Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosovë, Pacolli mbetet në qeveri, zv/kryeministër

hashim-thaci-dhe-behgjet-pacolli-300x174.jpg


PRISHTINE- Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në Kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit. Lideri i Koalicionit për Kosovë të Re, së bashku me stafin e tij janë takuar të martën me kreun e Qeverisë, Hashim Thaçi dhe zëvendësin e tij, Hajredin Kuçi, ku për disa orë kanë biseduar rreth ridisenjimit të marrëveshjes së koalicionit.
Pjesëmarrës në takim kanë pranuar se tanimë gjithçka është sqaruar dhe marrëveshja e re pritet të nënshkruhet shumë shpejt.
Gazeta Express shkruan sot se Behgjet Pacolli i ka prezantuar Shefit të Qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit. “Kreu i AKR’së ka kërkuar që të ketë mbështetjen e Qeverisë dhe të Kryeministrit në fushatë lobuese për njohje për Kosovën, në joshjen e investimeve të huaja dhe tema të tjera që lidhen me postin që ai pritet ta ushtrojë”, ka treguar burimi i gazetës.
Po ashtu, i njëjti zyrtar ka treguar se kryeministri Hashim Thaçi dhe partneri i tij i koalicionit, Behgjet Pacolli janë pajtuar që AKR’ja t’i marrë edhe dy ministri në ekzekutiv.
“Janë pajtuar që të formohet Ministria për Diasporën. Gjithashtu, një ministri aktuale që udhëhiqet nga PDK’ja do t’i takojë AKR’së. Por ende nuk është saktësuar cila ministri. Kjo mbetet të vendoset nga Kryeministri në dy ditët e ardhshme, pas konsultimeve edhe në parti”.
Edhe pse Behgjet Pacolli ditëve të fundit publikisht ka shfaqur dilema nëse do të pranojë të përfshihet në Qeveri.
“Takimi është zhvilluar në Qeveri dhe ka qenë shumë relaksues. Nuk kishte as kushte, e as dilema nga palët. ثshtë biseduar për pikat e marrëveshjes së koalicionit dhe fushat që do t’i mbulojë AKR’ja dhe zoti Pacolli”.
Tani pas marrëveshjes në parim, pritet që kreu i Qeverisë të identifikojë njërën nga ministritë që udhëhiqen nga ministra të PDK’së dhe t’ia kalojë nën administrim një ministri të ri të AKR’së.
 
Pe: Kosovë, Pacolli mbetet në qeveri, zv/kryeministër

ky ishte i pa kapshem re
 
Titulli: Kosovë, Pacolli mbetet në qeveri, zv/kryeministër

Na paskan pshtue bre :26::26: kemi ba Ministri ma shume se Kina :espuls::espuls:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back