Kosovarët: Porti i Durrësit, i vogël për importet tona

vitk

Anëtar i Respektuar


Ferronikeli thotë se përdorimi i Selanikut ka më shumë leverdi

Gjergj Erebara

Një nga kompanitë më të rëndësishme të Kosovës, "Ferronikeli", njoftoi së fundmi se për importet e saj të qymyrit ka më shumë leverdi financiare dhe teknike të përdorë Portin e Selanikut se sa atë të Durrësit, gjë që e nxjerr rrugën patriotike Durrës-Kukës jashtë loje në fushën e importeve të lëndëve të para. Të pyetur nga "Balkaninsight", drejtues të kompanisë "Ferronikeli" thanë se Porti i Durrësit ka kapacitet të ulët, gjë që sjell edhe rritjen e kostos së transportit të mallrave me det.
"Ferronikeli" importon qymyr nga Malajzia dhe Indonezia (dy prodhues të rëndësishëm të qymyrit në botë) dhe e dërgon atë në Portin e Selanikut para se ta transportojë me tren në Kosovë përmes Maqedonisë. Prodhimet e kësaj fabrike eksportohen në tregun ndërkombëtar gjithashtu përmes Selanikut.
"Transporti nga Azia Juglindore mbetet më i lirë kur kryhet përmes Greqisë për shkak se Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë kapacitete [portale] për të transportuar sasi të konsiderueshme", tha Arten Bajrushi, zëdhënës i "Ferronikelit".
"Portet e Shqipërisë mund të marrin vetëm 10 mijë tonë qymyr ndërkohë që portet greke mund të marrin 50 mijë tonë, nga të cilat 10 mijë shkon te ‘Ferronikeli‘ dhe pjesa tjetër merret nga kompanitë e tjera", shtoi ai.

Konkurrenca mes porteve
Shqipëria ndërtoi gjatë dy viteve të fundit një autostradë me vlerë mbi 1 miliard euro, për të lehtësuar daljen e Kosovës në detin Adriatik, por ky investim i stërmadh, që vuri në siklet financat publike të vendit, duket se nuk i ka zgjidhur shumë punë Kosovës. Porti i Durrësit gjendet në pothuajse të njëjtën largësi nga Prishtina me Portin e Selanikut, i cili është edhe një nga portet më të rëndësishme të Mesdheut. Për më tepër, Porti i Selanikut ka kapacitet pesë herë më të madh se ai i Durrësit dhe në transportin ndërkombëtar të mallrave, madhësia e anijeve është vendimtare për sa i përket kostove. Qeveria shqiptare pati besuar se rruga Durrës-Kukës do t‘i nxjerrë investimet pasi një pjesë e importeve të Kosovës me vlerë rreth 2 miliardë euro në vit, do të kalonin nëpër territorin shqiptar. Ky skenar duket se nuk vlen më. Porti i Selanikut, përveç faktit që është shumë më i madh se sa Durrësi, ka edhe lidhje hekurudhore në drejtim të Turqisë, Bullgarisë e Rumanisë. Dhe ndërsa shifrat janë kokëforta, qeveria e Kosovës ka hyrë në negociata spektakolare me qeverinë shqiptare për të marrë nën përdorim Portin e Shëngjinit, i cili ka një kapacitet dhjetë herë më të vogël se ai i Durrësit. Alternativa tjetër mbetet ndërtimi i një porti të madh në Vlorë, për të cilin qeveria shqiptare i ka dhënë një kontratë koncesionare një kompanie të vockël të regjistruar në Zvicër. Por problemi më i madh nuk qëndron vetëm te mungesa e porteve, por edhe te fakti se Shqipëria ka vetëm një lidhje hekurudhore ndërkombëtare me Malin e Zi dhe nuk ka asnjë plan për lidhje hekurudhore me Greqinë, Maqedoninë apo Kosovën. Mungesa e porteve duket se do ta kthejë rrugën Durrës-Kukës thjesht në një aks turistik.











 
po eshte normale pasi po te ishte shqiperia konkuruse me MALIN e ZI dhe GREQINE ,greku do kishte bere te pamunduren qe kjo veper te mos realizohej dhe aqe me keqe kur vete ka bere autostraden nga gumenica deri ne veri te greqise plus qe autostrada qe do lidhe AUSTRIN,SLLOVENIN ,KROACINE SERBIN MAQEDONINE dhe do bashkohet me kete te gumenices qe quhet koridori i 10 dhe keto e lene shqiperin dhe kosoven jashte .
Ne nje interviste apo debat qe ka qene LUL BASHA na mburrej sepse kjo rruge do shkurtonte shume per tregetaret BULLGARE DHE ROMUN por kishte harruare konkurencen nga greku me portin e GUMENICES dhe SELANIKUT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top