Kostandin. Mundet të ketë bërë vetëm politikanin dhe jo mikun e humanin në ditën më të errët të saj.

E mori dhe e nxori para çakejve të cilët e bënë copë edhe kur e panë të dërrmuar përpara 4 morteve dhe përpara të birit që nuk ka si ta dorëzojë më shumë se aq, i dhanë dhe shkelmat e fundit duke u gajasur: i kujtuan se ajo paskësh dështuar në rolin e parë, atë të nënës. E nxori Rama – thonë. Sa qesharake. Po pse, 12 vjeç është Luiza? Dhe nëse “e nxori Rama”, e çfarë pastaj? Nëse nuk doni që Rama të përzihet në këtë histori përse e kërkuat përgjegjësinë tek Rama, atëherë? Ose Rama ka përgjegjësi, ose nuk ka. Të dyja nuk mund të rrinë, përjashtojnë njëra-tjetrën.

Nuk lamë qen e mace pa nxjerrë nga shpirti dhe mllefi s’na la të ndajmë ngushëllim për dhimbjen e 4 familjeve, ama ua pëllasim me të madhe këtyre të tjerëve. Qëkur u bëmë kaq të ndjeshëm ne, njëherë?! Ne që japim vetëm mend…e s’mbajmë mend!

Ndoshta Edi Rama është një egoist i pashpirt, por aty nuk është për të na dashuruar, për të na fërkuar plagët. Le t’i lemë inatet personale dhe qëndrimet e turbullta e konfuze dhe le t’i kërkojmë qartazi atë që ka premtuar: të na bëjë të mundur drejtësi. Drejtësia është garanci e përbashkët e miqve dhe armiqve. Garanci e të sotmes, të ardhmes, por edhe të së shkuarës. Drejtësi jo vetëm për ato 4 familje që kanë hapur dyert e mortit sot, por edhe për krimet e tmerrshme dje. Krimet ende pa ndëshkim të atyre që sot bërtasin më shumë nga të gjithë. Sepse vetëm ashtu mund të rithemelohet institucioni i moralit në këtë shoqëri.

Sot merremi me familjen Xhuvani; me udhëtimet e tyre, me xhirimet, me hallën që rriti Konstandinin; kemi gjetur një kauzë që besojmë se është i atyre dhe pluskojmë vrer. Në fakt, është i të gjithëve Konstandini. Mos bëjmë sikur nuk kemi hasur në jetën tonë një kriminel. Vrasësit i kemi votuar, i kemi paguar me taksat tona, me heshtjen, “paanësinë” tonë madje edhe pushimet në Maldive, disa herë gjatë vitit. Mund t’i kemi komshinj, mund t’i kemi miq, thjesht jo të gjithë kanë pakujdesinë e Konstandinit që dehet e vret si supermeni. Kemi mes nesh vrasës profesionistë që të shkulin zemrën nga vendi pa e kuptuar fare; vrasës me kostume të amnistuar nga një dorë pushteti; vrasës që sot të japin mend si edukohet fëmija!

ثshtë mirë t’i thërrasim mendjes dhe të bëjmë kujdes. Krimin nuk e solli Konstandini, ai e gjeti atë mes nesh. Ai të dënohet rëndë për atë që bëri. Por fatin e tij e paçin shumë të tjerë që fshihen e gëzojnë pas vrasjes në shtëpinë e kundërshtarit duke besuar se krimet e tyre janë mbyllur në kutinë e Pandorës.



Mira Kazhani (DITA)
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

jetesa nuk eshte ceshtje fati...ne kete rast ky e ka zgjedhur vete fatin e tij

mundesite per te qene ndryshe i ka patur, fati eshte nje fenomen qe na ndihmon ose jo ne ato zgjedhje qe bejme, por jemi ne arkitektet e fatit tone


Thash fati i idhet, per ata të vrarët e pafajshëm. Kete kisha fjalen, se keso fat-esh normalisht askush sia zgjedh vetes....
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

A mund te ishte dikush tjeter pervec se nje avokat me emrin Violent qe mund ta mbronte kete?Koincidence, thjeshte koincidence mendoj edhe une...
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Pavaresisht se ç'thuhet neper lajme, nena kurre nuk heq dore nga femija! As shpresen se nje dite ndoshta do te behet me mire nuk e humb. Prandaj quhet nene! Gjynah! Jemi popull ne mjerim!!
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Do bej burg sa x 3-4 vite gjoja drejtsia esht nvend e do lirohet serish
te kishte drejtesi ne shqiperi do merreshin masa te rrespta qe nga vrasja bekim cenges kto krime vit per vit riperseriten
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

Kostandin Xhuvani dënohet me 35 vjet burg

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Kostandin Xhuvanin me 35 vjet burg. Katër muaj pas vrasjes së 4 personave, 25 –vjeçari mëson se pjesën më të madhe të jetës do ta kalojë pas hekurave. Ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar pak javë më parë. Personi që mban mbi supe 5 vrasje, përfshirë atë të Alfred Musabellit, më 12 shkurt të vitit 2011, e ka pritur vendimin me qetësi. Nuk bëri asnjë deklaratë.

Kostandin Xhuvani u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit pranë fakultetit Ekonomik, pasi kishte qëlluar me pistoletë Edison Jahon dhe Enea Xhajn, dy persona me të cilët kishte patur konflikt të çastit, si dhe mikun e tij Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola që ishte klient i lokalit “Ante Grand” ku ndodhi krimi.

Ai u arrestua pak metra larg lokalit të natës në rrugën e Elbasanit, në tentativë për t’u larguar. I kërkoi efektivit të policisë që ta falte, duke i thënë se ishte djali i deputetes Luiza Xhuvani. Bashkë me policin ndodhej edhe Enver Basha, një qytetar që duke udhëtuar me motoçikletën e tij, u përplas me Xhuvanin dhe mikun e tij Erald Sida, që po transportonin në makinë Arbër Demirajn që kishte vdekur. Basha e ndoqi Xhuvanin për afro 50 metra derisa bashkë me një efektiv të patrullës së policisë e bllokuan.

Një ditë më parë 25 –vjeçari kërkoi ndjesë për krimin e kryer, duke thënë se kishte qenë nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Ky është dënimi i dytë që ai merr nga drejtësia shqiptare. Për vrasjen e Alfred Musabellit, në shkurtin e vitit 2011 u dënua vetëm me 2 vjet burg.

Pas daljes nga burgu u shpall dy herë në kërkim nga policia. Një herë më 26 prill të vitit 2014, pasi dyshohej se kishte qëlluar me pistoletë disa të rinj në Gjirokastër dhe herën e dytë në qershor të 2014 kur policia hyri në Lazarat, pasi u dyshua se ishte anëtar i grupit të zjarrit që po qëllonte mbi forcat e rendit. Emri i tij u publikua nga Policia e Shtetit si një prej personave që gjendej në kodrat e Lazaratit. Dy ditë më pas e ëma, Luiza Xhuvani, do ta sillte përpara parlamentit për t’i treguar opozitës dhe publikut se djali ishtë në shtëpi, jo në fshatin e kanabisit. Ajo e mbrojti në këtë rast, por pak muaj më vonë, kur do të deklaronte dorëheqjen si deputete, kërkoi që të bëhet drejtësi. Dhe drejtësia vendosi: pasi mori 5 jetë njerëzish, ai do të vuajë 35 vjet në burg. Dhe nëse s’do të pëfitojë ulje dënimi, do të dalë nga qelia në moshën 60 –vjeçare. /lapsi.al/
 
Titulli: Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

dmth nese ky i ben dite me dite pa perfituar amnistira e gjera, i bie te dali 60 vjec nga aty.....

po shpetoi i ziu pa varur veten
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top