Arfenilla
Themelues i Forumit
Sipas një sondazhi të kryer nga European Social Survey, Kosova është radhitur e pesta në Evropë për nga lumturia.
Vendin e parë në këtë sondazh e ka zënë Izraeli, ndonëse sondazhi ka zbuluar se izraelitët ndjehen emocionalisht të izoluar dhe nuk janë aspak solidarë.
ثshtë hera e gjashtë që ESS kryen një sondazh të tillë ku janë përfshirë 29 shtete, kryesisht evropiane, megjithëse drejtuesit e tij kanë inkuadruar edhe Izraelin.
Të dhënat e përdorura në këtë sondazh datojnë nga viti 2012, ndërsa përfshin statistikat për ndjenjën e mirëqenies, komunitetit dhe përkrahjes emocionale – në shkallën nga 1 në -1.
Në kategorinë e parë, izraelitët janë ranguar më së larti në krahasim me shumicën e vendeve evropiane, me rezultat 0.31 — duke u radhitur në vendin e tetë, por duhet pasur parasysh se sondazhi është kryer kur Evropa ishte përfshirë nga kriza ekonomike.
Rezultati 0.31 i Izraelit është i barabartë me atë të Gjermanisë ndërsa ka mposhtur dukshëm shtetet e pasura evropiane, si Britaninë, Francën e Italinë. Danimarka u radhit në vendin e parë me 0.68, ndërsa Norvegjia, Zvicra, Islanda, Finlanda, Holanda dhe Suedia mposhtën Izraelin me rezultate që variojnë nga 0.4 në 0.5.
Megjithatë, Izraeli pati rezultat të ulët në dy kategoritë tjera.
Në kategorinë që mat ndjenjën e njerëzve për të qenë pjesë e një komuniteti, Izraeli pati rezultat prej 0.03 — një prej rezultateve më të ulëta pozitive. Shtatëmbëdhjetë vende regjistruan rezultat negativ, që ishte si reflektim i krizës ekonomike. Franca dhe Italia dolën me rezultatin prej -0.05, ndërsa Polonia dhe Bullgaria me -0.7, raporton Koha.net.
Finlanda, e cila u radhit e katërta në listën e përgjithshme të lumturisë, pati rezultat çuditërisht shumë të ulët prej -0.3 në kategorinë e komunitetit, pothuajse të barabartë me Ukrainën. Por, Hungaria dhe Kosova patën rezultate befasisht të mira, duke u radhitur në vendin e katërt, respektivisht të pesë, pas vendeve të pasura skandinave dhe Zvicrës, transmeton Koha.net raportin e “Hareetz”.
Rusia pati rezultate negative dëshpëruese në të tri kategoritë, dhe u radhit e fundit për sa i përket komunitetit dhe përkrahjes emocionale. Moti i ftohtë nuk mund të fajësohet duke pasur parasysh se vendet skandinave zunë vendin e parë në të tri kategoritë.
Studimi është kryer nga hulumtues të universitetit “City University London” dhe gjashtë institucione tjera akademike nëpër Evropë.
B expres