Kosovë - Ahtisari, para anëtarësimit në BE të njihet pavarësia

elbruna

Anëtar i Respektuar
Nobelisit i Paqes, Marti Ahtisari, ka deklaruar se të gjitha ato vende të rajonit dhe veçanërisht vendet e Ballkanit që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet të njohin pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën spanjolle, “Mundo”, Ahtisari ka qortuar Spanjën dhe Greqinë, pse ato nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, Kosova është rast unik dhe se Millosheviçi në vitet e ’90-ta kishte dëbuar nga puna shqiptarët, kishte dërguar kundër tyre ushtrinë, kishte nxitur reagimin ushtarak të tyre dhe intervenimin ndërkombëtar. Ahtisari tha gjithashtu se Kosova ka përparuar, ka hyrë në institucionet ekonomike ndërkombëtare dhe mund të bëhet furnizues i i rajonit me energji, ndonëse do të duhen vite për të parë frytet e investimeve atje.
NRG
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top