alfonci
Veri investigatio
• Një ftesë nëpërmjet medias i është bërë Presidentit serb, Boris Tadic nga kryeministri kosovar, Hashim Thaci. Në një debat e sipër për kthimin e pakicave serbe në Kosovë, Thaci i ka bërë ftesë Tadicit të takohen në zyrën e kryeministrit në Prishtinë
PRISHTINE-Kreu i qeverisë kosovare, Hashim Thaci fton Presidentin e Serbisë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ftesa u bë gjatë një një debati të sotëm në اagllavicë ku u debatua për kthimin e pakicave, në veçanti serbëve.
Në fjalën e tij Kryeministri Thaçi ftoi edhe presidentin serb Boris Tadic, për një takim në zyrën e tij në Prishtinë. Sic theksoi kreu i qeverisë kosovare “është koha t’i shtrëngojmë duart dhe të nisim krijimin e raporteve të mira fqinjësore e jo si në luftë të ftohtë”.
Kurse lidhur me debatin për kthimin e pakicave serbe në shtetin e Kosovës, Thaci theksoi mbrojtje dhe mirqënie për këtë kategori të larguarish.
“اdo pëllëmbë e territorit të Kosovës, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Andaj, përveç ftesës për kthim, Qeveria e Kosovës ofron edhe mirëqenie dhe mbrojtje për ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Nga Beogradi zyrtar nuk ka ende asnjë reagim për këtë ftesë të Thacit që nuk dihet nëse është dërguar edhe në mënyrë zyrtare.
Thaci dhe Tadic janë takuar vetëm në praninë e ndërkombëtarëve në diskutime të ndryshme jashtë vendeve të tyre lidhur me cështjen e Kosovës. Edhe ndonjë shtrëngim duarsh i komentuar nga mediat pas këtyre takimeve është justifikuar nga liderët sipas interesave të tyre. Në një shtrëngim duarsh që Thaci ka patur me Tadic në korridoret e Këshillit të Sigurimit në OKB ne janar të vitit 2008, i pyetur më pas nga mediat, kryeministri kosovar është shprehur vetëm se “ne shtrënguam duart si dy udhëheqës të dy vendeve të pavarura”.
(d.b/Rtk/BalkanWeb)