Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosovarëve të varfër nuk u mungon lumturia, renditën të pestit në Evropë

kosove.JPG
Raportet e shpeshta për korrupsion në pothuajse të gjitha hallkat e jetës në vend, gjendja e rëndë në shëndetësi, në arsim... duket se nuk ka ndikuar fare në humbjen e lumturisë së qytetarëve të Kosovës.

Sipas një sondazhi të kryer nga European Social Survey, Kosova është radhitur e pesta në Evropë për nga lumturia.

Vendin e parë në këtë sondazh e ka zënë Izraeli, ndonëse sondazhi ka zbuluar se izraelitët ndjehen emocionalisht të izoluar dhe nuk janë aspak solidarë.

ثshtë hera e gjashtë që ESS kryen një sondazh të tillë ku janë përfshirë 29 shtete, kryesisht evropiane, megjithëse drejtuesit e tij kanë inkuadruar edhe Izraelin.

Të dhënat e përdorura në këtë sondazh datojnë nga viti 2012, ndërsa përfshin statistikat për ndjenjën e mirëqenies, komunitetit dhe përkrahjes emocionale – në shkallën nga 1 në -1.

Në kategorinë e parë, izraelitët janë ranguar më së larti në krahasim me shumicën e vendeve evropiane, me rezultat 0.31 — duke u radhitur në vendin e tetë, por duhet pasur parasysh se sondazhi është kryer kur Evropa ishte përfshirë nga kriza ekonomike.

Rezultati 0.31 i Izraelit është i barabartë me atë të Gjermanisë ndërsa ka mposhtur dukshëm shtetet e pasura evropiane, si Britaninë, Francën e Italinë. Danimarka u radhit në vendin e parë me 0.68, ndërsa Norvegjia, Zvicra, Islanda, Finlanda, Holanda dhe Suedia mposhtën Izraelin me rezultate që variojnë nga 0.4 në 0.5.

Megjithatë, Izraeli pati rezultat të ulët në dy kategoritë tjera.

Në kategorinë që mat ndjenjën e njerëzve për të qenë pjesë e një komuniteti, Izraeli pati rezultat prej 0.03 — një prej rezultateve më të ulëta pozitive. Shtatëmbëdhjetë vende regjistruan rezultat negativ, që ishte si reflektim i krizës ekonomike. Franca dhe Italia dolën me rezultatin prej -0.05, ndërsa Polonia dhe Bullgaria me -0.7, raporton Koha.net.

Finlanda, e cila u radhit e katërta në listën e përgjithshme të lumturisë, pati rezultat çuditërisht shumë të ulët prej -0.3 në kategorinë e komunitetit, pothuajse të barabartë me Ukrainën. Por, Hungaria dhe Kosova patën rezultate befasisht të mira, duke u radhitur në vendin e katërt, respektivisht të pesë, pas vendeve të pasura skandinave dhe Zvicrës, transmeton Koha.net raportin e “Hareetz”.

Rusia pati rezultate negative dëshpëruese në të tri kategoritë, dhe u radhit e fundit për sa i përket komunitetit dhe përkrahjes emocionale. Moti i ftohtë nuk mund të fajësohet duke pasur parasysh se vendet skandinave zunë vendin e parë në të tri kategoritë.

Studimi është kryer nga hulumtues të universitetit “City University London” dhe gjashtë institucione tjera akademike nëpër Evropë.
B expres
 
Titulli: Kosovarëve të varfër nuk u mungon lumturia, renditën të pestit në Evropë

Jam tej mase i befasuar!

U bon vendet skandinave dhe zvicra qe te renditen me larte se ne per lumturi ncncnc. Sa poshte kemi ra. Katastrofe!
 
Titulli: Kosovarëve të varfër nuk u mungon lumturia, renditën të pestit në Evropë

Jemi fukara e rrojme ne sevda :makina:
 
Titulli: Kosovarëve të varfër nuk u mungon lumturia, renditën të pestit në Evropë

Ndoshta per vete faktin se jemi nga natyra me te hareshem nga popujt tjerr, se jan cdo her sikur te ftohet.
 
Titulli: Kosovarëve të varfër nuk u mungon lumturia, renditën të pestit në Evropë

SHpesh studimet kane treguar qe jo gjithmone ekonomia eshte faktor tregues i lumturise. Para nje viti ne mos gaboj u be nje studim ne juglindje (singapor indonezi malajzi etj) dhe doli se Cuditerisht Singapori nuk ishte ne maje te klasifikimit dhe pse eshte i zhvilluar ne cdo aspekt e qendron sh me lart se vendet fqinje.
Vendet e zhvilluara te lodhin. Jane sh sh vende qe jepen pas punes rregullit, ama robi kenaqet me muhabet, rremuje, me hyrjet e daljet me njerezit e afert, etj.. :yep:
 
Titulli: Kosovarëve të varfër nuk u mungon lumturia, renditën të pestit në Evropë

Qe neser do jetoj ne kosov ... :D Dhe te mendosh qe me ka pelqyer gjithemon .. :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back