Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosove, Thaçi fton presidentin serb, Tadic në Prishtinë

• Një ftesë nëpërmjet medias i është bërë Presidentit serb, Boris Tadic nga kryeministri kosovar, Hashim Thaci. Në një debat e sipër për kthimin e pakicave serbe në Kosovë, Thaci i ka bërë ftesë Tadicit të takohen në zyrën e kryeministrit në Prishtinë

PRISHTINE-Kreu i qeverisë kosovare, Hashim Thaci fton Presidentin e Serbisë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ftesa u bë gjatë një një debati të sotëm në اagllavicë ku u debatua për kthimin e pakicave, në veçanti serbëve.

Në fjalën e tij Kryeministri Thaçi ftoi edhe presidentin serb Boris Tadic, për një takim në zyrën e tij në Prishtinë. Sic theksoi kreu i qeverisë kosovare “është koha t’i shtrëngojmë duart dhe të nisim krijimin e raporteve të mira fqinjësore e jo si në luftë të ftohtë”.
Kurse lidhur me debatin për kthimin e pakicave serbe në shtetin e Kosovës, Thaci theksoi mbrojtje dhe mirqënie për këtë kategori të larguarish.

“اdo pëllëmbë e territorit të Kosovës, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Andaj, përveç ftesës për kthim, Qeveria e Kosovës ofron edhe mirëqenie dhe mbrojtje për ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Nga Beogradi zyrtar nuk ka ende asnjë reagim për këtë ftesë të Thacit që nuk dihet nëse është dërguar edhe në mënyrë zyrtare.
Thaci dhe Tadic janë takuar vetëm në praninë e ndërkombëtarëve në diskutime të ndryshme jashtë vendeve të tyre lidhur me cështjen e Kosovës. Edhe ndonjë shtrëngim duarsh i komentuar nga mediat pas këtyre takimeve është justifikuar nga liderët sipas interesave të tyre. Në një shtrëngim duarsh që Thaci ka patur me Tadic në korridoret e Këshillit të Sigurimit në OKB ne janar të vitit 2008, i pyetur më pas nga mediat, kryeministri kosovar është shprehur vetëm se “ne shtrënguam duart si dy udhëheqës të dy vendeve të pavarura”.

(d.b/Rtk/BalkanWeb)
 
Titulli: Kosove, Thaçi fton presidentin serb, Tadic në Prishtinë

ku e tha kete gje ne Mitrovice te veriut apo?
 
Titulli: Kosove, Thaçi fton presidentin serb, Tadic në Prishtinë

ku e tha kete gje ne Mitrovice te veriut apo?

"PRISHTINE-Kreu i qeverisë kosovare, Hashim Thaci fton Presidentin e Serbisë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ftesa u bë gjatë një një debati të sotëm në اagllavicë ku u debatua për kthimin e pakicave, në veçanti serbëve.
"
 
Titulli: Kosove, Thaçi fton presidentin serb, Tadic në Prishtinë

e pash qysh ne fillim alfonci, ka kohe qe ky kriminister nuk ka shkuar ne veri te Mitrovices ne ate kuptim e pata
 
Titulli: Kosove, Thaçi fton presidentin serb, Tadic në Prishtinë

ndersa jep deklarata se kosova eshe e bashkuar, kurse qysh nga paslufta defakto veriu i Mitrovices eshte out from Kosovo, fatkeqsi apo me mir komedi
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back