Kosovë - Sot ditë zie në nderim të viktimave të tragjedisë në lumin Tisa

elbruna

Anëtar i Respektuar
Pas një dite gëzimi dhe feste, kurorëzuar me vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, sot Kosova përfshihet në një ditë zie kombëtare, në shenjë nderimi ndaj personave që humbën jetën në tragjedinë e lumit Tisa. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur zyrtarisht, përmes një deklarate për shtyp, vetë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, sipas të cilit vendimi në fjalë është shenjë e dhimbjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës për tragjedinë e bashkvendasve të tyre. Në mesin e muajit tetor besohet se 15-16 kosovarë humbën jetën, derisa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin Serbi-Hungari. Deri tani janë gjetur dhe identifikuar vetëm pesë kufoma, ndërsa tre persona kanë mbijetuar. Për më të fundit prej tyre lajmi u dha vetëm para pak ditësh, ndërsa flitet se ai është në dhomat e paraburgimit në Austri.
NRG
 
Me duket se ishte hapur mbreme kjo tema :ciaoo:
 
Po e drejte tani e pashe, te byllet kjo imja ose te bashkangjiten temat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top